Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tre poezi nga Xhevahir Cirongu

| E diele, 11.03.2012, 03:33 PM |


Tre poezi nga Xhevahir Cirongu

 

(Po dërgoj, veç urimit të 78-vjetorit të Asllan Ademit, edhe urimin e katër vjetorit të Pavarsisë  së Kosovës  martire.)

Asllan Ademit- Prishtinë

 

Vrapojnë  vitet tek viti 78-të

Me qindra urime, kaltërsi deti,

Petalet e viteve do rrinë

Aty për jetë

Pranverë zemre, Asllani do ketë.

 

Ai burrë me thinja i heshtur vështron

Vitet në krahëor të fshehura i rrinë,

Urimi i fjalëve në përvjetor pavarsie

Kosovës e Asllanit i shkojnë në Prishtinë.

 

Buqeta e luleve Mimoza

Në shpirt do çelin përherë,

Le të jetë dhe vargu im

I përjetshëm për vitin 78-të.

 

Durrës,25/02/2012.

 

Për ty  dashuri

 

Në sytë e t’u –  gjithësia

Në gjoksin tënd – ngrohtësia,

Në ballin tënd - bukuria

Zemrat na i bashkoi – dashuria.

 

Qyqet

 

Kur vjen pranvera - qyqet këndojnë

Kur vjen vjeshta – qyqet vajtojnë,

Motër pa vëlla – qyqet ku shkojnë?

Në një degë lisi – rrinë e vështrojnë

Në një degë thane – lotët u vërshojnë

Pa më thoni: ku qyqet shtegëtojnë!.....

 

Durrës,24/02/2012