Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Dibrani: Atdheu i ëndrrave të mia

| E hene, 12.03.2012, 08:12 PM |


Atdheu i ëndrrave të mia

 

Luan (Asllan ) Dibrani

 

Malli i tokës, malli i nënës,

Me thërret në gjumë. O  bir !

I thërras edhe unë  nënë!

Malli i tokës  peshë,po më qon

Rri dhe mendohem  e llafosem

Me nënën,  e me tim at , në atë botë

Me ta i shijoj cicërimën e zogjve

Gurgullimën e kroit

Me ta  eci fushës  dhe maleve të trëndafilta

Me ta pijë ujë të freskët dhe marrë aromën e luleve

Me ta  me zënë muzgu i errësirës  dhe agu i mëngjesit

Fluturoj atje, ku së pari fluturoi shqiponja,

Çdo herë me bindjen se do të jetë i fundit shtegtim.

Shtegtimet ,ikjet  i kujtova

Alfabetin  e shkrim leximin ku e mësova

Ngrihem  në mesin e errësirës së natës

E shoh se s'jam në  vendin tim

Atëherë fillon  vaj , i qullosur me lot

I thyer në shpirt,  e trupi me dhemb

Ikën kaq vite , me ëndrra në mërgim

Për ty vendin im.

Unë do të dua përgjithmonë emrin atdhe ,

Përgjithmonë  do të jetë emri yt

Fole në zemrën time

Në ty kam lindur , dhe do të rroj  për ty

Edhe ëndrrat e këqija  do i përballoj

Ty do të dua   dhe për ty do të vdes

Atdheu i ëndrrave të mia.

 

Shtutgard Gjermani Mars 2012