E merkure, 24.04.2024, 02:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Arti i ndjenjës dhe i amoralit

E merkure, 07.03.2012, 08:56 PM


Arti i ndjenjës dhe i amoralit

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Një dozë e madhe e subjektivizmit e veshur dhe e theksuar  me objektivizmin, shpërfaqet me gërshetim të vijave, të cilat në esencë kanë ndjeshmërinë. Tablotë e artistit Avni Behluli janë mbresëlënëse, estetike që si karakteristikë kanë vijën, formën, ritmin, lëvizjen dhe në një shkallë surrealizmin. Bëhet fjalë për vizatimet në të cilat protagonistë kryesor janë: kali, demi dhe shqiponja. Protestë e sinqertë kundër dhunës dhe kënaqësisë bizare ndaj kafshëve, Behluli, nëpërmjet vijës shprehë pafajësinë gjykuese e cila si faktorë përpihet mbi arsyen e egër. Vizatimet nuk janë vetëm dy dimensionale, por hasim edhe në dimensionin e tretë, në perspektivë të thellë, ku në horizont ngrihet e paskajshmja lineare, dhe si funksionalitet godet vlerën që si shqetësim shoqëron artistin  gjatë gjithë aktit të tij krijues. Çdo artistë që mbanë qëndrim serioz ndaj mjeshtërisë, ka  një synim të natyrshëm. Synimet janë që veprat e tija të duken të natyrshme, komunikuese, shqetësues dhe ngacmuese. Këtu, artisti Behluli dyzon vetën, në njërën anë të krijuesit, kurse në anën tjetër të spektatorit. Vërtet artisti është kritiku i parë, dhe shqetësimet e tija pas filtrimit të kritikës, pushtojnë tregun pranues. Arti i tij dhuron lexuesit kënaqësi dhe në të njëjtën kohë dhimbje, por në një shkallë të lartë amoralitetin ndaj kafshëve të pambrojtura. Janë aktor që krijojnë spektakël të përgjakur, dhe ndezin ndjenjat e njerëzve duke luftuar me vdekjen. Vdekje, fshihet prapa vellos së artistit, ajo nuk është e bardhë, ka një të kuqe, dhe të zezë. Shkrirja e harmonizimit, me ekspresivitetin, ringjallin të bukurën morale me atë amorale. Arti i tij sakrifikon të bukurën, shndërrohet në një mjet ndalimi dhe kallëzimi të edukimit moral të njeriut. E veçantë është se figurën e kalit e paraqet në pozita të ndryshme, duke vënë në themel jetën, virtytin dhe estetikën e vështirë për tu nuhatur origjinal. Lëvizjet, shpalosin kënaqësinë dominonte e cila vishet me estetikën dhe kuptimin moralizues. E bukura dhe e shëmtuara ngritin përgjegjësinë morale të njerëzve. Të kuptuarit dhe analizuarit, të një kafshe servile, të butë, shoqërore, besnike na dërgon në një thelb funksional moral dhe amoral. Kemi edhe lëvizjen e ashpër dhe dihatjen e vrazhdët të demave, e cila ngrihet si shpëtim artistik dhe predikim njerëzor, ku kënaqësia arrihet me aktin e dhunës, dhe lufta e mbijetesës krijon teatrin absurd. Lodhja nga sfida dhe mbijetesa e numëruar, na dërgojnë në një shkallë vuajtje, dhimbje dhe mënyrë e ushtruar nga një veprim amoral. E shëmtuara, dekadenca, imoralja, estetizohen dhe angazhojnë artistin Behluli me një sensw moral e cila në esencë nuk ka maskë hipokrite, por forca të vërteta njerëzore dhe artistike, që kanë një thelb të përjetshëm e të pandryshueshëm artistik. Në një këndvështrim vizatimet, njeriun e dërgojnë në një akt vulgarizimi dhe shpëtimi arrihet në zhytjen e mjeshtërisë artistike të kontrolluar dhe të menduar qëllimisht. Ndërkaq, sa i përket skulpturës, ai dëshmon një liri të plotë të ndjenjave, duke prekur realizmin, nga i cili është liruar qysh një kohë të gjatë e deri tek abstraksioni dhe konceptualizmi. Mundi i tij fizik për të gdhendur drurin dhe gurin, tregon një mund fizik më të madh se një piktor. Hapësira, më adekuate për ekspozimin e skulpturave të Behlulit, është ambienti i mbyllur dhe i hapur, kur ngrihet ndriçimi i ajrit që rrethon skulpturën. Nuk është lehtë të krijosh muskuj të fytyrës dhe të trupit, duke gdhendur dhe hequr lëndë në thellime ndërmjet muskujve, të lërë në vendet e fryra , pastaj, e veçanta është se çdo vendi duhet dhënë formën e duhur. Mjeshtri Behluli njeh mirë kufijtë e figurës së trupit dhe gjendjes së tyre, ngase këtë e dëshmon me portrete të ndryshme reale. Në asnjë skulpturë, krijuesi nuk heqë më tepër se që duhet, heqja e tepruar vije nga mosdija, apo mungesa profesionale. Andaj, forca mendore, për krijimin e formave tredimensionale, është jashtë mase e madhe dhe ngrihet në perspektivën lineare. Aftësia e krijuesit është se i qëndron kohës, dhe ringjall forma, aktuale, postmoderne që shpërblejnë dritën, hijen dhe publikun. Janë të lëvizshme, të shpejta në kohë, pjesëmarrëse në natyrë duke zgjatur dorën me imtësi dhe saktësi të bazuar në çdo proporcion dhe estetikë. Nëse do komentoja motivet, janë të kohës, dhe kjo dëshmon me skulpturën “Nëna mbron fëmijën”, ku si protagonistë sakrifikues apo tragjik është nëna e mbështjellur me fëmijën e saj. Tragjedia eskiliane, vërtitet mbi flamurin e mosdorëzimit, duke u përpirë me vuajtjen, shembjen, sakrificën, përbuzjen, dhe fitoren.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora