E shtune, 30.03.2024, 03:45 AM (GMT)

Mendime

Ferat Imeri: Libri që provokon ngatërresa!

E hene, 12.03.2012, 07:59 PM


Reagim

 

Libri që provokon ngatërresa!

 

Nga Ferat Imeri

feratimeri943@hotmail.com

 

Nuk është e moralshme të shtrembërohen faktet historike. Libri i Mehmet Bislimit ,”Mehmet Delia,” të botuar nga shtëpia botuese PPG ” SHKROLA” nga Prishtina, përmban shumë të pavërteta dhe shtrembërime të fakteve historike. Njollosen fytyrat e kauzës gjithëkombëtare, bashkëluftëtarë të Azem Bejtës, siç është Avdyl Imeri, nga Prekazi.

Kohë më parë në kuadër të shtëpisë botuese PPG” SHKROLA” nga Prishtina keni botuar librin me titull: “Mehmet Delia”, libër ky që nuk bën fjalë vetëm për Mehmet Deliun, por edhe për shumë e shumë trima të Drenicës. Në libër bëhet fjalë edhe për të afërmit tuaj ashtu siç janë përmendur shumë ngjarje dhe personazhe që në të

vërtetë nuk është ashtu siç keni shkruar z. Bislimi. Për disa ngjarje dhe për disa personazhe që janë trajtuar në këtë monografi mund të flasin (lexo: sot) njerëz të gjallë, si bashkëkohanikë të disa personazheve të librit në fjalë. Është e natyrshme se për këtë libër me kompetencë mund të flasin njerëzit edhe njerëzit e Prekazit të Drenicës, njerëz që realisht janë në afërsi gjaku me Ju dhe me disa personazhe të librit Tuaj. Lidhur me këtë libër, konkretisht lidhur me vrasjen e Lutfi Veshkuqit, me kompetencë mund të themi se shumë ngjarje në këtë libër janë të trilluara, faktet janë të shtrembëruara për mos me thënë se libri përmban shumë gënjeshtra. Sot në jetë jemi disa trashëgimtarë të vëllezërve Imeri të cilët pasi që e kemi lexuar dhe analizuar mirë e mirë librin, themi me sa vijon: Për vrasjen e Lutfi Veshkuqit, ne si vëllezër të “akuzuar” në këtë libër si bashkëpunëtorë “zabit dhe qaush” të regjimit të atëhershëm të Turqisë dhe Serbisë kemi konsiderata të larta për burrërinë edhe trimëritë e Veshkuqit. Ju z. Bislimi në faqen 193 e përmendni se si vëllezërit Imeri në pabesi e kanë vrarë tashmë të ndjerin Lutfi Veshkuqin. Arsyeja pse në të vërtetë e kanë vrarë vëllezërit Imeri është se ai, pra Lutfiu në krye më veti (pa nore siç thot populli, pra pa marrë leje paraprake nga vëllazëria Imeri) e shoqëron një njeri të hasmuar me neve, kështu që njëri nga vëllezërit tanë e vrasin Lutfiun, pikërisht për shkak siç thamë më sipër, kjo është e vërteta e jo siç thuhet në libër se është vrarë në pabesi nga vëllezërit Imeri. Emërtimet “zabit e çaush” nuk qëndrojnë, sepse Shaqiri, njëri nga vëllezërit si edhe shumë bashkëfshatarë të tij janë vrarë në kohën e “turkut” ashtu siç është vrarë edhe Brahim Velia, (Lexo: njeri i familjes tënde) çka do të thotë sikur të kishin ata ashtu siç ju i “gradoni” ato vrasje nuk do të ndodhnin. Ndërkaq, për shpifjen “qaush” të Kralit, është plotësisht e pavërtetë, sepse pikërisht Abdyli në luftim me xhandarët e kralit, plagoset dhe pas pak ditësh nga ato plagë ai vdes. Poashtu vritet edhe masakrohet Hamit Velia. Pra sikur të ishte “qaush, zabit”, me siguri se nuk do të vriteshin. Kurse Zymeri i sëmur dërgohet në Spitalin e Mitrovicës dhe aty e pranon mjeku Vuksanoviq, ja hap barkun dhe e ngadalëson qepjen e plagës, në anën tjetër i thotë motrës medicionale (siç tregohet ndër vëllazni tanë) ” neka umre jedan ballista manje=le të vdesë një ballist më pakë”. Tragjeditë që e kanë përcjellë këtë familje Imeri është i përshkueshëm, gjatë gjithë kohës kemi vuajtur. Është njëri prej vëllezërve, Avdyl Imeri, që ka qenë edhe krenaria jonë gjatë gjithë kohës, sepse ka qenë një luftëtar i denjë i kauzës gjithëkombëtare shqiptare, i lidhur ngushtë me Ahmet Deliun, Isa Boletinin, Hamit Veliun dhe i vëllazëruar me Zefin e Vogël, dhe si i tillë, ai përfundon tragjikisht siç thamë më sipër, nga dora e shkaut. Pse ju z. Mehmet keni shkruar njëanshëm në këtë libër dhe pse keni akuzuar vëllezërit Imeri, është çështja e juaj, por do të ishte e udhës që vetë ju këto shtrembërime (ndoshta të paqëllimshme) t’i korrigjoni dhe vëllazërve që na ke “prekur” me këtë libër të na kërkoni falje. E keqja e krejt kësaj nuk qëndron në këto që u thanë më sipër, e keqja është se ju në njëfarë mënyre provokoni gjeneratat e sotme, duke deklaruar “... pa dyshim se kësaj edhe sot nuk i vjen erë e mirë, i vjen erë hakmarrjeje, që i shkonte për shtati vetëm pushtuesve tanë shekullorë (fq. 194).

Pas botimit të këtij libri, respektivisht pas këtyre fjalëve kontaktuam edhe me familjen e juaj z. Bislimi dhe ata u gjetën të prekur thellë në shpirt për shkrimin që ke bërë z. Mehmet Bislimi. Në biseda konstatuam: se ajo vrasje për të cilin flisni ju z. Mehmet ka qenë aksidentale e paplanifikuar. Tjetër, raportet e më vonshme kanë qenë të shkëlqyera pikërisht për shkak se asaj vrasjeje nuk i kanë kushtuar vëmendje pasi që ka qenë vrasje aksidentale. Asnjëherë njëra-tjetra palë  në ahengje njëra-tjetrën, në dasma e dreka të ndryshme nuk e kanë lënë për pa e ftuar.

- Kur armiku klasor ka planifikuar likuidimin herë në anën e familjes Lutfiu e herë në familjen Imeri, çdo herë shpëtimi u gjet mu aty, pra tek raportet e mira mes këtyre familjeve.

- Ka pasur raste që kanë mundur të jenë tragjike për familjen Lutfiu, por aty janë gjendur familja Imeri dhe ka përfunduar mirë e mirë, dhe jo vetëm kaq po ka pasur edhe shumë raste me karakter bamirësie nga ana e familjes Imeri dhe anasjelltas.

Prandaj z. Mehmet keni për obligim moral që të arsyetoheni se nuk e keni pasur qëllimin për të “provokuar” ngatërresa vëllazërore si edhe qëllime të tjera dashakeqe. Pra ju do të duhej t’i zhvleftësoni faqet e librit 143 dhe 193, 194 ku bëhet fjalë për vëllezërit Imeri. Një fjalë e urtë popullore thotë: Ashtu siç e ke mbjell, ashtu do ta korrësh. Pra ti ke shkruar gjëra të pavërteta në libër, tash të mbetet t’i përgenjështrosh ato gjëra. Jemi të bindur se do t’i thuash mendjes që të veprojë sipas arsyes për të mos u acaruar raportet tona të shkëlqyera ndërmjet familjeve tona.

Për fund u dëshirojmë që të keni botime edhe të tjera që mund t’i shërbejnë historiografisë tonë kombëtare.

Krejt në fund. Sikur t’iu kishit përmbajtur të vërtetës, Avdyl Imerin e kishit pasqyruar ashtu siç në realitet ka qenë, pra fytyrë kombëtare shqiptare, këtë të dhënë ke mundur ta hasësh në ato libra që t’i i ke lexuar, në të cilat po thirreni.

 

Familja Imeri, Ferat Imeri

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora