E enjte, 28.03.2024, 09:12 PM (GMT)

Kulturë

Shoqëria Bashkimi: Në muajin Mars kombi mirënjohës përulet para njerëzve të mëdhenj të tij

E enjte, 08.03.2012, 08:00 PM


NË MUAJIN MARS KOMBI MIRËNJOHËS PËRULËT PARA NJERËZVE TË MËDHENJË TË TIJ

 

Kumtesë me rastin e manifestimit “ditët e lirisë” në Lion të Francës ( Besëlidhja e Lezhës, Epopeja e uçk-së, Dita e mësuesit, Përvjetori i demonstratave 1981, Dita e gruas) nga Shoqëria Bashkimi Shqiptar

 

Në përpjekjët shekullore të Kombit Shqiptar për çlirimin dhe bashkimin e trojëve të veta mijëra vjeçare pushka dhe pena kanë qenë dy mjete të pandara për luftimin e armiqëve shekullor. Mësuesi (ja), intelektuali(ja), luftëtari (ja), punëtori(ja) ishin në vijën e parë të frontit për çlirimin dhe emancipimin e Shqipërisë. Këto cilësi kanë qenë të pranishme te pothuajse të gjithë njerëzit e mëdhenj të Kombit Shqiptar, shpesh të pashkëputura nga njëra-tjetra.

 

Gruaja Shqiptare dhe emancipimi i saj nuk ka munguar në mendësin e trurit të Kombit por as në mesin e luftëtarëve më të devotshëm të tij. Sami Frashëri dhe Rilindasit Shqiptar në përgjithësi mbronin iden e një shkolle shqiptare si qendër e Atdhetarizmit, të detyrueshme për djem e vajza dhe, natyrisht, në gjuhën amtare. Në luftërat më të ashpra të Kombit gruaja Shqiptare nuk shënoj asnjë mungesë. Nga kujtimët më të freskëta mund të kujtojm trimërinë e Mamica Kastriotit, grave Suliote, trimërinë e Bubulinës, Jonica Martinës në Hot e Grud (“zhanë d’arka Shqiptare”) e shumë të tjerave. Nuk i munguan historisë Shqiptare as çifte luftarake siç ishin Azem e Shote Galica por edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci. Nuk munguan asnjëher në ballë të demonstratave, në ballë të luftës së armatosur por edhe në ballë të luftës për zgjerimin e identitet Shqiptar gratë Shqiptare. Ndër nivelët më të larta të kulturës dhe frymëzimit u gjendën edhe gratë e shquara shqiptare. Mund të marrim si shembull Tefta Tashkon, Vaçe Zelën, Nexhmie Pagarushën, Fatime Sokolin, Dava Gjergjin e shumë të tjera të cilat ngritën në majët më të larta artin muzikor dhe frymëzimin Shqiptar.

 

Dita e 7 marsit 1887 shënoi hapjën e shkollës së parë Shqipe në qytetin e Korçës e cila u themelua nga mësuesi Petro Nini Luarasi dhe shokët e tij, ditë e cila njihët tani si dita e mësuesit. Mësues e intelektual të kohës ishin eprorët e gjuhës dhe identitetit Shqiptar përballë projektëve të “Naçertanjës” serbe dhe “Megalis ideas” të turpshme greke. Muaji mars përkujtohët edhe si muaj i dhimbshëm për Kombin Shqiptar kur egërsira serbe në mars të vitit 1991, e vetdijshme për rolin e shkollës shqipe, helmoi nxënësat e shkollave Shqiptare në Kosovë, burgosi dhe vrau mësuesit Shqiptar duke mbyllur definitivisht shkollat në muajin shtator. Por muaji mars është edhe muaji i qendresës dhe i Rilindjës, muaji kur rinia heroike e visëve të pushtuara nën Jugosllavi e ndriçuar nga shkolla Shqipe shkundi themelët e saj dhe u ballafaqua me regjimin më të egër të Evropës i cli torturoj 800 000 Shqiptar (më shumë se një e treta e popullsisë) gjatë dekadës dhe burgosi me dhjetra mijëra të burgosur politik djem e vajza.

 

Armiqët e Kombit Shqiptar kanë qenë gjithmon të vetdijshëm për rolin e rëndësishëm të luajtur jo vetëm nga intelektualët dhe çlirimtarët e armatosur, por edhe nga Eprorët e gjuhës shqipe dhe gruaja Shqiptare. Ashtu ata vunë në shënjeshtër jo vetëm grupët e armatosura dhe klubët politike, por edhe “Eprorët e gjuhës Shqipe” dhe gruan Shqiptare dhuna mbi të cilën përdorej për të demoralizuar Kombin mbasi ishte ajo e cila lindte, rritej, edukonte dhe frymëzonte djem e vajza trima siç ka populli Shqiptar.

 

Fati i Petro Nini Luarasit siç edhe i shumë mësuesve tjerë tregojnë më së miri sa u frikësoheshin armiqët barbar eprorëve të gjuhës shqipe. Vrasja e mësuesit Halit Geci në 28 Nëntor 1997 në fshatin Llaushë të Drenicës si hakmarrje ndaj UÇK dhe shfaqja e parë publike e UÇK në vorrimin e mësuesit tregojnë sa janë të lidhur çlirimtarët dhe Eprorët e gjuhës Shqipe, sa kanë karakterizuar pushka dhe pena Eprorët e lirisë.

 

Ushtria çlirimtare e Kosovës erdhi si kulmi i përpjekjëve shekullore Shqiptare për realizimin e Clirimit, Bashkimit dhe Përparimit të Kombit Shqiptar, si shprehje e vlerave më të ndritura, më njerëzore, më të ngritura Shqiptare; si rezultat i bashkimit të djemve dhe vajzave më të mirë të Kombit në një mundim shekullor në të gjitha hapësirat Shqiptare për të quar gjerë në fund aspiratat legjitime të Kombit Shqiptar.

 

Rënja heroike e familjës Jashari në Prekaz në datat 5-8 mars 1998 ishte shembulli më sublim i nivelit të lart të vetëdijës Kombëtare Shqiptare, ishte shembulli i flijimit madhështor të grave, burrave Shqiptar për liri, i kundërshtimit të robërisë, tjetërsimit, nënshtrimit dhe i mospranimit të copëtimit të Shqipërisë. Fal sakrificës së familjës Jashari, fal ngritjës së mijëra djemëve e vajzave, të frymëzuar nga flijimi i saj, nga të gjitha trojët Shqiptare për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë Kombi Shqiptar u vlerësua lart për vlerat e tij përparimtare, për dashurinë e tij ndaj Atdheut dhe definitivisht si zot mbi trojët e tij.

 

Në kohën kur qarqe të errëta tentojn të njollosin UÇK dhe vlerat më të ndritura të njerëzimit që barte ushtria e popullit Shqiptar, në kohën kur tentohët të shtrembërohët karakteri, veprimtaria dhe Amaneti i saj; Kombi Shqiptar duhët të kujtoj më shumë se kurrë mundimin shekullor, historinë tragjike të Kombit, sakrificat e shumta për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë kulmi i të cilave ishte UÇK duke treguar vlerën e tij në mesin e Kombëve.

 

Flijimi i Adem Jasharit dhe familjës së tij ishte lajmtar i “Nëntorit të ri”, i luftës së re për bashkimin e Shqipërisë. Flijimi i Familjës Jashari bashkoj zemrat Shqiptare dhe i bëri të rrahnin si një trup që nga Jugu në Veri, që nga Perendimi në Lindje, në të gjitha trojët Shqiptare dhe në mërgatë, rreth një dëshire dhe një qëllim. Dëshmori Jashar Salihu përcjelli botës se : kudo në Trojët Shqiptare mund të ndëgjoni fëmijët të thonë “Unë jam Adem Jashari”.

 

Prandaj, le të përkujtojm, të nderojm dhe të krenohemi me sakrificat e panumërta të Kombit Shqiptar, mendësinë përparimtare dhe të ndritur të tij dhe vlerave të tij më të larta njerëzore dhe liridashëse.

 

Njerëzve të mëdhenj të Kombit, Nënave dhe grave Shqiptare, Familjëve të dëshmorëve të Kombit Shqiptar, Eprorëve të gjuhës dhe identitetit Shqiptar

 

KOMBI MIRËNJOHËS

 

NJERËZVE TË MËDHENJË TË KOMBIT

KOMBI PËRJETËSISHT MIRËNJOHËS



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora