E premte, 19.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Milazim Arifi - Telegram ngushëllimi nga Xhafer Leci

E enjte, 08.03.2012, 08:58 PM


TELEGRAM NGUSHËLLIMI

 

Milazim Arifi-Seferi ( 28.11.1948- 01.03.2012 )

 

Me rastin e vdekjes të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milazim Arifi , baba i dëshmorit Skifter Arifi, ju shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes të nderuar Arifi, farefisit, miqve dhe dashamirëve. Milazimin  kam pasë nderin ta njoh për herë të parë në vitin 1970-1972, në Kufstein të Austrisë. Më 1972 kalova me punë në Gjermani. Në vitin 1975, përmes shtypit të atëhershëm, u njoftova se Milazimi me Begzad Osmanin e shokë të tjerë, për shkak të veprimtarisë së tyre politike dhe atdhetare, ishin burgosur, për çka edhe kanë vuajtur shumë vite burg të rëndë. Për herë të fundit, vitin e kaluar në Gjilan, gusht 2011, ndejëm në Hotel Kristal dhe në vendin e punës të Tij, në Barnatore. Biseduam për shumëçka: për luftën e fundit, për të kaluarën, rininë tonë në Austri, për shokët dhe punëtorët të shumtë që kishim njohur atëherë.
 Lavdi jetës dhe veprës të Milazim Arifit!

 

Xhafer Leci-Gjermani



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora