E enjte, 28.03.2024, 01:58 PM (GMT)

Kulturë

Dy poezi nga Adem Zaplluzha

E hene, 12.03.2012, 07:11 PM


Adem Zaplluzha

 

 

NË MAJAT E BALADAVE

 

Ky kor këndesash

S’di të ndalet askurrë

Era i shtrembëron nofullat

Në majat e plepave

Frika i konverton gjethet

 

Nën këmbët e lakuara të urës

Ende flenë zogjtë e natës

Asnjë kalimtarë s’ndalet

Të pi një gllënjkë ujë

Nga gjethet e kalbura

 

Kjo erë e flamosur

Po i kafshon mollët në degë

Teposhtë malit zbresin

Kolonat e ujqërve

Duke kafshuar

Koren e dheut

 

Gllënjkat e trishtimit

Nuk ndalen dot

Kambanat s’e pushojnë vajin

Diku në majat e baladave

Lindin shpresat e Atdheut

 

 

QAFA E PLAGOSUR E DITËS

 

Kur nuk kanë se çka të bëjnë njerëzit

Pyesin për të rreshurat

Çafkat e sëmura

Nga flokët e thinjura të reve

Këpusin nostalgjinë e shiut

 

Dita si çdo herë

I bie daulleve të luftës

Deri sa daulltarët flenë

Nën hijet e mështeknave

Heshtin serenatat e mbrëmjeve

 

Dikurë vonë

Kur dielli ikën nga majat

Hijet zbresin ta shuajnë etjen

  rrënjët e Atdheut

Dëgjohen thirrjet e lashta të Lekës

 

Ushtarët dhe prostitutat

Shndërrohen në melankoli

Gjeneralët i këpusin  paletat

Nga qafa e plagosur e ditës

Pikon rrëshira e trungjeve



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora