E premte, 17.09.2021, 11:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Lek Mrijaj: Krijimtaria e poetës Zahide Marije Bajrami- Ukaj

E diele, 11.03.2012, 03:44 PM


Krijimtaria e poetës  Zahide Marije Bajrami- Ukaj

 

Jeta Artistike e Poetës dhe aktivistes kombëtare Shqiptare

 

Nga Lek Mrijaj

 

Zahide Marije Bajrami- Ukaj është e lindur me 18 mars 1944, në fshatin Sfircë, Komuna e Medvegjes. Familja e Zahide Marije Ukaj u shperngul nga Medvegja për ne Gjilan ne vitin 1956, ,kur ishte nxënëse e  kl.III, fillore.Menijiherë Zahide Marije Ukaj filloi të merret me krijimtari qe nga mosha femijërore pra me poezi ku kishte nje imagjinatë te shkelqyeshme pra që nga klasa e VI, e viteve 1959.

 

Poezin e parë Zahide Marije Bajrami- Ukaj,ia kushtoj Nënës se saj e cila ndërroi jetë qysh kur ishte ne shkollën fillore ,vazhdoi shkollën e mesme normale ne Gjilan mirpo per shkak te rrethanave te tjera politike dhe kushteve te tjera specifike nuk ja arriti ta perfundoj normalen.

 

Menjiherë pas nderprerjes se normales Zahide Marije Bajrami- Ukaj u vendos ne mardhenie pune si arsimtare neper fshatrat e shkollave te Anamoraves se Gjilanit.

 

Në fshatin Skiftera punoi ne vitin 1964 deri me 31.Gusht.1966,madej punoi si mesimëdhenese ne Fshatin Stubëll prej 01.Shtatorit.1966 deri 31.Gusht.1968,u perjashtua nga puna e mesimdhensës jo pse ishte e pa diplomuar por pse u martua me vetë deshiren e saj me një Shqiptar te besimit katolik ne te cilen mburret me plotë krenari qe e ka berë një veprim te tillë ku i falenderohet Zotit qe ka shtepinë perplotë me djem nipa dhe mbesa  pra ishte e padeshiruar dhe e diskriminuar nga pushtetaret ne atë kohë per ketë veprim qe e bëri

 

Qe nga ajo ditë Zahide Marije Bajrami- Ukaj,e pushuar nga puna nga pushteti I djallezuar komunist  është amvise e perkushtuar ndaj familjes bashkeshortit femijve  por edhe me shkrime dhe poezi kurr nuk është ndalur.

 

Zahide Marije Bajrami- Ukaj,ka botuar 3 permbledhje poezish,

 

1.Vula në Kurorën e Gjallë 1995 me motive biblike.

2. Djepi i Ilirisë, me 1996 me poezi atdhetar dhe patriotike te ndryshme.

 

Zahide Marije Bajrami- Ukaj, filloi te merret me politikë që nga vitet me te veshtira te kauzes sonë kombetare per liri çlirim dhe shtetësi te Republikës se Kosovës ne te cilen Zahiden-Marijen e mundonte tej mase situata dhe veshtiresitë politike ekonomike torturat rrahjet masakrimet ndaj populates sone Shqiptare nga ana e pushtetit djallëzor policor dhe ushtarak serbo-karapatian detyrimisht u kyq ne politike pra te merrej me aktivitete politike duke i kontribuar sado pak situates politike  pra qe ne  vitet 1990.

 

Zahide Marije Bajrami- Ukaj,ushtron postin e kryetares se LDK-së që nga viti 2000, në fshatin Stubëll,është edhe anëtare e kryesisë së LDK-së, Dega në Viti. Me vite te tera ishte deputete e asamblesë Komunale në komunën e Vitisë.

 

Edhe në zgjedhjet  e fundit Zahide Marije Bajrami- Ukaj,kishte  fituar votat e mjaftueshme per deputete ne asamblenë komunale te Vitisë,por ajo nuk pati  mundësi ta ushtroj këtë post,pasi ju keqësua gjendja e te dashurit te saj pra bashkëshortit .

 

Zahide Marije Bajrami- Ukaj,akoma eshte aktive ne qdo manifestim ,qoftë kombëtarë, fetar apo politik e kulturor…

 

Jeton    fshatin Stubëll te Vitisë por edhe ne Grac të Austrisë, ku edhe atje nuk me mungon aktiviteti saj.

 

Është edhe  këshilltare e SH I H K Stublla- Austri. etj etj.

 

Zahide-Marije Ukaj i deshirojmë shendet dhe jetë te gjatë e te lumtur me femijet-familjen nipat dhe mbesat e saja .

 

Poezitë e krijuara nga z. Zahide-Marije Ukaj

 

Mot me shi

 

Mot shumë i vrërët

Besa dhe me shi

Ma humbë disponimin

Me shkuar poezi

 

Zahide Marije

Mos u zhyt në mëkat

As Zotin në Qiell

Nuk po e len rëhat

 

Shumë po ke telashe

Me stinët e motit

Mos u përziej shumë

Kjo është Dora e Zotit

 

Hajt bre hiqmu qafet

Këte edhe vet e di

Po më humbi ideja

të shkruaj poezi

 

Lem të qetë të lutem

Mike e dashur Havë

Mos m´u lajmëro fare

Te unë- n´ këtë javë

 

Kam hallet e mia

Besa po harroj

Pleqëria e bën të vetën

Edhe unë gaboj

 

Zotit si përzihem

Në punët e Tij

Ai më ka falë dije

Me shkuar poezi

 

Ja, u zhduken retë

U kfjellue moti

A po e shef- moj Havë

Nuk me denon Zoti

 

Medvegjas Kodralia

 

Të kujtoj nip i dashur

Kurrë nuk të harroj

Me shpirt e zemër

Kater Vjetorin e Pavarsisë

Me kënaqësi ta uroj

 

Zemrat tona - nuk mund të na i ndajnë

Kurrë e përjetë Kufijt e Megjes

Krenohemi gjithmonë-kudo që jemi

Trojet e Medvegjes- ne´ zemërat tona i kemi

 

Mos t´ i harrojmë Trojet Tona

Atje lulëzon shqipëtaria

Kush i mohon këto treva

Do t´i mallkon Historia

 

Shumë herë më pyesin:

Na trego Zahide Mari

Cilen e don më shumë

Kosoven e dashur. apo

Medvegjen nën Sërbi ???

 

U përgjigjem pyetjeve- me plotë krenari

Medvegja është Toka ime

Kosova, është Vendlindja dhe Atëdheu

I fëmijëve të të dashur të mi

 

Ne nuk na pengojnë

Kurrë kufijtë e megjes

Fëmijtë e mijë. ndihen shumë krenarë

Që janë me shpirt e zemër

Nipat e M E D V E GJ ë S

 

Jabllanica ime e dashur

 

Medvegjë e dashur

Rrënjë e I L I R I S Ë

Urime nga zemëra

Katër Vjetorin e Pavarësisë

 

Medvegjë Krenare

Me ty jem të bashkuar

Edhe Bijtë e Tu

Për Kosovë- janë flijuar

 

Një nder ta ishte

Dëshmori nga Kapiti

Me emërin e bukur

Florim Rrahman Rushiti

 

Mëkat i Madhë

Me i anashkaluar këto Troje

Bijtë e tu Medvegjë

Ranë në Altarin e Lirisë

Për Kosovën Arbërore

 

Sa të kam jetë e mot

Kurrë s´kam me të harruar

Me vargun tim nga zemëra

Për Ty kam me dëshmuar

 

Urime Ditlindjen

 

Me të gjitha të mirat në jetë

Ngutu e rritu Flori

Të bëhesh President

I Kosovës Tonë të vërtetë

 

Rritu sa ma shpejt

po te lutet dada

Bëhu i fuqishem

Me i heqë këto barikada

 

Më trego Flori

Qka po të pys unë

Bbai a nëna

Cili të don më shumë ???

 

Besa unë mendoj

Diqka krejt tjetër

Të don Lokja Vera

Dhe Babloku Pjetër

 

Të dua shumë Flori

Të përshendesë më këtë poezi

Urime Ditlindjen tënde

Me Kosovën Pavarësi

 

Gëzuar ! Gëzuar !

Plotë shendetë në jetë

Bashkë me Kater Vjetorin

E pavarësisë së vërtetë

 

Dëshmorëve të Lirisë

 

(me rastin e Katër Vjetorit të Pavarësisë )

 

E flijuat jëtën

Në kohën më të vështirë

Për Kosovën Kreshnike

Të kemi Shtet të lirë

 

Bac Adem Jasharin

Komandantin Legjendarë

E kujton gjithëmonë

Kombi Ynë Shqipëtarë

 

Ti nuk ishe vetëm

O Baca Adem

Pranë vetës i pate

Shumë vajza e djemë

 

Në këtë Ditë të Madhe

I kujtojmë Dëshmorët e Lirisë

Gjaku i tyre i njomë

Na e solli Lirinë e Kosovës

Flamurin e Pavarësisë

 

Ju që iu bashkangjitët

Globit Qiellor

Urime Katër Vjetorin e Pavarësisë

Nga ky lëmësh tokësorë

 

U shejtërua gjaku i juaj

O Dëshmorë të Lirisë

Mbi Varrezat Tueja Valon

Flamuri i P A V A R ë S I Së

 

PSHDK-ë

 

Të kujtoj në këtë ditë

Me plotë përkushtim

Krahu Djathë i LDK-së

Me Dr. Rugovën trim

 

Ky Lider sot na mungon

Por, nga Qielli na shiqon

Na don shumë- na përqafon

Lutja e Tij- kurrë s´na mungon

 

Urime ! PSHDK-ë , Katër Vjetorin

Ditën e Pavarësisë

Lulëzo ënekënd botes

Me Vyrtyte t´Krenarisë

 

Urime ! baca Mark Krasniqi

Këtë Ditë të Madhe të Kombit Tonë

Lusim Zotin, dhe Dr. Rugovën

T´ na e bekojnë gjithmonë Kosovën

 

Gëzuar ! Gëzuar PSHDK-ë

Bashk me motren LDK-ë

I lus nga zëmëra të gjitha partitë

Tër Kosoves. me i dhënë dritë

 

Të bashkuar për gjithmonë

Krenari për Kombin Tonë

Rrnofsh Kosovë

Nënëlokja Jonë !

 

Parti me vlerë

 

PSHDK, parti me vlerë

Me LDK-në Aletate perherë

Vlerat e jueja kush i mohon

Është një Zot, që nuk harron

 

Dy parti -motra binjake

Të pa luhatura në vendime

Në qdo shtet- ndertojnë konaqe

Po e lulëzojnë Kosoven Trime

 

E dua shumë LDK-në

PSHK-në se la pas dore

E bekuar qoftë përgjithmonë

Sa t' kem jetë n' këtë Tokë Arbërore

 

Këto dy motra-të binjakzuara

U beren ballë stuhive t' motit

Para armikut- kurrë jo të gjynjuzuera

S' iu friksuan- Flakes Barotit

 

Këto parti-motra binjake

Plotë rrespekt, meritë e vlerë

I dhanë Kombit- Lavd e nderë

 

Gelozia

 

Gelozi moj gjelozi

Shumë kujt jetën ia shkatrron

Po të përbej në Perendi

Shpirtin tim - pse ma mundon ?

 

S' të kam faj moj gjelozi

Poezisë time i ke zili

Vargu im. është i lirë

Kudo në botë të fluturon

Askujt zemrën s' ia helmon



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora