E premte, 19.04.2024, 05:06 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Shteti i ri i Kosovës dhe "lehtësia e padurueshme" e shtetit ligjor dhe demokratik...

E marte, 13.03.2012, 08:58 PM


Reflektime nga mërgimi:

 

Shteti i ri i Kosovës dhe "lehtësia e padurueshme" e  shtetit ligjor dhe demokratik...

 

Nga Agron Shabani

 

Figura dhe personalitete të njohura të jetës së përgjithshme politike,  shkencore, kulturore  ose shtetërore,  nacionale dhe historike të vendit tonë ka kohe që po vazhdojnë ta ngrisin zërin dhe tërheqin vërejtjen e tyre për forma dhe menyra të ndryshme të abuzimëve dhe keqpërdorimëve të ndryshme në të gjitha instancat ose nivelët e mundshme të shtetit dhe qeverisë kosovare në këtë periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit (shteteformimit) të ngadalëshëm dhe tranzicionit. Dhe, kjo duke filluar nga që nga klanizimët,  fosilizimet,  instrumentalizimet,  uzurpimet , privatizimet dhe komercionalizimet e ndryshme ( të pafalshme mbase ) të mekanizmave dhe institucionëve të gjithëmbarshme shtetërore,  qeveritare ose politike në vendin tonë në njerën anë.Për të vazhduar kështu me relativizimin dhe privatizimin e lirisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetar.Gjegjësisht,  me  fosilizimin,  instrumentalizimin,  klanizimin , komercionalizimin, monopolizimin  dhe uzurpimin  e pronës së gjithëmbarshme shtetërore ose qytetare në emër të interesave të ngushta klanore, familjare,  nepotiste, karieriste, profiteriste dhe të tjera në anën tjetër.Të cilat në rastin konkret nuk janë asgjë tjetër pos një demagogjie dhe hipokrizie të papërmbajtur shtetërore,  qeveritare ose politike nga ana e kujtdoqoftë në këtë botë që e shpartallon dhe davarisë mengjesi.Për të mos thënë këtu një makiavelizem i  mbyllur - egocentrik , reaksionar dhe tepër anakronik që ti kujton patjetër kthetërat, sloganët dhe recidivet e dikurshme autoritare dhe totalitariste  të liderëve-shtet  dhe shtetëve-parti.

 

Ndërkohë që lajmet dhe informacionet e vazhdueshme nga terreni bëjnë të ditur për fenomene dhe dukuri të shëmtuara dhe tepër groteske të krimit të organizuar,  prostitucionit dhe korrupsionit të gjithëmbarshëm dhe të çfarëdollojshëm në  vendin tonë. Në kufirin e njohur Kosovë-Serbi sidomos.Duke menduar këtu me theks të posaçëm në  shtetin  fraxhil, poroz  dhe tepër heterogjen ose inkompaktibil të Republikës së Kosovës në kufijë me Serbinë . Gjegjësisht, në paradokset, destruksionet, dekonstruksionet,  anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive në vendin tonë. Deri në katarsisë të përgjithshëm ose fatalitet .Dhe,  kjo në radhë të parë në mungesë shteti  të konsoliduar ligjor ,  qytetar dhe demokratik  që do të ishte i njejtë ose i barabartë dhe obligativë për të gjithë pa dallim. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit,  kryeministri ose kryeministrja,  kryetari i parlamentit,  liderët politik ose partiak, ministrat ose titullarët tjerë dhe deri tek qytetari i thjeshtë. Dhe,  jo si gjer me tani: shteti dhe qeveria kosovare për serbët dhe nomenklaturat e ndryshme vendore ose ndërkombëtare në pushtet ,  gjithmonë ´nënë´ose parajsë e vërtetë materiale,  karieriste dhe profiteriste.Ndërsa,  për qytetarët e atjeshëm shqiptarë (Që përbëjnë shumicën absolute të popullësisë së gjithëmbarshme në Republikën e Kosovës. Rrespektivisht,  me teper se 95 % )-vetëm njerkë ose  instrumente dhe mekanizma të ndryshme abuzimi,  injorance dhe represioni.

 

Kështu nuk shkon më. Jo. Shteti,  ligji dhe kushtetuta  e Republikës së Kosovës duhet të vlejnë për të gjithë pa dallim. Edhe për presidenten ose presidentin e vendit,  edhe për kryeministrin ose kryeministren ( Në rastin konkret,  presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi).  Edhe për kakicën e atjeshme serbe dhe pakicat tjera nacionale ose etnike në vendin tonë.Madje,    edhe për ata të  paprekshmit që i përkasin të të ashtuquajturit " krahut shtetëformues" ,  "patriotik"  ose " institucionalist" të LDK-së dhe aleatëve të tyre "demokrat" ose "djathtiste" në vendin tonë. ( Thuase vetëm  Hashim Thaçi dhe "krahu" i tij "radikal" dhe "majtistë" na qenkan të korruptuar dhe nën hetime të ndryshme  vendore ose ndërkombëtare?! Ndërkaq,  ata të t "krahut demokrat" ,  "institucionalist" dhe "patriotik" të Bujar Bukoshit , LDK-së etj. nuk paskan keqperdorur dhe abuzuar kurrë me Fondet e njohura shteterore dhe nacionale të vendit tonë si "Fondi i 3 %-shit" ,  "Fondi i luftës",  "Fondi i Drenicës",  "Fondi i Arsimit" ,  "Fondi i Aachenit" etj.etj.Për shumë vite me radhë. Vetëm ata na qenkan "engjuj" ,  "patriot" dhe "shpëtimtarë të vërtetë" ?!!!  O Zot...Çfarë ironie!!!) Nejse...

 

Siç dihet shqiptarët  të bashkuar tok si Një nën Emblemën e lavdishme të UÇK-së e bën ose e zhvilluan një luftë të njohur  çlirimtare dhe patriotike për lirinë,  shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës  tonë Martire dhe Heroike. Ndonëse,  me vuajtje,  plagë,  dhëmbje,  pezmatime,  viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale qe edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari. Aty janë edhe  Rezistenca dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të z. Adem Demaçi,  dr.Ibrahim Rugovës  dhe alternatives së njohur politike dhe demokratike në Kosovë  si dhe të shumë e shumë atdhetarëve,  intelektualëve dhe veprimtarëve të tjerë shqiptarë gjatë një harku  të gjatë në kohë dhe hapësirë. Respekt. Në këtë frymë të lartëpërmendur revolucionare,  evolutive dhe patriotike: Lufta e lavdishme e UÇK-së  sigurisht se i ngriti,  zbuloi dhe  i përjetësoi edhe heronjët,  akterët ose protagonistët e saj me të lavdishëm ose kryesorë.Respektivisht,  heronjët,  akterët dhe protagonistët e njohur të lirisë,  shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Dhe,  së bashku me këta të fundit edhe Aleancën e njohur Nato- UCK-së për të cilën tashmë janë shkruar libra,  antologji,  enciklopedi dhe histori të shumëta në analët e njohura të historisë me të re shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Ndërkohë që si një amanat i madh dhe testament  edhe kësaj radhe  ngelën vëllezërit dhe motrat tona shqiptare në Kosovën Lindore,  Mal të Zi dhe në ish Republikën jugosllave të Maqedonisë. Duke mos i harruar këtu kurrën e kurrës edhe motërat dhe vëllezërit tanë në Çamëri që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të thërrasin  dhe apelojnë kumbueshëm dhe gjithë kushtrim në ndërgjegjën dhe vetëdijën e prefëruar shtetërore,  nacionale dhe historike  të popullit ose kombit tonë në përgjithësi.Përkatësisht,   të të dyja shtetëve tona përkatëse ose respektive (Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës) në veçanti. Pa asnjë dyshim.

 

Pët të arritur gjer  këtu ku jemi sot,   siç u cek edhe me sipër: u deshën pra luftëra,  përpjekje,  travaje,  krajata dhe sakrifica të panumërta njerëzore,  materiale,  historike, gjeografike dhe të tjera të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë. Den Baba Den. Mbase,  gjithnjë fjala mbi shtetin e ri të Republikës së Kosovës që sapo i ka mbushur katër vjet  në prag të 1OO vjetorit të ditëlindjes së madhe të shtetit dhe pavarësisë shqiptare. Respektivisht,  në prag të njëqind vjetorit të lavdishëm dhe historik të Shtetit dhe Pavarësisë së shumëpritur të Shtetit tonë Ëmë- Republikës se Shqipërisë.

 

Ndonëse,  luftërat,  levizjet dhe përpjekjet e njohura çlirimtare,   shtetërore,  nacionale,  historike,  patriotike, politike,  ushtarake,  diplomatike dhe të tjera të iliro-shqiptareve në këtë sfond si të thuash nuk pushuan dhe nuk munguan kurrë që nga antika e largët dhe gjer në ditët tona. Duke i vëçur kësaj radhe  Luftën dhe ´Besëlidhjen e Pare´të Shqiptarëve nën udhëheqjen supreme të kryetrimit tonë legjendarë Gjergj Kastriot- Skënderbeut  së bashku me Luftën dhe´ Besëlidhjen e  Re ´ të Shqiptarëve nën qiellin e flamurit  dhe nën ëmlemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri dhe pavarësi nën udhëheqjen e komandantit legjendarë të UCK-së,  z. Adem Jashari e kështu me radhë. Sëcila prej tyre me e lavdishme,  me legjendare,  me heroike,  me krenare dhe me sublime se tjetra.Lavdi!

 

Dhe,  mëqe gjithnjë fjala mbi shtetin e ri të Republikës së Kosovës si një eveniment  ose ´ surprizë të re ´ politike dhe historike në  arenën e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në njerën anë. Gjegjësisht,  si njerën prej ngjarjeve më madhore,  me sublime dhe me epokale në historinë e përgjithshme të popullit ose kombit tonë (Pas Shpalljes Historike të Pavaresise se Shqiperise me 1912) në anën tjetër. Atëherë do theksuar në vazhdim se amerikanëve,  gjermanëve,  anglezëve,  skocezëve,  francezëve,  italianëve,  holandezëve,  suedezëve dhe të tjerëve në këtë sfond. Respektivisht,  popujve me të fuqishëm industrial dhe ekonomik të globit. Iu deshën disa shekuj ose dekada me radhë për t´u bashkuar dhe formuar si kombe dhe shtete të fuqishme nacionale,  industriale dhe ekonomike.Dhe,  mbase si shtete dhe shoqëri të konsoliduara ligjore,  qytetare, parlamentare dhe demokratike çfarë janë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe revolucionet e njohura industriale dhe politike në Europë,  Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhe gjetkë së bashku me etapat ose periudhat tjera  revolucionare,  evolutive dhe empirike në këtë kontekst.

 

E thënë dhe deshifruar me leksikun dhe gramatikën e njohur të arritjëve dhe zhvillimëve të lartëpërmendura revolutive dhe historike në vendin tonë: Kjo donë të thotë se shteti dhe shoqëria e re kosovare në këtë periudhë të rëndësishme të konsolidimit të gjithëmbarëshëm dhe tranzicionit në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë dhe historik të popullit dhe vendit tonë kanë bërë si të thuash hapa gjigant ose madhështorë për një periudhë të shkurtër kohore ose historike.Mbase,  gjithnjë fjala mbi 13 vite të lirisë( çlirimit) dhe 4 vite të shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës që dorën në zemër nuk janë edhe aq pak duke i patur parasyshë të kaluarën e hidhur dhe tepër tragjike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë nën ish jugoserbosllavi.Kuptohet se deri në zhvillimin dhe konsolidimin e plotë shtetin dhe shoqërinë kosovare i presin sfida,  udhëkryqe dhe turbulenca të ndryshme politike,  diplomatike,  administrative,  juridike, sociale,  industriale,  ekonomike etj. Është pra një maratonë ose  rrugë e gjatë ngjarjesh,  zhvillimësh,  procesësh,  standardësh,  trendësh,  sfidash dhe fenomenësh të ndryshme të cilat jo rrallë e determinojnë,  kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme. Aty janë edhe ´tregu global´i vlerave,  kapitalit dhe resursëve të tjera globale ose universale të botës ose planetës sonë së bashku me aspiratat dhe interesat e ligjshme dhe tepër sovrane ose legjitime të Republikës së Kosovës dhe  popullit shqiptarë në përgjithësi për të qenë pjesë e tyre.Mbase,  pjesë e vlerave dhe kapitalit botërorë.

 

U morë vesh se në vargun e shumë syrësh,  kësaj radhe  duhet vëçuar kërkesat dhe aspiratat tashmë të njohura të vendit tonë për anëtarësimin e shumëpritur të Republikës së Kosovës në Nato,  në Bashkimin Europian ,  në OKB-se si dhe në të gjitha mekanizmat ose institucionet tjera botërore ose ndërkombëtare.Në këtë frymë është fat i madh që Shteti ynë Ëmë (Republika e Shqipërisë ) është anëtare e rregulltë dhe fuqiplote e Paktit të Natos dhe OKB-së.Gjë që rrugën e pashmangshme të Republikës së Kosovës për të admiruar dhe për t´u anëtarësuar në  organizatat ose institucionet me të fuqishme dhe me relevante të globit ( siç janë Natoja dhe OKB-së) e bën akoma me të lehtë dhe me praktike.Aty janë edhe Miqtë dhe Aleatët e lartëpërmendur natyrorë dhe historik të popullit ose kombit tonë...SHBA-së,  Republika Federale e Gjermanisë,  Mbretëria e Bashkuar,  Italia,  Franca,  Japonia...Ndaj,  edhe Rruga deri Atje nuk të dukët  edhe aq e gjatë.Si dikur...Në të kundërten,  një shtet për të qenë stabil,  i fortë dhe i konsoliduar në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme,  pos tjerash duhet të ketë industri dhe ekonomi të fuqishme që i mbulon sëpakut 2/3 e shpënzimëve ose buxhetit të përgjithshëm shoqërorë ose qytetar,  duhet të ketë ushtri të konsolidur dhe profesioniste në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme që përben afro 5 ose 1O për qind të popullsisë së gjithëmbarshme ,  duhet të ketë rezerva  ari të deponuara në trezorët e bankave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare që i garantojnë investimet ose kreditë e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare,  duhet të ketë një kor të fuqishëm politik dhe diplomatikë që i njohin dhe respektojnë normat dhe standardët e gjithëmbarshme të politikës dhe diplomacisë botërore dhe kështu me radhë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora