E enjte, 25.04.2024, 06:08 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Njerëzit e mëdhenj dhe patriotët e kombit nuk vdesin kurrë...

E diele, 11.03.2012, 03:56 PM


Njerëzit e mëdhenj dhe patriotët e kombit nuk vdesin kurrë, sepse veprat e tyre mbesin si mësim për gjeneratat e ardhshme.

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish punëtor i Kombinatit Trepça

 

Ishte dimër i vitit 1973 Metalurgjia e plumbit por edhe Trepça si tersi i dërgonte punëtoret ne pushim dhe rekreacion ne për qendra rekreative,qe i kishte ndërtuar brenda Kosovës por kishte blerë kapacitete hoteliere edhe për tjerat republika te Jugosllavisë. Ne vitin 1973 nga metalurgjia e plumbit i dërguan disa punëtor për pushime ne Brezovicë ne mesin e tyre isha edhe unë shkuam dhe u vendosem ne hotel i cili hotel ishte jashtë zakonisht modern dhe kapaciteti i tij ishte bukur i madh. Atmosfera ne at ven malor ishte shumë e lakmueshme për se cilin sepse kishte bor te mjaftueshme për skijimi dhe Brezovica ishte e vërshuar nga mysafiret nga te gjitha viset e Jugosllavisë deri edhe nga oficeret e nen oficeret pilot te armatës jugosllave. Kaluan tri dit ditën e tret dola para hotelit,u takova ne një burrë te moshuar mirë mëngjes, mirë mëngjes hymë ne bisedime duke me pyetur se kah jam i tregova se unë jam punëtor i Trepçës po jetoj ne Vushtrri,dhe ma priti dhe tha se edhe unë jam nga Vushtrria por tani jetoj ne Prishtinë por vëllezërit ende i  kam ne Vushtrri ja përmendi emrin njërit prej tyre ishte arsimtar i matematikes qe ne shkollën fillore me kishte dhënë mësim disa vite .Ju përgjigja se e njoh dhe e kam pas arsimtar e veta se si po  kalon ditët ne kit pushimore qe unë për herë te par isha aty .Mu përgjigj se te gjitha qenkan ne rregull vetëm një gjë jo, çka e pyeta jam mësuar me lexua shtypin ditor e këtu shtypi nuk po ardhka pastaj kjo po me paraqitet si mungesë e madhe. Ky njeri ishte Mustaf Venhari te cilin nuk e kisha pas rast ta takoj kurrë,por kisha dëgjuar për te se ishte patriot i madh qe kishte punuar ne vijën kombëtare për te drejtat shqiptare qe ishte arrestuar nga Udbja dhe kishte mbajt shumë vite burg .E unë ja ktheva e qa ti bësh këtij halli,mu drejtua  ne se ti donë ja bëjmë disi autobusi po shkonte nga Brezovica ne qytetin e Ferizajt ti qenke i ri dhe i shëndetshëm me deshtë shkon e ma merr shtypin unë ja prita se te nesërmen dot nisna se tani veç autobusi kishte shkuar xhaxhi. Mustafa mu falënderua shumë dhe mi afroj edhe paret dhe tha se te gjitha gazetat shqip dhe Serbisht te mi sjellësh kur te kthehesh jam ne dhomën numër shtat .Te nesërmen u zgjova ne ora shtat u përgatita sepse autobusi nisej ne ora tete te mëngjesit stacioni i autobusit nuk ishte larg nga hoteli,shkova dhe u vendosa ne autobus dhe filluam rrugën diku ne ora dhjet nëse nuk gaboj mbërritëm ne Ferizaj sepse ka kalua kohë e gjatë nga atëherë e përpos bisedës qe e kam bar me xhaxhi. Mustafen saktësisht nuk po më kujtohet asgjë se edhe  nuk e përçëndrojësha vëmendjen ne lëvizjet qe i bëja si për shembull distance Ferizaj Brezovic ,Brezovic, Prizren etj. Për mos me zgjat mbërrimë shëndoshë e mirë ne Ferizaj zbrita dhe aty afër stacionit te autobusit kishte kioska ku shitej shtypi ditor dhe ne te njëjtat kioska shitej shtypi shqip edhe serbisht do kioska me mbi shkrimin rilindja por kishte edhe me mbi shkrimin politika .Ju afrova një kioske i morra rilindjen ,politiken, Novostin e disa gazeta tjera sepse ne Kosova atëherë dalke rilindja si gazet ditore,zëri i rinis si gazet javore dhe gazeta fjala me duket ka qen gazet mujore .I mora gazetat dhe shitësi veç me shikonte dhe me pyeti se qa pot duhet gjithë kjo gazet ja prita se jemi ne Brezovic e po na duhen te gjitha për ti lexua se largësi e madhe e nuk po mundemi bash për dit me ardhë .U përshëndeta me shitësin hyra ne një kafiteri afër stacionit te autobusit sepse autobusi për Brezovic u kthente për një or mbrapa dhe u freskova me një kafe dhe ja mbërrini koha qe te kthehem ne autobus. Ja mbërrini shoferi filluam rrugëtimin drejt Brezovices mbajsha ne dorë një bagazh bukur te pasur me gazeta dhe mbërrimë ne Brezovic diku pas mes ditës dhe me një herë shkova dhe trokita ne derën e xhaxhi Mustafes ku kishte qenë shtrirë  ne krevat por i dha zor dhe u qua ne këmbë dhe me pyeti se a jam lodh un  ja ktheva se fare nuk jam lodh dhe urdhëro gazetat se tani ke çka me lexua. Ulu me tha e pusho pak e zgjedhe ulu ku te dush ndash ne krevat ose ne karrige ku ishte edhe një tavolinë pune .U ula ne karrige ai   i shtrirë ne krevat dhe filloj ta shfletoj rilindjen, pastaj e shfletoj edhe politiken shpejt e shpejt ku edhe u përqendrua ne lexim qe unë se kisha fare te çart se çka po lexon .Për një moment e ndërpreva leximin dhe me beri pyetje se a jam i martuar, unë ja ktheva se jo veç at vit isha fejua. Mu drejtua se a dot më tregosh se sa fëmije do ti kesh ju drejtova dy ose tre i dha zor  u qua pip ne këmbë dhe ju afrua tavolinës dhe po  më pyet pse.

