E premte, 19.04.2024, 01:58 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Në vija të trasha ose në linja të përgjithshme...

E diele, 11.03.2012, 03:55 PM


Nga Agron Shabani

 

Në vija të trasha ose në linja të përgjithshme...

 

Duke menduar ne shtetët nacionale dhe ideologjike si "revolucione prej së larti" dhe në shtetët qytetare dhe demokratike si ´revolucione moderne ose bashkohore´:

 

Siç dihet, marëshimet dhe invzionet e njohura ushtarake ose luftarake të Napoleon Bonapartës  në vende dhe rajone të ndryshme të Europës Qëndrore, Rusi, Azi, Afrikë,Spanjë etj.Tek popujt dhe vendët e ndryshme të kontinentit të vjetër europian dhe me largë atëbotë pos tjerash, i kishin nxitur dhe stimuluar edhe patriotizmin e zjarrtë shtetëror dhe nacional. Përkatësisht, ringjalljen e e vetëdijes dhe ideologjisë së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike në këtë sfond.Duke i nënkuptuar këtu historizmin dhe ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike.Kjo sidomos tek populli ose kombi i madh gjerman i cili në kohën e sundimit të Napoleonit, gjegjësisht, që nga viti 18o6 e gjer në vitin 1815, ishte i ndarë dhe coptuar në 38O të të ashtuquajtura "shtete " ose "principata të pavarura". Ndërkaq, nga viti 1815 dhe gjer në vitin  1849, respektivisht, 1871, gjermanët ishin të ndarë ne "35 shtete" ose "principata të pavarura" dhe në " 4 qytete të lira" ose "neutrale". Dhe, kjo pra deri me ngritjen dhe themëlimin e "Reichut të Dytë Gjerman" (nën Otto von Bismarkun) me 1849-1871.Kur gjermanët dhe Gjermania me në fund u bashkuan si shtet dhe si një komb i madh (çfarë janë në të vërtetë) përmasash ose dimenzionesh të njohura kontinentale dhe interkontinentale.

 

Ndërkohë që " Reichu i Parë Gjerman"  ishte ngritur dhe themeluar në kohën e Karlit të Madh (Karl der Große ) gjatë vitëve 8OO-834 në mesjetë.

 

Se këndejmi, grofi( baroni) i njohur Valentin von Stein dhe kancelari i atëhershëm i ish Mbretërisë së Prusisë, Karl August von Hardenberg thuhet të kenë qenë arkitetktët ose instruktorët e parë ose kryesore të "Aleancës së Rajnës" (18O3-18O7) nga e cila do te lindnin si te thuash idealet,vizionet dhe konceptët e para shtetërore, nacionale dhe reformatore në domenin e rregullimit të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik të ish Mbretërisë së Prusisë. Gjithnjë duke menduar në reformat e njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Valentin von Steinit dhe Karl August von Hardenbergut që sollën edhe betejen (luftën) e njohur të Leipzigut me 1813. Të njohur si "beteja dhe fitorja e popullit" ( kundër ushtrisë së fuqishme të Napoleon Bonapartes)  me 1813 ne Lepzig të Gjermanisë.Ndonëse, pa i harruar këtu edhe luftërat ose betejat e njohura të Trafalgarit ( me 18O5) dhe Vaterlosë (1814). Respektivisht, fitoret e njohura të "forcave të koalicionit të madh" ne luftë kundër Napoleonit nën komanden e admiralëve dhe gjeneralëve të shquar gjermano-anglez si Nelson, Welington, Blücher dhe të tjerë. Duke shënuar në këtë menyrë edhe fillimin e fundit të forcës ose fuqisë së pakontestuar ushtarake dhe politike të  ´L´Grande Nationit " francez ( Francës) në  kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale gjatë kohës së sundimit të Napoleon Bonapartës .Gjegjësisht, përmbysjen e Napoleon Bonapartës dhe  ´frytëve´të njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti në vitin 1814 dhe 1815. Kjo donë të thotë se Napoleon Bonapartën dhe ´ frytët ´ e mesipërme të Revolucionit të Madh në Francë asokohe i përmbysën nga pushteti shtetët e njohura anëtare të "koalicionit te madh" ushtarak dhe politik në bashkëpunime të ndryshme eksterne dhe eksplikative me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.

 

; Me 1815 se këndejmi, u ngrite dhe themelua e ashtuquajtura "Aleanca e Shënjtë" ose "Pentarkia e Madhe" si rezultat i vendimëve të njohura të vendëve anëtare të " koalicionit të madh " politik dhe ushtarak kundër Napoleon Bonapartës në "Kongresin e Vjenës" të mbajtur në po të njëjtin vit, 1815.;

 

Ndryshe nga kjo "Kongresi i Vjenës" dhe themëlimi i mevonshëm i "Aleancës së Shënjtë" ose "Pentarkisë së Madhe" në këtë drejtim asokohe pos tjerash , fuqitë e atëhershme politike dhe ushtarake brëndapërbrënda "koalicionit të madh" i kishin ndarë  në dy  "blloqe" ose "tabore" të ndryshme  politike, ushtareke,konceptuale, ideologjike etj.Përkatësisht, në "bllokun liberal" dhe utilitar të përbërë nga Anglia( B.Madhe), Papati në Vatikan,Franca, SHBA-së etj. Dhe në "Bllokun konservativë" dhe "ideologjik" të përbërë nga Rusia, Prusia dhe Austria.Për të vazhduar kështu me një varg kongresësh ose sistemësh të tjera politike, ideologjike,fetare, ushtarake dhe diplomatike për shumë vite ose dekada me radhë.Gjegjësisht, me " Kongresin e Aachenit" me 1818, "Kongresin e Opavës" me 182O, "Kongresin e Lubjanes" me 1821, "Kongresin e Veronës" me 1822 dhe kështu me radhë.

 

Për  me tepër ndërkaq, për dallim të të ashtuquajturit "bllokut konservatorë" ose "ortodokso-ideologjikë" të Lindjes ( Rusisë) dhe Europës Qëndrore të inicuar dhe ideuar asokohe nga carët(mbretërit) e atëhershëm të Rusisë si Aleksandri I-rë, Aleksandri II-të, mbretëresha Katarina etj. "Blloku liberal" dhe utilitarist i kryesuar nga Britania e Madhe, SHBA-se etj. Në radhë të parë ndodhej i identifikuar nga personalitetit e shquara të udhëheqësit (liderit) të atëhershëm britanik, George Canning dhe homologut të tij amerikan, Monroe.Të cilët atëbotë i kishin refuzuar në menyrë kategorike ( me forcë) konceptët ose teoritë e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të Rusisë cariste dhe "aleatëve të saj" të "bllokut konservator" ose "ortodoks" mbi "ndërhyrjen" dhe "solidaritetin e përbashkët politik dhe ushtarak" të "Pentarkisë së Madhe" në të gjitha vendët e ndryshme anëtare  ose nënshkrues të "marrëveshjes" ose "traktatit" të njohur ushtarak dhe politik  të "Aleancës së Shënjtë" dhe "Kongresit të Vjenës" me 1815. Duke i quajtur dhe kualifikuar në këtë kontekst sugjerimet dhe  "rekomandimet miqësore" të Rusise, Prusisë, Austrisë etj. Si ndërhyrje në punët e brëndshme dhe cenim flgrant të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të njohur shtetëror, teritoril dhe politik të SHBA-së etj. ( Lëxo "Doktrinën" e njohur të presidentit Monro dhe Kongresit Amerikan me 1823.Së bashku me Deklaratën e njohur të Georg Canningut të Britanisë së Madhe kundër intervenimëve të jasthme në punët e brëndshme të Spanjës, Italisë, Portugalisë dhe vendëve gjatö vitit 1826 etj.).

 

Në këtë menyrë nepër etapat ose periudhat  e ndryshme të humanizmit, renesansës ,revolucionëve  dhe reformave të njohura politike,historike dhe ideologjike në Europë etj: Nga viti 182O dhe gjer në vitin 1848 do të shfaqen dhe manifestohen levizjet e njohura nacionale dhe liberale nepër vende dhe rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër europian dhe me largë si "Risorgimento" ose "Giovine Europa" të Giuseppe Mazzinit, Garibalidit ose Camilio Cavourit në Itali, "Levizja Ilire" në Kroaci nën udhëheqjen e Jurij Krizhanicit etj., levizjet e njohura në Spanjë dhe Portugali të Maria Kristinës, Don Pedros,Don Karllosit, Don Miguelit ose Maria da Glorias dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, vitët 1848 , 1849 , 1853, 1856, 1877,1877 etj. do të njihen me tepër si vite të  luftërave ose konfliktëve të ndryshme koloniale ose imperialiste , madje, si vite të ngritjes ose themëlimit të shtetëve  ose perandorive të ndryshme nacionale dhe ideologjike si "revolucioneve prej se larti" , të zhvillimëve dhe revolucionëve të njohura shkencore, industriale dhe teknologjike, të lidhjeve dhe  levizjeve  të ndryshme çlirimtare dhe patriotike në Shqipëri, Kosovë; etj (si "Lidhja e Parë e Prizrenit" me 1878 etj:etj.), Kroaci, Çeki, Poloni dhe kështu me radhë. Nga viti 1853 gjer në vitin 1856  se këndejmi, është zhvilluar lufta e njohur ruso-turke. E njohur si "Lufta e Krimesë". Në anën e Turqisë asokohe do të ndodhën Britania e Madhe dhe Franca për shkakt të projektëve dhe interesave të ndryshme strategjike, gjeopolitike dhe të tjera. Ndërkaq, gjatë vitëve 1877-1878 do te zhvillohej lufta tjetër ruso-turke për dominime,pushtime, sundime dhe influenca të njohura imperiale, hegjemone dhe kolonialiste në Ballkan dhe me largë.E cila do të perfundoi me "paqen e përgjakshme" të Shën Stefanit .Gjegjësisht, me revizionet dhe padrejtësite e njohura shteterore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike (kundër shqiptarëve sidomos) në "Kongresin e Berlinit" me 1878.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora