Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lek Mrijaj: Gëzuar 8 Marsin

| E enjte, 08.03.2012, 08:19 PM |


Lek Mrijaj

 

GËZUAR 8 MARSIN

 

Gëzuar... Nenë, Shqiptare

per ty kam vetem një fjalë

urime dhe gëzuar 8.Marsin

shendet...dhe faqe të bardhë.

 

Gëzuar...motra,Shqiptare

gjithmonë paçi gëzim në jetë

urime dhe gëzuar për mote

qofshi të lumtura e me shendet.

 

Gëzuar e dashura ime grua

gezohu dhe kremto e lirë

te dua me zemer dhe shpirt

për herë ti me je me e mirë.