Unë ja ktheva  xhaxhi Mustaf Babai dhe Nëna ime na kanë dhjet fëmije te gjallë dhe kushtet i kemi pasur shumë te rënda ekonomike ma tepër jemi shkuar zbathur se mbathur e për ata unë dot kam ma kujdes pak sa i përket çështjes se lindjes se fëmijëve. U dëgjonte një zhurmë sepse ishin mbledhur pushuesit ne oborr te hotelit e bënin biseda te ndryshme,dhe xhaxhi Mustaf ju afrua dritares shikoj jashtë dhe tani po bën krahasime mes meje dhe atyre dhe po shikon se cili nga ta është ma i rritshëm e ma i zhvilluar se unë,por sipas ti nuk ishte as njeri dhe me ftoj  me një zë pak sa mate lart qe ti afrohem dritares .U zgjova nga vendi ku isha ulur dhe ju afrova dritares dhe me tha  pasi paske qen i hekur aq keq urdhëro e tregomë se cili nga ata njerëz atje është ma i zhvilluar se ti ma i bukur se ti ma i zhdërvjellët se ti, e ti më ma dhen besën qe do të mundohesh te lindni fëmijë aq sa ka lind Babai i yt me Nënën tënde .Shiko tani e lexova një artikull ne Novosti te një nacionalisti Maqedon ku po u brengoska nga nataliteti i lart i shqiptarëve ne Maqedoni dhe e paska rrok panik se Maqedonasit ne Republikën e Maqedonisë për një kohë shumë te shkurt sipas frikës dhe vlerësimit te këtij nacionalisti Maqedon, Maqedonët  për një kohë te shkurt po mbetkan pakicë kombëtare nëse nuk ndalet nataliteti i lart i Shqiptarëve. Prandaj secili shqiptar duhet ta ketë te çart se për momentin për shqiptar dhe qëndresa ne trojet e tyre është vetëm natalitet i lart pra lindjet e larta. Këta mbaje ne mend se vetëm prezenca e faktorit njeri ne territor te caktuar aj territor do të jetë i ati nacionaliteti qe është shumicë ne at territor. Sepse për momentin jemi duke jetua me popuj qe ndaj neve çdo herë janë te eksponuar armiqësisht dhe ne tok ton po i pengojmë,kurse nataliteti jon i lart për neve është pushkë, top e aeroplan qe ne te ardhmen tokat kah jemi si shumicë nëse shkollohemi e punojmë ne drejtim kombëtar mbi baza te shëndosha,prapë trojet tona do ti rikthejmë sepse si Serbet ,Maqedonasit ,Malazezet janë armiq tan dhe janë okupator te trojeve tona pra, këta janë ja shtoj xhaxhi Mustaf  ardhacak.

Kurse ne jemi vendas prandaj me toka tona nuk duhet te luajmë.

Kjo bisedë qe e kam bar me xhaxhi. Mustafen ne vitin 1973 edhe sodë edhe nesër dot jetë aktuale sepse natalitetin e lart te shqiptarëve ardhacakët qe erdhën si okupator pra popujt sllav   janë munduar ta pengojnë ne forma te ndryshme duke përpiluar edhe alobarate ku parashihej te bëhej edhe krime mbi shqiptar vetëm e vetëm qe sa më shumë te shpërngulën dhe te krijohet baras peshë e popullatës dhe shqiptarëve përmes kësaj baras peshe tu merret e drejta për te qen te lirë dhe Sovran ne territoret ku janë .Zëri i xhaxhit Mustaf Venharit edhe sodë duhet te jetë aktual për krejt shqiptarët ku do qe janë dhe mos te përçahen. Se pse çenja e jon ne te gjitha trojet është ne rrezik edhe sodë sepse disa qarqe evropiane duke na rreh krahëve qe ti pranojmë principet  gjëja te demokracisë a ne realitet demokraci ne Kosovë nuk ka këto qarqe ne marrëveshje me serbin po i shprazin dit e më shumë trojet ku jetojnë shqiptaret duke ber marrëveshje te fshehta me Serbin qe ti pranojnë Shqiptaret e shpërngulur për vende evropiane si refugjat. Si do ta nënkuptonin ndryshe këta politikanë sharlatan  dhe te interesit te ngushtë personal qe e ter bashkësia ndërkombëtare se bashku me Evropën te instaluar ne Kosovë me potencial kuadrosh te profileve te ndryshme edhe gjithë ky stagnim ekonomik,gjithë ky mjerim social gjithë ky krim gjithë kjo tregti me drogë ,gjithë ky prostitucion gjithë ky trafikim njerëzish,uzurpim i ndërtesave gjyqësore ne pjesën veriore papunësi ekstrem dhe gjithë kjo te shikohet me indiferencë e tentimi i tyre qe prezencën e vet ta arsyetojnë se gjëja ata janë këtu për te na ndihmuar këto ndihma as kush nga popullata nuk po i sheh ku janë por pjesë e madhe e popullatës te interesuar për tu shpërngul prej Kosovës prej këtij presioni shumë te rrezikshëm qe ky presion i cili tani po bahet mbi shqiptarët e Kosovës mund te krahasohet me presionin e viteve pesëdhjeta kur pushteti kërkonte nga popullata shqiptare të ja dorëzojnë tepricën ne ushqim a ne realitet nuk kishte mundësi  me prodhua ushqim për veti. Edhe sodë pjesë e madhe e popullatës fare nuk ka asnjë anëtar ne mardhaje pune nuk ka kurrfarë përkujdesje shoqërore dhe qytetari detyrohet ti paguaj tatimin ne pronë,rrymën ,ujin e te gjitha obligimet tjera. Pra çenja ekonomike e qytetarit shqiptar ne tok te vet  kurrë nuk u kanë ma e rrezikshme prandaj një pjesë e popullatës po detyrohet te kërkoj shpetimin duke u largua nga Kosova .Kurse gja Mustafes lavdi dhe i qoftë i letë dheu i Kosovës dhe këto porosi te këtij patrioti te madh i prezantova për të ja u përkujtuar  te gjithë shqiptarëve qe te lindin sa ma shumë ne trojet ku janë te shkollohen sa ma shumë dhe te jen unik sepse fuqia e një populli është ne unitet,e ti lënë interesat e ngushta dhe te din ta dallojnë mikun prej armikut.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora