E marte, 19.03.2024, 09:27 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kush janë shkijet ? (1)

E enjte, 08.03.2012, 08:05 PM


Kush janë shkijet ? (1)

 

-Kush janë shkijet ? A janë të njetë  si serbët? -A kanë ndryshim? -Ku është ndryshimi shka –serb?  -Si u krijuan shkijet ? - A  janë popull i ardhur,  apo u krijuan më vonë?

- Ç`farë gjuhe flasin shkijet sot? Si flitshin më herët?

- Pse shkijet u bënë armiq të shqipëtarve?

-Pse u favorizua, dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe shqipëtarve?

 

Nga Fahri Xharra

 

Se shqiptarët janë“ushqyesit“më të mëdhenj të fqinjëve tanë, kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve, kjo është më së e vërtetë.Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi,  Serbija  dhe Greqia shqiptari ishte faktori  kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete.  Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetvetën  dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhët edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe  pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjegjur,  por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të jetë një shkrim për Histori, por që në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se na ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë,  është një mashtrim,  është një  tentim i përvehtëtësimit të historisë së krijuesit të tyre.

Ka shumë për të folur, ka shumë për të shkruar por për të gjitha do të dihen,  se e vërteta,  se Historia dhe faktet janë në duar t`tona,  e neve na duhet vetëm të punojmë. Tani  edhe koha punon për ne.

 

““Shokut Skender Rizajt

 

Nuk di a jeni te njofur me prejardhjen e dinastise se Nemanjiqve,  e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve,  nga shekulli XII -XIV .

Sipas nje teorie greke dhe te shenimeve ne Hillendar,  ajo eshte me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njeher ishin katolike,  pastaj ortodoks,  pas ndarjes se kishave dhe te skizmes me 1054 . Me vone,  me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar . “

 

E fillova me letrën e një  popi  “serb” për  të treguar të kaluarën tonë të përvehtësuar nga serbët.

 

“Fisi Nimani eshte shkruar si“Nemane“(greq.) kurse Stefan Nemanea si“Stefan Nemane“(greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar eshrte shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani,  e me heret eshte lexuar Nemane .

Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane,  ne mesjeten e vonshme eshte pervetsuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes : Nemanaj . ).

Nga fisi nimani kan mbetur trashigimtaret e Nimanasve te tanishem nga te cilet ka ne rrethinen e Prizerenit dhe ne vet Prizren .....Kjo eshte persa i perket etimologjise Nemanjiqi,  ç – iqi.“

“Nimanajt kane sunduar sipas te drejtes kanunore deri me 1354,  kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet,  i cili eshte perplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare . Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejten e vjeter kanunore te Shqipetareve dhe legjislacionin dhe jeten juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin,  por me 1389 u permbys shteti i Nemanajve kurse populi iu ka kthyer zakoneve,  te cilet jane ruajtutur sot e ksaj dite te serbet (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptaret ne Kosove,  me sakt ne metohi (dukagjin ) .

Kjo eshte deshmia e dyte e cila verteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare”.   ....”Nemanja ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur“Dorezon – deshmitar i madh“

Kurse me vone ne ndikimin e grekeve dhe sllaveve e ka marr emertimin thirrjen e zhupanit te madh .

Si dorezon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila perdorej ne mesjete ka pasur kaloresi dhe njerez te vet,  te cilet ishin kaloresit e bujaret e tij,  e nepermjet te te cileve ka sunduar . Kjo eshte deshmia e 4 per metoden shqiptare te sundimit te dinastis Nimani ne serbin mesjetare .

Une te gjitha keto i di sepse e zoteroj mire gjuhen e vjeter greke,  dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik  - shka dhe zakonet shqiptare . Per kete arsye ju njoftoj qe kete element dhe fakt ta keni parasysh ne punen tuaj te ardhme,  nese keto gjer me tani nuk i keni te njohura . Ndersa deshmite origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi (Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit .

“Kjo është letra anonime  e një popi ortodoks i cili  thotë: Na falni qe nuk mund te neshkruhem nen kete informat,  sepse,  si serb (shqiptar – skizmatik ) frikesohem .“ (20.IX.1985)

 

Pra shqiptar -skizmatik . Pra shka -shkije. . Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra ata ishin shqiptarë.

