Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fatmire Duraku: Gjaku i trëndafilit

| E marte, 13.03.2012, 06:22 PM |


Autorja tashmë me përvojë, Fatmire Duraku shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Deri më tash ka botuar tri romane, pesë libra me  poezi dhe tri libra me tregime për fëmijë. Libri më i ri me poezi për të rritur “Gjaku i trëndafilit” shquhet për nga laramania tematike, motivet e fuqishme dhe vargjet e ndërtuara dhe të kultivuara estetikisht. Ka në këto vargje sensibilitet  lirik, porosi ekspresive dhe strukturime të mjeshtërisë poetike. Gjuha është e zgjedhur  dhe koncize. Në këtë mënyrë realizohen mesazhe të forta e të goditura  poetike. Dallohen sidomos ato  tekste poetike, të cilat  prekin të kaluarën tonë të largët.