Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lis Bukuroca: Kukullat e përgjakura

| E diele, 11.03.2012, 03:57 PM |


Lis Bukuroca

 

Kukullat e përgjakura

 

(Fëmijëve të mbetur bonjak,

që etërit e tyre, ua vranë nënat...)

 

Ata panë  nënën

Të kapur për flokë:

Të goditur me shqelma

Të përplasur për tokë

 

Ata panë babin

Nofull shtrënguar

Me sharje e piskama

Si shtazë tërbuar

 

Ata vogëlushë

Në qoshe duke qarë

Lot mbi faqet t’ skuqura

Kokën poshtë varë

 

Ata fëmijë

Me frikën në gjak

Me kokë të mbuluar

Të mbetur bonjak

 

Ashtu si te kafshët

Njerëz të butë dhe të egër

Të etur për gjak

Ka gjallesa të pa zemër