Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Neki Lulaj

| E diele, 11.03.2012, 02:55 PM |


Neki Lulaj

 

 

ZËRI I KULLËS

 

Mbi themelet e kullës

Së shembur ,flejnë kujtimet

Nga mllefi i barbarisë sh……

Nga nëntoka e eshtrave të patretur

Nga thellësia e themeleve të Arberit

Toka nxjerrë një zë.

 

Me tingujt e gjyshit dhe katragjyshit

Zëri kumbon

Kthehu biro në truallin  e të parëve

Përtriti themelet e kullës së vjetër

Se këtu darkuan dikurë

Thoti e Toti në  konakun tonë.

 

Këtu vështirë ishte

Por këtu jeta vlonte

E kulla nga zemra e dheut

Me dritaret e qiellit

Dhe qumshtin e zanave

Rrezet e diellit i mëkonte,…..!

 

 

GJURMËT

 

Nga largësia lexoj

Fytyrat e buta

E nga goja burojnë

Metaforat e urta

Urtakët……

Terrin e zbusin me fjalë

Diellin e kanë në  buzë

Vargun e kthejnë

Në hymn e në ninullë.

 

Lozonjarët

Ikin pa lënë gjurmë

Mbi gurë

Myshku i mbulon

Gjurmët e gishtërinjve

Të stërgjyshërve tanë

Që as në ëndërr

Ende nuk i pamë…

 

 

GURI I BEKUAR

 

Mbi gurin e strallit

Lexoj vargjet e pashkruara

Kur të parët tanë ishin këtu

Si një këngë e murosur

Në yllin e gjithësisë

Dora përkund Rozafën

E me gjirin e djathtë

Foshnjës i jep sisë…!

 

Buna e qetë krijonte

Linjat e fushave të blerta

Tufa e ëndërrave

Me mitete e pathyera

Deri ne fitore.

 

Digë e patundur

Vasalët shkëlqenin

Me rrobat e zjarrta

Deti as mallin

As dritën

As dashurinë

S’e ndali…!

 

 

HIJA

 

Hija i dha jetë

E u shndërrua në ngjyrë

Mbi xhamin e pathyer

Të kujtimit tone.

 

Bjeshka mori shpendin

Në gji strehoi zogun

E fluturimin kurrë se ndalën

Rrugëve të pulëbardhave

Edhe shtigjet në qiell

I mbyllën me therra….

Të m…….

 

Gjarpëri me shtatë krerë

I preu rrugën pagëzuesit

Dhe u fut nën rrasën e qiellit

I grabiste zogjtë

Ditën e kurorëzimit.

 

Sa gjatë thirrëm ne

Nuk e mbaj mend

O heeeeeej……..

Tërë natën u endëm

Me nga një fenerë ne dorë

Natën e Shën Bartolomeut.

 

Mëngjesi na gjeti

Me një kitarë në dorë

Kur buzëqeshi dielli

Shekulli thuri Himnin

E zogjtë  pa dëshmitar

Vunë kurorë..

 

 

ORË MURI

 

Shëpia bosh

Është shëmti

Parmakët e dritareve

Qajnë heshtjën pa nderprerë

Ora e murit troket

Mbi shtratin e qetësisë…

Myku dhe pluhuri

Shtratin e boshatisur e rritë..

 

Akrepat e orës

Nxjerrin lot

Pse nuk i

Numërojnë numrat

Por rrinë të shtangura

Duke e ngrirë heshtjen…

Si teja trarin e thatë..

 

Tiktaku ka marrë

Pushimin vjetor

Ku është dora e plakut

Që me çelësin magjik

Jetës

Mjegullës i bën roje..

 

Akrepi këputë lotin

Mbi sekundarë

Djersë si avull lumi

Si shtresë jete

Minuti u bë decenje

Ora u bë shekull

E shekulli kah po shkon

Duke u degdisur…

Mbi qiellin arbëror.

 

 

SI MOS TË JU URREJ
 
Si mos të urrej
E si mos të ju urrejmë
Ore torrollakë
Kur në portë na trokitët
Na u shtirët si lypsarë
Zhelamanë e varfënjakë
Gjakpirës pa gjak
Që na u bëtë bajraktarë!
 
E  ne ju ndihmuam
Si shiu tokën
Si dielli botën
Si qielli që shëndrit detin
Kurse ju u shtirët si „miq“
Meduzat e ishujve të Mërisë.
 
Shpejtë e tregut vetvehten
Se në majë të gjuhës
Ju mbajtet helmet
E gjarpërinjve të gjakut
Për ata që ju dhanë bukën
Fjalën besën dhe nderën.
 
U ndamë
Siç ndahen dy botëra
Një botë engjëjsh
Që dhurojnë
Dhe tjetra e xhindosur
Që gllabëron.
Shporruni ore të marrë
Kurrë nuk jua falim fajet
Gjakpirës gjaksorë mëkatarë
Nuk shuhet urrejtja
Pa u shtjerrë Buna
E Valbona pa u tharë.
 
As toka as lumi
As fusha as ajri
As kripa as buka
As fjala as besa
As të vdekurit
As të gjallët
Kurrë nuk do ta
Shuajnë urrejtjen
Për gjakpirësit
E shpirtit shqiptar.
 
 
KONTRAST
 
Kam kënaqësinë tënde
Ndjej krenari nga ky ajër
Zërin kur ta dëgjoj
Konstatoj
Se kontrasti nuk është plak
E largësia na ndanë
Kam frikë mos gaboj
Moisiu im urtak!
 
Më tremb
Rruga e gjatë
Mbi llavën e mjegullës
Mbi shtratin e lumit
Mbi amfiteatrin e kohës
Spërkatur me stërkala lotësh
Dhe me mykun e harresës
Jetës nuk i bëre lak.
 
Ndjehem sërish
Rob i lapsit të shkollarit
Armë drite mbi faqen e bardhë
Ngadhnjimtar para stuhive
Si legjendë e gjallë
Gjallëron e gjeneron
Në situatat koherente
Moisiu im fjalë pakë!
 
Baltën e bardhë
Mbi zemrat e zeza
Gjeneratorë mëkatesh
Që atentatin e fjalëve
E kanë ajër të ndotur
Që vjell ligësi
Si oxhaku i dëshprimit
Duke shkundur
Nga supet e vetullave
Baltën e mërisë së zezë.
 
Erdhe nga zemrat
Në lagjën shekullore
Bulevardeve të qiellit
Mënjanë shndrit mirësia
Në anën tjetër
Shtrihet dinakëria
Moisiu i strukur
Në gëzhojën e qëndresës
Heshtjen e engjëllit
E pat flori
Dhe veprën e bëri art.