| E marte, 13.03.2012, 08:56 PM |
Jusuf Bislimi u lind më 10. 05. 1949 në fshatin Bukovik, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore katër klasëshe i kreu në vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i vazhdoi në fshatin Pogragjë. Shkollën e mesme – gjimnazin në Gjilan ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Fizikë – Kimi në Mitrovicë.
Ka punuar 12 vjet në procesin mësimor dhe gjatë kësaj kohe, pa shkëputje nga puna, ka vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar në shkollat fillore në Bukovik, Uglar, Malishevë, Pogragjë dhe në Qendrën Teknike në Gjilan.
Gjatë viteve 1982 - 1990 ka punuar në Televizionin e Prishtinës në Programin Informativo - Politik. Pas përzënies me dhunë nga regjimi okupues serb, nga TV i Prishtinës është marrë me punëdore – dekorative për sigurimin e ekzistencës.
Me shkrime ka filluar të merret që nga viti 1975. Shkruan kryesisht për fëmijë.
Veprat:
“
“Loti në qepallë” është vepra e dytë e tij.
Jusuf Bislimi jeton dhe vepron në Gjilan.
Disa nga vjershat e librit ''Loti në Qepallë''
1.
Nga kafazi
Më iku zogu,
Nuk pushoi
As te shtogu.
U pikëllova
Që po ik,
Më doli loti
Pikë-pikë.
Se pengova
Të fluturojë,
T’jetojë lirëshëm
Ku të dojë.
Sa keq mbeti
-Pa këngë fyelli,
Atje ku rrezet
I humb dielli…
Gjethet në pemë
Janë verdhuar,
Për një pëllumb
Të larguar.
RRJEDHA
Përrocka uji
Vërshojnë fusha,
Bëhen një
M’u te gusha.
M’u tret zogu
Në mjegullinë,
Derdh pikëllim
Edhe n’Prishtinë.
Lumenjtë rrjedhën
Se kanë ndryshuar,
Ujisin fushën
E përcëlluar.
Qajnë të tjerët
Kanë mbetë vetë
Pa anëtarin
që u është tretë
Jetofsh gjatë
Më shumë se malet,
-Zemra ime
t’i din hallet.
Kështu kanë ikur
mbi pesëqindëmi’
I lanë nënat
Me lot në sy.
Lotët e nënave
Mbushin oqeanin,
Se çdonjera
Përcolli gjanin.
Iku zogu
Dhe mori Verën,
E përcolla
Bashk me Erën.
Dega e hollë
E mollës verore
E thërret zogun
Që iku prore...
FOLEJA
Në vjeshtë zogu
Bashkë me erën
Mua ma vodhën
Të bukurën, pranverën.
Nga lindja ma dërguan
Larg në perëndim
-Punë, punë, punë
Kurrë pa pasë pushim.
Për një fole të re
Kurrë pa pushuar,
Për ta pasë të veten
Trupin për ta pushuar.
Unë ndiej dhimbje
Shpirtin ma shpon,
Brengë që nuk shuhet
As kur ai këndon.
I ngjaj një fletëze
Të vyshkur e të tharë
I ngjaj zogut t’braktisur
Ndoshta duke qarë…
FOLE E RE
Ka ndërtuar fole
Gëzimi i qesh n’ faqe,
Rruga që të qon aty
Ka shumë e shumë laqe.
Është tepër e lartë
Deri në kupë të qiellit
E takojnë shumë lehtë
Rrezet e diellit.
Kjo fole e re
Gjindet në blinajë
Është e ftohët tepër
Posi akullnajë.
Zogu im këtu
Me zë t’ultë këndon
T’shpërndarë nëpër botë
Janë mbi dy million.
Disa prej këtyre
Këngën e kanë harruar
Ose me këngë të tjera
Atë e kanë shartuar.
SI TË KTHEHEM
Ty more zog që më ike
Një porosi të jap
Këngën që e ke kënduar
Ta këndosh çdo hap.
Zogu i braktisur
Në një metropol
Shetit e s’priton
Nuk njeh asnjë zog
As këngën e tyre
Fare se kupton.
Në mbramje zogu
Këngën e thotë në dardhë,
Pastaj hynë në folë
Mendon kah ka ardhë.
Tërë ditën fluturon
Tërë natën duke menduar,
Si të kthehet n’fole të vjetër
Këngën për t’a vazhduar.
DITA ËSHTË E LAGUR
Kur ndonjë shtegëtar
Atë n’fole e viziton,
Këngën më të bukur
Atij ia kushton…
Deri kur do të fluturojmë,
Kemi lënë foletë e vjetra
Në trolle të huaj ndërtojmë.
Vetëm edhe ndonjë ditë
Këtu do të qëndroj
Do të kthehem në fole të vjetër
Që t’a rindërtoj.
Dita është e lagur
Me mjegull e pushtuar
Gjurma e zogut të ikur
Shumë larg ka mërguar.
LULE VIOLA
Sot në fole t’zogut
Gëzim e hare,
Na erdhi edhe një zog
Me një këngë të re.
Dolën zogjtë n’mëngjes
Në kopshtin e shkollës
U ndalëm për të kënduar
Afër lulemollës.
Në këtë kopsht të bukur
Luleviolat në rradhë
Dukeshin si ushtarë.
N’petalet e tyre
Varg vinin bletë
E merrnin nektarin
Nëpër lule fletë.
Zogut të ri
Nxënësit i uruan shëndet
T’i u rritsh me prindër
I bëfsh njëqindë vjet.
Në folenë e zogut të ikur
Tash tre zogj jetojnë
Këngën më të bukur
Ata e këndojnë.
Këndojnë për pilotin
Këndojnë për punëtorin
Këndojnë për nxënësin
Këndojnë për minatorin.
Këndojnë e këndojnë
As natën nuk pushojnë.
Mendojnë për prindërit
Atdheun e qëndisur
Shokët që u kanë mbetur
Nga vendlindja e braktisur
DETI
Deti u trazua tërësisht
I shkojnë valët në qiell
Oshtima dëgjohet përtej maleve
Ndoshta deri në diell.
Buzët tua të njoma
Ardhur si simite
Ranë në fytyrën time
Dhe fortë ma fërkoi
Ylberi ta mori këngën
Lartë në qiell e dërgoi
Jeta qenka jetë
Udhëkryqe e pafund
Simfonia s’ndalet
Unë mundohem kot
Fund s’ka askund.
Bota ndryshon çdo ditë
I besojmë të vërtetës
S’është më kohë e vjetër
Lëmshi i zvilluar
I takon të kaluarës
Mbase edhe të sotmës
I lotëve të kulluar.
TUFANI
Në pikë të ditës
Duke rrezuar dielli
Vezulloi një vetëtimë
Në qiellin e kaltërt ,
Në vend të shiut
Dëgjohet psherëtim.
Mbi mua pa strehim
Shiu si zingjim…[1]
Erdhi zog i zogut
Kënga iu ndal pa e fillua’
E putha në ballë e faqe
-Oh, ç’më gjeti mua...
E futa kokën në lumin Tyz
Shkrumin valë t’a largoj
Shkrumin nuk ma hoqi
Veç më shumë ma shtoi.
Koka ime e thinjur
Filloi të avullohej
Ai avull shpejt e shpejt
Në re shiu shndërrohej.
Zogun e zogut
-Lumi vazhdon rrjedhën
Fusha e shton vesën
E rreshkat në buzët e mia
vetëm e shtojnë shtresën.
[1] tojë
Në një fushë të gjerë
Të mbuluar më gjelbërim
U tubuan shumë krushq
E pritnim zogun e zogut tim.
Dielli kishte humbur rrugën
Lartë mbi një shpat
Pëshpërita i pikëlluar
Pse për zogun e zogut tim
-Gemb në pemë nuk pat!...
Në vend se me këngë
Mezi përshëndeti
Sa çel e mbyll sytë
Në amshim treti
Zogut të braktisur
Buzët i rrjedhnin pelim
Iku zogu i zogut
Me gjithë përqafim.
DIELLI
Dielli sot lindi
Në perëndim
Mua si më gjeti
Mbushur mallëngjim
Rrezet e zjarrëta,
Më vijnë me ngrohtësi,
Ndjenjat më rriten
Me një simfoni.
Zemra e zogut të ikur
Rritet bëhet mal
Se në fole u shtua
Edhe një zog i bardhë.
Leo e pagëzova
Tok me prindërit e vet
-Nuk mbeti pa u gëzuar
Asnjë zog në qytet.
Tani erdhi pranvera
Fusha po gjallëron
Leo mbi ylber
Më duket se hapëron.
YLBERI
Ylberi ra nga qielli
Preku lulen Violë
Faqet e saj ia skuqi
Ia bëri si mollë.
Ky ylber i preku
Edhe shkronjat e para
Të poezisë “Deti”,
Ato i mveshi me ari
Pastaj i mori me vedi.
Zogun e bardhë Leo
Ylberi e preku në gushë
E ky po rritet, po rritet
qerdhen po e mbushë.
Vrapova me të shpejtë
Ylberin t’a ndali
Të shijoj mrekullitë
Që ai na i fali.
Kur isha i vogël
Nëna më pat thënë
‘”Po ta prekësh ylberin
Djalin vajzë e bënë”!
Pas disa çastesh
Dielli rrezatoi
I mori ngjyrat e ylberit
Diku lartë i çoi
MBI SHLLUNGAT E PAMBUKUT
Mora krahët e fluturova
Mbi shllungat e pambukut
Të alpeve të ftohta,
E mua më rritej marazi
Për ta takuar diku
Zogun e ikur nga kafazi.
U ndala te helvetianët
Diçka unë kërkoja,
Folenë e këtij zogu
Që e imagjinoja.
Hyra në të Rajnës rrjedhë
Etjen për ta shuar,
Etja s’shuhet me një gëllënkë
I shpirtit të përvëluar…
Dhe,fare pa pritur
Në mes të një mali,
Zogu im i ikur
Posi një gur stralli…
Kur hëna pesëmbëdhjetë
lëshoi rrezet mbi mal
Para syve mrekulli,
-Zogun që kërkoja
E gjeta në shtëpi.
Qerpikët me pika loti
Gotat në cakërrimë,
Këngë e hare
Mbushur me psherëtimë.
FLLAD I LEHTË
(Nënës sime Zymrites)
O nënë!
Jam ulur skaj varrit
-Dua o nënë
Mbi varrin tëndë
Të pikojnë lotët e djalit.
Shpesh e pyes vehten
Përse vargjet për ty
Me lot i laj ?!...
Nuk duroj dot
Vehten e ndiej të dremitur
Dhe derdhem në vaj.
Më kujtohet
Kur me cpin e shamisë
Fshije lotët e dhembjes
Për një jetë më të mire..
Kur veshe vellon
Për në amashim
ishe e re
Ashtu të shoh
O nënë
Ti je me ne.
Edhe pas dyzetë pranverave
S’mundem për të besuar
Se ti ke ikur përgjithmonë
E unë kam mbetë i vetmuar.
Pika të kristalta ,
Supet po mi lagin
Si në udhë pa krye
Po e shtojmë vrapin.
Fotografitë tua
I ruaj me gjelozi
Herë shpirtin ma qetsojnë
Herë vajin ma shtojnë.
E PYES VEHTEN
(Babait tim Maliqit)
Shpesh e pyes vehten,
A po më kupton!
-Pse hapi në udhë
Po më shkon devijon?
Pse ndjehem i tillë
I përulur
Si zogu që ikën
Me nxitim
Pa ndonjë drejtim.
Ikën diku larg
Por s’din se ku vallë
Ku e marrin erërat e forta
Dhe e çojnë vërdallë.
Kështu edhe ti më ike
Nëpër një tym të zi
Kur unë më së shumëti
Pata nevojë për ty.
Sot unë kam aq vjet
Sa ke pasur Ti
Atë ditë që ke ikur
Pa më thënë lamtumirë
Këtë boshllëk e ndiej
Në timen dëshirë.
Kot po e mallkoj tokën
Dhe dheun e zi
Që ju ka mbuluar
Edhe nënën edhe Ty.
E unë po kërkoj vargun
Edhe në errësirë,
Për zemrat e mdha të juaja
Që më lat në hapsirë.
Nga ty me gjelozi ruaj
Eshkën me unur[1]
Dhe gurin e brincakut[2]
Të varur në mur.
Të gjitha këto së bashku
Më lëshonë aromë pa ndalë
Ndërsa mua lotët
Ende s’më janë tharë
[1] Mjet prej metali me të cilin rrahet guri i strallit për të qitur xixa. Xixat kanë depërtuar në eshkën e terur duke e ndezur e pastaj me eshkën e ndezur e kanë ndezur cigaren. Pra ata që fatëkeqësisht e kanë mësuar pirjen e duhanit.
[2] Gur stalli ose brincak...
TOKË DARDANE
Ku mbaron cungu
Fillon trungu,
Me plotë rrënjë
Si damarë bungu.
Kur ndonjë damar
Në trup s’funksionon,
Po s‘iu gjet sherimi
Trupin e shëmton.
Rrënjët e ushqejnë trungun
-Zemra kështu ma thotë,
Do t’i bashkohen copat
Për t’u bërë e plotë.
Një komshi i yni
Me rrenat sa shpate
Ulurinë pa arsye
Si ujqit në Karpate.
Shumë plane tinzare
Të ngjyrosura me hile
Në dëm të indogjenëve,
Skilakë e skile.
IDE KËRKOVA
Natë,qetësi
Zë askund s’dëgjohet
Hëna i mori vezullimet
Me të shpejt largohet.
E luta që rrezet
Pranë meje t’i lëshojë
T’ma falin një varg
Poezinë pak ta shtoj.
Ylli polar
Ca rreze m’i lëshoi
Rrugën me argjend
Të tërën e praroi.
Të nesërmen diellin
E luta për mëshirë,
Të ma dërgojë një varg
Përmes rrezes së dëlirë.
Pastaj e pyeta zogun
Përse po heziton,
Dërgoma edhe ti një varg
Kënga yte qetëson.
Mandej hypa
Në maje të një bjeshke,
Ide për të kërkuar
Për të shkruar këtë poezi
Me plotë melodi.
Bjeshka mu përgjegj :
Unë nuk kam ide
Te unë mos kërko
Urdhëro freskinë time
Dhe rrugën vazhdo.
U ofrova buzë një burimi
Prapë ide të kërkoj
Por kotë së koti
Ujë të kthjellët loti
Mua më dhuroi.
U ndala pranë një lumi
Rrjedhën e vështrova
Gurët e tij të shpërlarë
Fortë e fortë i shtrëngova.
Nga të gjitha këto
Nga një varg e mora
Dhe në këtë poezi
Ngadalë i rreshtova.
DALLËNDYSHJA
Rrezet e argjenda
Të hënës pesëmbëdhjtë
I luta të më shoqërojnë
Në këtë natë të zbehtë.
Ato nuk u ndalën
Vazhduan të rrezojnë qetë,
Për fytyrat e fëmijëve
Dhe t’ zogjve që kanë fjetë.
Qetësinë e prishi
Kënga e një gjeli,
Paralajmëroi dritën
Që vinte nga zabeli.
Të nesërmen i luta
Rrezet e diellit
Të më shoqërojnë
Rraugës drejtë qiellit.
As ato s’u ndalën
Arsyen se mësova dot,
Se kanë pasë përtesë
Mendja nuk ma thotë.
Pastaj e pash
Një dallëndyshe n’hava
T’më bëjë shoqëri n’ kala[1]
[1] Kështjellë
Ishte zemërmirë
Fare s’u mendua
Hapi krahët dhe erdhi
Nën hije te bredhi.
E ndërtuam një çerdhe
Me baltë e me fletë
Edhe katër zogjë
I kemi pru në jetë.
VENDLINDJËS
Vendin ku u linda
Kaherë se kam parë
I shkova në vizitë
Me lotin e patharë…
Askund nuk dëgjova
Hingëllimin e hergelave
As blegërimin e qengjave
As këngën e gjelave.
Gurrat që kanë qenë
Kishin humbur gurgullimën
Vetëm prrojet ishin zgjeruar
Dhe kishin shtuar ushtimën.
Fshatin e kishte mbuluar
Mjegulla dhe qetësia
Pash pak oxhaqe
Që nxenin konaqe.
U afrova tek shtëpia
Një tubë lule t’ia dhuroj
Që më lindi e rriti
T’a falënderoj.
E vërejta nga larg
Se u gëzua shumë
Por nga gjelozia
Mbylli syt s’i n’gjumë.
Në disa rrasa guri
U ula e pushova
Shtëpisë sime të vjetër
Falje i kërkova.
YLLI
Një yll u shkëput nga qielli
Ra në një pus të pafund,
Po e kërkoj në çdo skutë
S’po e gjej askund.
Po rrotulloj gurë e dru
E kodra po praptoj
Yllin atë dritëmirin
Askun s’po e takoj.
E kërkova në fushë,
E kërkova n’lumë
Trazova oqeane
Edhe dete shumë.
Do të bëhem i qetë
Do të kem durim,
Do ta gjej mes lulesh
Atje në amshim…
DRITA
Natën kur është terr
Unë e mendoj dritën
Nuk e dua terrin[1]
Unë e dua dritën
Pse ta dua terrin
Që kurrë nuk ndriçon
Në rrugë të pakrye
Gjithmonë ai të çon.
Unë terrin me dritë
Gjithnjë e largoj
Rrugën e ngushtë
Dua ta zgjeroj.
Dua të eci rrugëve
Me asfalt të shtruar
Dhe me dritat e neonit
Duke vezulluar.
Nëse territ në mendje
Nuk i bëjmë vend kurrë,
Do të ndërtojmë ura
Pa gurë e armaturë.
[1] errësirën
NË MAL
Zhap,zhup,zhap,zhup
Ngadalë lëshoj hapat në Blinaj,
Këtu më humbin mendimet
Të mbështjellura si kurpnajë.
Gurgullima e prroskave
Më përcjellë prore,
Dallëndyshet në tela të kerrentit
Janë kapur dorë për dore.
Luleborat nën dushkajë
Erën e pranverës e kanë ndi
Kanë filluar të lulëzojnë
Për të dhënë freski.
Një puhizë e lehtë
Në mal më shoqëron
Dhe mendime të reja
Gjithnjë më dhuron.
Në këtë mal kodrinor
Trup e mendje freskoj
Dhe energji të re
Pa masë akumuloj.
LOTËT
Në mesnatë zgjohet nëna
Me lot për faqe ,
Ka ëndrruar fëmiun në gurbet
Duke e joshur me bukë pogaqe.
Unë po shkruaj vargje
Lotët po më shkojnë rrëke,
Djali,reja,nipin e mbesa
Nuk janë këtu me ne.
Unë po llogariti
Sa e sa prindër janë si unë
Bashkë me lotët tonë
Mund ta bëjmë një lumë.
Jo vetëm prindërit
Por edhe gjyshi e gjyshja
Nipi e mbesa,halla e tezja
Qajnë për familjarin e vet
Kur të mblidhe të gjithë lotët
Do ta formojnë një det.
Sikur të shiten si gjaku
Të gjithë këta lotë,
Do të jemi më të pasurit
Në rruzullin tone - botë…
SHEKULLI IM
Kur kam lindur
(Nëna sa e mbante në mend)
Kam lindur shumë shpejt
-Për një sekond
E ai sekond
Kishte qenë i gjatë
-Sa një minut
E ai minut
-Sa një orë
E ajo orë
-Sa një ditë
E ajo ditë
-Sa një javë
E ajo javë
-Sa një muaj
E ai muaj
-Sa një vit
E ai vit
-Sa një shekull
E shekulli im
Do të jetë i gjatë
-Sa një minut.
FARA E EGJRES
Mallkuar qoftë
Kush egjrën e pruri
Na e hudhi në ara
Aty ku rritej gruri.
Në pranverë e herrim
Nga ajo e fëlliqta farë
Pa këtë farë hibride
Nuk na mbeti asnjë arë.
Aankohet arari
Djersën nga balli fshinë,
-Si t’ia bëj që egjra
Në arën tonë të mos bijnë.
MBESAT DHE NIPAT E MI
Mbesa Viola
Që jeton në gurbet
Çdo natë i lajmërohet gjyshit
Për t’ia puthë faqet.
Ndërsa nanushi që e ka mallë
Nga larg e puthë në ballë.
Kur lodhem duke punuar
Mbesa Megi trivjeçare
Një kafe turke ma ofron
Pije gjyshi më thotë :
“nuk është e nxehtë
Është siç e don”.
Loriku e Lirimi
Gjyshit i tregojnë ndonjë shaka
Ngase këta dy
Gjyshin e kanë gjithçka.
Lorioni e Lindriti
Gjyshit ia bëjnë qejfin
Këndojnë këngë gëzimi
Të përcjellë me defin.
Ndërsa Leo i vogël
Që e kam të vetëm
Me force proteston
Pse vetëm me gjyshin
Më duhet të flasë
Me telefon…