 

Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit,  Manastirit të Graçanicës,  Patrikanën e Pejës etj.,  prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë,  siç tregon ” bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330),  dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë,  shton  Dr. Skënder Rizaj,  se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,  -Nimanasit (nga shekulli XIX - Nemaniqët),  Stefan Nimani,  Shën Sava,  Stefan Deçani,  Millutini,  Dushani dhe Llazarasit,  despoti Stefan etj.,  që të gjithë ishin ilirë,  ishin tribullë (fis pellazgë -iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe,  pra ishin shqiptarët,  njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar  e më vonë edhe të islamizuar),  sqaron autori,  për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik,  si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.

 

Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishes Prendimore (Romake katolike) me Kishen Lindore(Ortodokse) ne vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkeputen nga kisha katolike Prendimore.

Edhe pse ishin shqiptar,  deri tash iu është "holluar" aq shume gjaku i pasardhesve,  sa nuk  do te diskutojme mbi cfaredo gjeje të rilidhjes me ta, dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazerim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët  si  komb,  andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe per fat te keq  ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.

Pra ka te bëjë edhe me atë,  aresyeja e ndarjës se kishes, .sepse ne nje moment historik,  gjatë kohes se 'çlirimtarëve' otoman,  popullata jonë ortodokse,  i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks,  dhe te sllavizohet,  ose te islamizohet,  'turqizohet',  qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..

 

Pra, shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks - shkijeve të tokave tona në Mal të Zi,  Maqedoni, Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus, për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .

 

Pra si e thashë edhe më lartë, nuk mbetej gjë tjetër  për ne ose sllav ose muhamedanë.

 

Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptar u bënë shumë të njohur në kryengritjen Serbe Te vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritje i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve,  Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare. Kësaj periudhe i takon edhe krijimi i letërsisë serbe ku në vitin 1816 Vuk Karagjiqi (shkja) e ofroi për ta shtypur fjalorin në gjuhën serbe. (Q.Namani)

Viti 1637, për Gjakovën  sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula, nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike të tjerat“il resto tutti Turche et Scismatici”(të tjerët shqiptarë musliman dhe  shqiptarë shkije ). Dhe mandej vashdon:” Per andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici” –duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan, nëveriun e Gjakovës nëpër fshtra të gjithë  fashtarët “shkizmatik”  Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike -statistike të rrethit të Gjakovës si“që nga Gjakova e deri në Deçan  ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit . Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi“fshatrat   shkizmatik” („molte ville di Scismatici".)

Shembull i  pranisë të shqiptarëve ortodoks është edhe ky,  ku për Hasin (ndër bjeshkët e Pashtrikut, në lugine e Lumit Drin, në jug të Gjakovës), shkruhet   (1837): i tërë rajoni është  i banuar me serbë të albanizuar dhe me Shqiptarë „..(.tout le districkt habite par des Serbes allbanises et des Albanais.)

 

Ka me mija dokumente për egzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë, por të cilët kanë kalur ose në musliman ose në Serb.

Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës, deri në luftën e Krimesë, sipas Myllerit dhe Bues, konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element ii krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak Shqiptarë katolik, Latin, kështuqë në 35.750 mashkuj musliman ishin edhe 48.200 fshtarë të krishterë.

 

.."Kemi shembuj  të gjallë ku shkijet  dhe shqiptarët me trung familjar të përbashkët“ janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës,  Familjet sot serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës,  që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi,  si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec,  Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve akademiku serb i shtyrë nga politika pan sllaviste pa të drejtë shkruan se korçajt e Gmicës janë serb që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serb në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes veti dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali,  ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë.  (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë, Qazim Namani )”

Është interesant të theksohet se si në Sërbi ashtu në Malin e Zi të sotit, shkizmatikët  nëse janë shndërruar në musliman dhe flasin serbisht i quajmë Boshnjak,  kurse ata shkizmatikë që mbetën ortodoks dhe poashtu  flasin serbisht quhen Serb ose Malazez.

 

Pra, shkijet ishin shqiptarë, e që rrethanat  historike aspak favorizuese për ne i shtyen që të bëhën armiq të vetvetës dhe tokave të tyre. Pra serbët e kanë të kotë të mburrën me trashëgimin e të tjerëve -shqiptarëve,  dhe at trashëgimi  t`a bëjnë si të vetën.

 

Vazhdon Herën tjetër:  - Pse shkijet u bënë armiq të shqipëtarve?

-Pse u favorizua, dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe shqipëtarëve?



(Vota: 26 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora