E enjte, 25.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Mendime

Nga skamlleku i Shqipnise tek ''International Albanian Directory''!

E merkure, 12.03.2008, 06:52 PM


Nga skamlleku i Shqipnise tek “INTERNATIONAL ALBANIAN DIRECTORY” !

Pjeter Kçira

Ne kete shkrim po paraqes kalvarin, sakrificat dhe suksesin e nji emigranti shqiptar te nisun qyshe i vogel nga Shqipnia e mbyllun drejte botes se lire, pa pase kurgja mbas shpirtit vetem se menden, vullnetin dhe perkushtimin e tij.

Ai arriti te ngrehe ne kambe nji aktivitet me randesi, gjate rruges se ciles ai hasi shume veshtirsi. Tue dashte te ndihmoje breznite e reja te bashke-atdhetarve emigrant, ai publikoi nji liber si “Udhezues” per çdo shqiptar qe, gjate aktivitetit te vet, don te kete kontakte me institucione dhe ndermarrje te ndryshme.

O qafa, o nafaka!

Gjok Preng Frroku i familjes Kqira, nji fukara i keputun, jetonte me te shoqen e vet Mriken ne Korthpule te rrethit Pukes, fshat qi edhe harta zor se e kà. Ishte viti 1949. Fukarallek dhe terror komunist. As “Ferri” i Dante Aligerit, prej ku nuk delet kurr, zor se ishte ma i keq. Halli i madh te jep force, te jep guxim, te jep terbim dhe keshtu katundari fukarà, por i meçem dhe largpames Gjok Preng Frroku s’duroi mà dhe ne nji dite vjeshte, te paharrueshme, te vitit 1949, mori grue e femije, la shtepine e vet, la fis e farefis e miqesi, la fshat e katandì e ia mathi per n’Jugosllavì. Ky ishte hapi ma i madh i jetes se tij. O qafa, o nafaka! Thona “O qafa, o nafaka”, sepse s’ka mbet as plak e as i ri pa e marre vesht se po ti kishin kape tue ike, tana te zezat e dheut do ti kishin provue ata gjate asaje diktature te tmerrshme, te pashpirt dhe pafundesisht te gjate komuniste.

“Forte fortuna iuvat!”

“Guximtarin e ndihmon fati” thote latini. Dhe Gjoka ia doli. Mbas nji rruge te gjate, te veshtire dhe te lodhshme kaloi kufinin dhe u vendos ne fshatin Ujze te Rrethit te Gjakoves ne Kosove, prane familjes Buçaj, qe ishin dajat e se shoqes. Aty u dolen para dhe i uruen mireseardhjen me ngrohtesi dhe me shume dashnì miqt edhe shoket e tij, nder te cilat dallohej familja e Pjeter Ndue Markut. Me ndihmen e miqve dhe me veshtirsi e pune te madhe arriti te bleje nji cope te vogel toke dhe te baje nji shtepi sa me e fute kryet mrende. Por gjithnji me statusin e emigrantit, pa te drejta pune, pa te drejte fjale. Megjithe ate Gjoka nuk pranoi te bahej agjent i Sekretariatit te Brendshem te Jugosllavise (Sigurimit komunist jugosllav). Nji dite i erdhen ne shtepi ato te Keshillit te Fshatit Ujze dhe i thane Gjokes se me urdhen te Ministrise Jugosllave duhet ta ndante falas ate pak cope toke me vllaznit serb dhe keshtu Gjoka vet i tetti mbeti me nji cope toke te pamjaftueshme per
familjen. As me levize nga fshati s’kishin te drejte pa lejen e Sekretariatit te Brendeshem.
U fut ne shkollen fillore Pjetri i biri i Gjokes se familjes Kqira dhe tash ky Pjetri, Pjeter Kqira, dikur i vogel, na tregon:
“Gjate mesimeve ne shkollen fillore vume rè se sado qe te mesojshim na femijt e emigrantave, nuk merrshim vleresimet qe na takojshin. Ma vone kaluem familjarisht ne Prizren ku, ndersa gjate dites punojshe si argjentar, me lejuen te vazhdoj shkollen e mesme te nates prej ku ne vitin 1967 dola me zanatin e argjentarit.”.
Keshtu bujku Gjok Preng Frroku i Kqirajve e kreu detyren e vet dhe ia kaloi stafeten te birit te tij Pjetrit tashma argjentar. Dhe asht pikrisht Gjok Preng Frroku qe meriton ti ngrihet nji monument per ate qe i biri do te mundet te realizoje ma vone.

Kalvari i Pjeter Kqires

Me gjithese kishte shtetesi shqiptare dhe jo jugosllave, tentuen ta detyrojshin te baj sherbimin ushtarak, ne Serbi. Me shume halle e mundime ai ia doli te mos shkoje ushtar. Nderkaq ai shkovi ne Beograd dhe me ndihmen e disa mikqve shqiptar arriti te futeshe ne Ambasaden Amerikane per te kerkue emgracion ne Amerike. Mbasi ishte i ri dhe kishte zanat, vizen ia dhane per vedi si edhe per gruen e femijt e tij, por jo edhe per baben, nanen, motren e vllane. Per kete aresye ai rrefuzi. Vetem mbas disa vitesh i thirren ne zyren e emigracionit ku u thane se lutja u ishte pranue per te gjithe dhe se do te niseshin per Amerike mbrenda kater ditve. Nuk paten kohe te marrim agjsa dhe keshtu me 28 shtator 1969 ai vet i teteti la Jugosllavine dhe mori rrugen e botes me 85 familje te tjera shqiptare. I derguen ne Itali ku se bashku me 200 familje te tjera shqiptare qe i gjeten aty, mbas 10 muejsh jete te veshtire, i nisen ma se fundi per ne Amerike.

Amerika, toka e andrrueme!

Nga fundi i majit te vitit 1970, e gjithe familja e tij, ma se fundi shkeli token e andrrueme amerikane. Porsa zbriten ne token amerikane u dolen para dhe u uruen mireseardhjen miqt Jak Pershpalaj, Pjeter Qupi bashke me te birin Kujtimin dhe miq te tjere. I vendosen ne Stamfort CT. Qendruen vetem nji nate ne shtepine e Jak Pershpalit ne te cilen ishte e martueme motra e tij Dakja. Te nesermen kaluen ne shtepine karshi te caktueme per ata. Mbas tri ditesh takuen Gjergj Filipin, i cili i ndihmoi te gjeje pune ne zanatin e tij si argjentar tek pronari i firmes “Gordon Joweler” (Argjentarì Gordon). Mbas dy vjetesh pune u erdhi me i ba nji vizite daja i tij Pren Çupi te cilin nuk e kishte pà qyshe ne Kosove. Aty erdhne me i ba vizite edhe vllezrit Nikoll e Pjeter Shkoza te cilet kishin marre vesht se ku jetojshin.
Mbasi ata jetojshin ne nji banese jo te pershtatshme dhe kishin vajzen e vogel 2 vjeçe, ata i ndihmuen dhe blene mbas nji viti nji shtepi ne Stamfort. Gjate kesaje kohe shkembyen vizita me shqiptar te tjere, te cilet i ftuen te marr pjese ne nji takim te organizuem ne shoqaten Vatra. Aty takimet ishin plot dashuri, respekt, malle dhe emocion. Moren pjese edhe me rastin e festes se Pamvarsise me 28 nandor. Ne keto takime te shoqates Vatra qe kishin fillue qyshe ne kohen e Nolit, pane patriotizmin shqiptar dhe punen qe bahej per te shpetue popullin tim nga smundja e komunizmit. Aty njohten shume shqiptar te tjere. Mbas do kohe u ba pjestar edhe i nji organizate tjeter shqiptare “Albanian American National Organisation” AANN. Nga keto organizata ai ka mesue shume dhe ka njohte shume shqiptar me te cilet vazhdoi te mbaj lidhje. Mbas disa kohe u larguen nga New Yorku-Conecticuti per ne Michigan. Ketu ka shume organizata dhe pak pune. Te vetmet organizime ma serioze i zhvillon
Kisha e Shen Palit. Kjo Kishe perhere e ma teper po e rrite emrin e vet tue zhvillue aktivitete me cilesi te cilat i drejton Dom Antoni. Kjo asht kethye ne nji objekt model per nga atedhetaria dhe patriotizmi.

Vetem te Bashkuem jemi te forte!

Mbas disa vite eksperience filloi te mendoje per zgjanimin e aktivitetit te tij edhe ne Europe sidomos ne Zvicerr e vendet gjermanisht folse ku kane emigrue shume kosovar, nji pjese e te cilve merren me argjentarì. Udhetimin e pare e filloi ne Zvicer si vendi i pare qe u hapi kosovarve dyert. Mbas shume vite pune e mundi ne Zvicer kosovart kan arrite edhe ne majen e disa bizneceve. Nji pjese te fitimeve te tyne ato i kan investue ne vendlindje. Ky udhetim nuk ka qene vetem udhetim pune, por edhe nji udhetim per te takue fis, miq e dashamir, qe kishte vite pa takue. Mbas pak ditesh shkoi ne Kishen per shqipatart ku famullitar ishte Dom Marjan Demaj dhe monsinjor Damjan Kurti. Kjo Kishe, perveç nji vend lutje, ajo luente nji rol te madh edhe lidhje, organizimi dhe mbajtje lart te frymes atedhetare per te gjithe shqiptart ne Zvicer pa dallim. Me kete rast ai krijoi aty lidhje bashkepunimi me shume atedhetare shqiptar.

Redaktoi Paul Tedeschini, me 26.12.2007

Te dashtun miq:

Rreth viteve 1975 jetojshe ne Europe dhe jame marre me tregetì me Shtetet e Bashkueme te Amerikes. Tue u nise nga eksperienca e ime tregetare e pashe te nevojshme te nxirret nji liber ne te cilin te tregohen adresat dhe telefonat e institucioneve shtetnore, te ambasadave, te konsullatave, te fondacioneve, te shoqatave te ndryshme shqiptare dhe nderkombetare, te ndermarrjeve dhe te aktiviteteve private qofte te shqiptarve neper bote qofte edhe te aktiviteteve te perbashketa te shqiptarve me te huej.
Jam krenar te ju paraqes per here te pare librin me titull “INTERNATIONAL ALBANIAN DIRECTORY”, “Drejtorine Nderkombetare Shqiptare”. Ky liber ka 152 faqe. Permban listat e adresave te naltpermenduna per Shqipnine, Kosoven, Maqedonine. Permban po ashtu listat e nevojshme te naltpermenduna per shqiptart ne Europe (Gjermani, Zvicerr, Angli, Itali, Greqi), per shqiptar ne USA (simbas shteteve) dhe Kanada. Te gjitha keto zane rreth dy te treta e librit. Ne pjesen tjeter paraqiten te dhana konkrete shoqnue me fotografina te shume aktiviteteve private qofte vetem shqiptare qofte edhe shqiptare me bashkepunim me te huej. –

Nga Pjeter Kçira

Publikue me 05.03.2008 me fotografinat perkatese ne http://kosova.albemigrant.com/?p=1332



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora