E enjte, 25.04.2024, 06:06 PM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Hop...hapi tjetër?

E diele, 11.03.2012, 03:59 PM


Hop...hapi tjetër?

 

Pak kujt në Kosovë do ti interesonte trilli politik i qeverisë Thaçi, se koncesioni politik ishte i domosdoshëm dhe se humbja e republikës me marrjen e fusnotës, kinse ka shpëtuar vendin nga izolimi.

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Tashmë nuk është e pa kuptueshme se Qeveria e Kosovës totalisht është e varur nga instanca të tjera faktike, ajo po i nënshtrohet gjithnjë e më shumë presionit të faktorëve të jashtëm, dhe pak po interesohet të mbivendoset në faktorin e brendshëm.

 

Tentativa për ta reduktuar sovranitetin e shtetit nga qeveria janë provuar disa herë, jo në mënyrë të vetëdijshme, me akte politike, por më skandalozi mbetet akti i zëvendësimit të republikës me fusnotë.

 

Qeveria do të duhej qe nga shpallja e pavarësisë dhe sovranitetit të vendit, të ndërgjegjësohej moralisht, dhe jo të bije moralisht, siç ka ndodhur të dorëzohej para presioneve dhe veseve të saja egoiste. Janë treguar të parezistueshme në të gjitha insiativat për të rritur sovranitetin në favor të shtetit.

 

Madje kjo qeveri duke mbet e paaftë në shumë aspekte, përballë shumë problemeve qe i parashtron realiteti ekzistues në vend, ka zgjedhur të sakrifikoj sovranitetin e shtetit dhe jo pushtetin e vet. Përkatësisht duke mos u përballë me zgjidhjen e problemeve ekonomike qe janë më kruciale në vend, qeveria më parë po zgjedhë të përballet me lehtë duke bërë koncesione në dëm të shtetit dhe ne dobi të pushtetit të saj. Të sqarojmë, se janë bërë ligje, por akoma vazhdojmë të jemi të nënshtruar nga padrejtësia qeverisëse, madje kjo qeveri nuk kontrollohet dhe për më keq është bërë e pakontrollueshme.

 

Shoqëria duhet reagoi ndaj pakontrollit të qeverisë, e cila nga egoizmi i saj ka shfaqur edhe grindjet qe i ndajnë politikisht aspiratat për interesin e vërtet të vendit.

 

Po të mos ishte aspirata dhe interesi për vendin nuk do të kishim një shoqëri racionale dhe mbase nuk do të kishim sepse dikush do të duhej të qeverisë. Kjo kurdisje politike nga faktorë të jashtëm dhe nga një qeveri e papërgjegjshme i shkakto të këqijat e mundshme shoqërisë, dhe çdo angazhim që çon në një reflektim rreth mundësisë për të krijuar shtetin e të drejtës dhe të ligjit duket një aventurë fiktive. Shoqëria shqiptare duhet të sfidohet nga vetja e saj, në mënyrë që të mos lejohet aventura politike në kurriz të saj siç po ndodhë deri më tani.

 

Qeveria e Kosovës sikur është përpuqur të trajtoj shumë probleme në sferën e dialogut teknik me Serbinë.  E në fakt po të ishte në të vërtetë një trajtim i tillë teknik i bisedimeve apo të dialogut teknik, ne në këtë dialog mbase do të kishim përfaqësues-ekspert të fushës teknike! Ndonëse, ka ndodhur e kundërta qe në këtë dialog të ashtuquajtur teknik kemi pasur vetëm përfaqësues të politikës. Pra, justifikimi për dialog teknik me Serbinë, ishte më shumë hedhje e një pluhuri të dendur para qytetarëve të Kosovës.

 

Tani kur kemi disa marrëveshje “teknike” dhe jo me pak se një marrëveshje fare politike, ku Kosova do të përfaqësohet në disa nisma ndërkombëtare me një fusnotë (që në kuptimin politik është një reduktim i shtetësisë dhe asgjë më tepër). Pak kujt në Kosovë do ti interesonte trilli politik i qeverisë Thaçi, se koncesioni politik ishte i domosdoshëm dhe se humbja e republikës me marrjen e fusnotës, kinse ka shpëtuar vendin nga izolimi.

 

Po në ç’izolim ka qenë Republika e Kosovës?... A ishte në të vërtetë ky izolim i Serbisë nga përfaqësimi i Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër sa e izolonte Serbin, pjesëmarrja e Kosova në këto përfaqësime rajonale?.

 

Kjo e fundit duket se e ka shqetësuar mjaftë Serbinë dhe mu për këtë ajo është angazhuar tej mase qe të ndërkombëtarizoi këtë shqetësim, dhe pa shmangshëm se këtë problem politik e futi në agjendë, në dialogun teknik me Kosovën.

 

Është turp qe ky dialog me Serbin të quhet akoma si dialog teknik, kur në të shumtën e rasteve ka zhvillime politike, e përderisa qëndron kryeneç turpi i një qeverie që vazhdon ta mbaj ne diskursin e saj si dialog teknik, më qëllim qe të mos ketë reagime të forta politike në vend, me çfarë do të mund të rrezikohej pushteti i saj përfundimisht.

 

Fatkeqësisht kështu siç po ecën do të jemi dëshmitar qe edhe i një koncesion të ri, për veriun e Kosovës që pritet të ndodhë nga kjo qeveri, e cila nuk po tregohet e vendosur qe të mos ketë të tjera plan për veriun, nga ai plani aktual i Ahtisarit.  Çfarëdo plani i ri dhe tjetër për veriun jashtë planit të Ahtisarit, do të ishte një fatalitet politik për Kosovën, pasi që qeveria e Kosovës ka akumuluar mjaftë kohë dhe hapësirë të disfavorshme dhe kjo assesi nuk i përgjigjet klauzolës së një kontrate me qytetaret e saj, qe vendi të funksionoi me gjysmë legjislacione dhe institucione.

 

Të saktësojmë se çfarëdo implikimi politik, i justifikuar si deri më tani dhe jashtë planit të Ahtisarit për veriun e Kosovës do ta shpartallonte qëndroshmërin politike në vend dhe do ta qonte vendin në një krizë politike e cila vështirë se do të mund të menaxhohej pa humbje më të thella...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora