E premte, 19.04.2024, 05:55 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Cakolli: Fusnota është pjellë e problemit të Mitrovicës

E hene, 12.03.2012, 08:57 PM


Fusnota është pjellë e problemit të Mitrovicës

 

Shkruan: Shaban CAKOLLI

 

Me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për kushtet e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në nismat rajonale,secili nga shqiptarët ka shqetësimet e veta.Nuk mund të jemi të gjithë politikaj,as nuk mund të jemi të gjithë analist,por kjo është shqetësuese për çdo qytetarë shqiptarë kudo që jeton dhe vepron.A ishim vërtetë shtet i  pavarur,ashtu si krenoheshim me kryelartësi?Dëshira jonë ishte e madhe të kishim një pavarësi të fortë e të qëndrueshme,por vet fakti se në Kosovë është prania e ndërkombëtarëve,na duhet të punojmë edhe shumë,për të pregatitur një pavarësi të qëndrueshme,ku  fjalën dhe veprën do të i bëjmë vet realitet.Nga e ka origjinën fusnota e  Kosovës?Unë mendoi se nga vet fakti se Sërbia vazhdon të i mbajë institucionet e saj brenda teritorit të  Kosovës,si pjellë e saj lindi fusnota,e cila  do të hiqet,nëse institucionet tona do të gjejnë program nacional dhe të i përvishen punës të i pamundësojnë Sërbisë të i mbajë institucionet brenda teritorit tonë,atëherë kjo fusnotë  do të bëhej fluskë bore që do të shkrihej brenda natës,asesi ajo fluska që dikush  mendonte se do të shkrihej në këtë mars.Fusnotën e solli problemi i  Mitrovicës,kur ky problem të zhduket fusnota dhe rezoluta 1244 nuk do të jenë më.Sërbët e kanë inicuar këtë problem qysh moti!Më kujtohet që moti,kur kërkohej ndërrimi i emrit të Mitrovicës,sërbët kërkonin që Mitrovica të pagëzohet Mitrovica e  Titos!Përse e bënin ata këtë,a thua e donin sërbët Titon?Asesi,por ata  donin të lenin një nyje:Nëse iu vjen koha që  Kosovën nuk do të mund e mbanin të pushtuar,të mbahen në këtë nyje!Problemi i  Mitrovicës pas luftës së Kosovës,u krijua si problem artificial i ndikuar nga qarqet e huaja,në radhë të parë nga  Bernard Kushner.Rezoluta 1244 obligon kthimin e  Mitrovicës,por për të e kthyar atë në gjirin e vet shqiptarëve u duhet një program nacional.Rezultatet tregojnë se titullarët tanë nuk janë të pregaditur në rangun politik të e zgjedhin këtë problem.

Këtë mangësi e ka nuhatur  Sërbia dhe nga gjitha rrugët,ka nisur çetnikët e vet të armatosur,të cilët qendrën e grumbullimit e kanë në Mitrovicën e veriut,dhe po mbajnë peng këtë vend.Si rezultat i këtij pengu të dhunshëm,qytetarët shqiptarë atje kanë mbetur refugjat në tokat e veta!Ne themi refugjat,edhe pse ata janë edhe më keq se refugjatët,nga se janë të kërcënuar në shtëpinë e vet,kurse refugjatët në BE,janë të mbrojtur me ligj.Është dashur,apo nuk është dashur shqiptarët të futen në këtë dialog me  Sërbinë?Ndoshta presionet e të huajëve do të i detyronin,por ne kemi pasur shumë fakte që Sërbinë të e kushtëzojmë deri te dialogu.Ajo fillimisht duhej të u kërkonte falje shqiptarëve për dëmet  që u ka shtuar,për masakrimin që bëri pa mëshirë mbi qytetarët e pambrojtur,të ua paguante dëmet që ua ka shkaktue,sepse ka djegur dhe helmuar tërë hapësirën e Kosovës,të jepte llogari për të pagjeturit ku i zhduki pa gjurmë tani 13 vite?...Vetëm atëherë do të mund të fillonte një dialog teknik,asesi politik.Ne shqiptarët shpesh ishim dorëlirë dhe të tillë u treguam edhe tani.Bie pyetja:A ka ndodhur harmagedoni i Kosovës me pranimin  e fusnotës?Unë mendoj se jo,ne kemi kohë dhe mundemi të arrijmë aspiratat tona,por duke u bashkuar në një mendje,duke iu përveshur të gjithë punës për të njejtin qëllim.Për të mbajtur Mitrovicën,sërbët  e ftonin në ndihmë Rusinë,ky ishte mësim nga titullarët e Sërbisë,ashtu si mund Kosova të bashkohet me Shqipërinë,e cila nuk arrihet me britma dhe marshim nga kufinjët ,por me punë e mençuri.BE e pa të arsyeshme që më mirë Sërbia të drejtohet drejt tyre,sesa të niset në drejtim të Rusisë dhe ia hapi këtë ofertë.Kjo nuk do të thotë se  Sërbia do të futet automatikisht në BE,duhen edhe shumë kushte dhe biseda.

Brukseli ka dërguar sinjale se kjo nuk do të ndodhë deri në fund të vitit 2012. Megjithatë, është më reale të pritet që negociatat midis Serbisë dhe BE të fillojë më së më së shpejti në janar të vitit 2013.Rreziku qëndron mu këtu:Sërbia do të duhet në rrugën drejt BE,të bisedoi edhe shumë me Kosovën,andaj frika më e madhe e qytetarëve tanë është se titullarët tonë do të rrëshqasin në bisedime politike,ku nga diplomacia e regjur dhe e stërvitur serbe,ne do të dalim humbës.Mitrovica është problemi më i madh për dy palët.Sërbët kërkojnë

që nga rezultati i bisedimeve Mitrovica të mbetet e tyre.Ata synojnë që tokën tanë të e shpallin një lloj federate,edhe pse mund të e quajnë me ndonjë emër tjetër,për të pasur sukses mashtrimet e tyre.

 

Rezoluta 1244 do të përdoret si kërcënim i vazhdueshëm iSërbisë për të arritur Mitrovicën,pse jo edhe kërcnim i bashkësisë ndërkombëtare, nëse Kosova të bëjë lëshime të radhës gjatë zhvillimit të bisedimeve.Parullat pamarrë parasyshë nga vijnë,me cilësimin se shqiptarët janë antievropian apo antiamerikan,janë të errëta dhe qëllimkqija.Nuk besoj të ketë shqiptarë normal që mund të jetë antiamerikan,por as antievropian,e vërteta qëndron se në mbrojtëjen e Kosovës,partitë tona kanë mendime anti partiake shqiptaro-shqiptare.Për të zgjedhur problemin e  Mitrovicës,shqiptarët duhen të jenë të bashkuar,të  gjejnë koncept dhe veprime organizative të përbashkëta.Me mendimet e kohes së monizmit nuk mund të hyhet në zgjidhjen e çështjes madhore,me etiketime të ndryshme ndaj njëri tjetrit,nga të pjekurit në kokë se unë di dhe ai nuk din,pastaj ai duhet të heshtë,lindin përqarëje,urrejtëje nga të cilat dalim humbës.

NE vlerësojmë se, të gjithë shqiptarët duhet të jemij pranë njëqëndrimit  se aspirata historike e popullit të Kosovës për integrime mund të arrihet vetëm duke i forcuar institucionet e pavarura të vendit, demokracinë dhe pavarësinë e vendit brenda dhe në raportet ndërkombëtare.Sërbia si gjithnjë lakmitare,edhe pas luftës nga e cila doli humbëse,sërish ëndërron të shkëputë pjesë nga trojet tona,si lajkatare,gënjeshtare që është,ajo  në BE do të ia del gjatë bisedimeve të rrejshme të hutoj disa nga BE,që as ëndërr nuk e kanë parë çfarë demagogjie të fortë ka Sërbia.Shqiptarët duhet të jenë të matur në çdo hap që hedhin në bisedime,nga se çdo rrëshqitje,çdo lëshim mund të humbas.Nëse ne vazhdojmë me lëshime,patjetër edhe BE,do të bëjë lëshime mbi kurrizin tonë,askush nuk të mbronë gjëthnjë,nese nuk provon  të mbrohesh vet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora