E enjte, 25.04.2024, 04:46 PM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Shqiptarët e Luginës, pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare duhet ta kushtëzojnë

E marte, 13.03.2012, 08:18 PM


Me shkasë me rastin e paralajmërimeve që do të mbahen zgjedhjet   në Serbi  .

Shqiptarët e Luginës, pjesëmarrjen në  zgjedhjet  parlamentare duhet ta kushtëzojmë

Shkruan : Refik  HASANI

Edhe për zgjedhje të jetë një reciprocitet  - çfarë të drejtash , gjegjësisht  sa vende të rezervuara gëzojn sot serbët lokal të Kosovës me asnjë të drejtë ndërkombëtare nuk mundë t’na  mohet që minimum këto të drejta -vende të deputetit ti gëzojm ne shqiptarët nga Medvegja , Bujanoci , Presheva . Kjo të ndihmohet nga Brukseli ku Beogradi të kushtëzohet nga Evropianët dhe ndërkombëtarët  që mos të humbet kohë për mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicë , por duhet na rezervohen ulëse në parlamentin e Serbisë  .

Ne  Intelektualët shqiptarë nga tri Komuan  kërkojm , që ..   .

-          T’na rezervohen tri deri në pesë vende në parlament dhe dy vende do ti fitojm me vota të drejtëpërdrejta ,

-          Të ndryshohet  ligji  zgjedhor , që në komisione të nivelit republikan  për zgjedhje edhe shqiptarë  ,

-           ulët  pragu zgjedhor për deputet për pakicat kombëtare dhe

-          Ky  Rajon të jetë një zonë e veqantë zgjedhore , si një  Krahinë shqiptare  me veqori të posaqme   .

Faktori politikë  të jetë unikë sa i përket pjesëmarrjes për zgjedhjet për parlamentin e serbisë , pse të mosë paraqiten kushtëzime dhe t’na garantohen tri vende deri në pesë ulëse  dhe të ulët votat për ne pakicat  . Pse  z.Mihajllo Shqepanoviq u bë deputet në parlament të Kosovës në legijlaturën e vitit 2007-2010  , kishte 31 vota . Kurse  z.Riza Halimi ,  Kryetar i PVD-së në Preshëvë i ka grumbulluar 17.350 vota  për tu bërë deputet në parlamentin e serbisë .  Pse nuk praktikohet  dhe kërkohet reciprocitet që çfarë të drejtash gëzojn serbët lokal të kosovës minimum t’na garantohen neve shqiptarëve nga kjo hapsirë . Serbët lokal të Kosovës sipas planit të Presidenti Ahtisari por edhe që nga zgjedhjet e para që nga qershori i vitit 1999 në parlamentin e Kosovës ju garantohen dhjetë vende . Duke marrë parsysh që serbët me përqindje marrin përafërisht sa  ne shqiptarët Medvegjë , Bujanoc dhe  Preshevë  .  Pse nuk nuk mundë të rezervohen ulëse për shqiptarët për në parlamentin e Serbisë  me po kaqë ulëse . Pse ende përfaqësohen vetëm me një deputet  . Ne intelektualët e Luginës kërkojm që ne shqiptarët të marrim pjesë në zgjedhjet për parlamentin e Serbisë vetëm me një kusht nëse na rezervohen tre deri në pesë vende dhe dy vende ti marrim me vota të drejtëpërdrejta . Parlamenti i serbisë përbëhet prej 251 ( dy qindë e pedhjetë e një ) . Ne kërkojm nga  liderët  përfaqësim në nivel qendror si në  polici , gjykatë , admnistratë, sistemin bankar etj.

 

Pse në Kosovë  nga komuniteti serbë ,  kemi :

 

-                      Zëvendës kryeministër  ,

-                      Ministra ,

-                      Zëvendësministra ,

-                      Grada të larta në zingjirin komandues në në Polici e ushtri ,

-                      Dhjetë deputet si vende të rezervuara ,

-                      Zyrtarë të lartë në shërbimin civilë .

Kurse në Serbi  nuk kemi asnjë shqiptarë  në këto pozita politike dhe shërbime të larta nga tri komunat    , asnjë zyrtarë nëpër ministri , shërbyes civil  në parlament , presidencë , ambasada , konzulata , ushtri , shërbim tjera të shtetit  .  Kërkojm që të gjitha partit politike që veprojn në këto tri komuna që të jenë unik dhe ta paraqesin këtë starategji  të veprimit politik  dhe përcaktimin e një platforme  të përbashkët  për të ardhmen e planifikuar në këto hapsira tona që duhet të marrin pjesë domosdo në zgjedhje për parlamentin  vetëm  duke  paraqitur  kushte .  Nuk kemi nevoj vetëm për dekor të marrim pjesë me një deputet si deri më tani , kjo duhet ndryshuar . Nëse ne arrijmë duke paraqirur dhe shtruar këtë çështje para faktorit politik ndërkombëtarë që ne do të marrim pjesë por jo sa për të dhënë  vetëm me një deputet në parlament .

Kjo do të ishte pretendim i neve shqiptarëve që jemi të shpërndar nëpër Europ dhe botë që të marrim ndonjë ulëse në ato shtete të parlamenteve nacionale . Kurse në këto tri komuna jemi vendas prandaj  nuk mundë të themi se duhet të marrim pjesë vetëm për një ulëse .

Nëse arrijmë të fitojm pesë deri në tetë vende të parlamentit të Serbisë do të kemi përfitime . Kjo do të duhej të jetë edhe për pakicat tjera në serbi . Duke marrë parasysh këtë faktë atëher pakicat do të formonin një grupë parlamentar , një klub të deputetëve të pakicës , do të kërkoni të drejtata e tyre , pse jo edhe së paku dy resore ti udhëheqin këto . Përfitimet do të jenë që ne shqiptarët jo që do të përfaqësohemi  në parlament  . Edhe në punësime në nivelin qendror si shërbyes civil dhe do të ishte ndihmes edhe për  bazën në komunat  Medvegjë , Bujanoc dhe  Preshevë  . Ne shqiptarët nuk duhet të pajtohemi vetëm me pushtetin lokal që po ashtu është i përgjysmuar me ingirenca dhe kompetenca ligjore të veprimit .Meqë jemi taksa pagues në kët krahinë duhet ti gëzojm të gjitha të drejtat që na takojn pasi edhe ashtu edhe faktori ndërkombëtarë është që ne të integrohemi , ku jemi pajtuar por duhet plotësuar çdo herë këtë . Ne shqiptarët nuk duhet vetëm të knaqemi me Këshillin nacional që është duke funksionuar në Bujanoc sipas ligjeve serbe . Duhet  të kërkojm që nëse na garantohen -  rezervohen tre deri në pesë vende dhe dy vende ti marrim me vota të drejtëpërdrejta , atëher do të marrim pjesë në këto zgjedhje kurse të bëhet fushata  shumë e gjatë për një vendë në parlament të serbisë asesi jo . Këshilltarët komunal të tri komunave të thirren në një takim dhe të debatojn për këtë çështje shumë me rëndësi , sepse këto e kan mandatin e popullit së bashku me kryetara të Komunave dhe Kryetarët e partive politike që veprojn në këto hapsira  .

 

10.03.2012

 

Autori është  publicist i pavarur është duke ndjekur studimet post-diplomike –master në drejtimin Ekonomikës të Universitetit  publikë    Prishtinës   , E-majl adresa  : refik.hasani@yahoo.com



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora