E merkure, 24.04.2024, 03:44 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Olsi Jazexhi: Kriza në Xhaminë Shqiptare

E hene, 10.03.2008, 05:44 PM


Kriza në Xhaminë Shqiptare

“................ Duke vuajtur mungesën e klasës së bejlerëve, agallarëve, pashallarëv edhe hoxhallarëve: mendimtarëve dhe patronëve që feja jonë kishte si fuqizues të saj deri perpara 1945-ës, Islami shqiptar i ditëve tona është në faza infantile që nuk mund të arrijë të krahasohet me ditët e tij të arta osmane. .........“

Nga: Olsi Jazexhi

24 Shkurti i këtij viti ka qënë një datë e rëndësishme nëhistorinë e Shqipërisë dhe të Bashkësisë së Muslimanëve tësaj? Kjo datë përkon me 80 vjetorin e autoqefalisë sëXhamisë Shqiptare nga Institucioni i Shejhul Islamit në Stamboll, pranë të cilit muslimanëria sunite shqiptare e500 vjetëve të fundit ka patur pikën e saj të referimit përçështje fetare dhe doktrinale. Megjithatë 80 vjetori i Komunitetit Musliman Shqiptar nuk ka qënë ashtu si do të kishte dëshiruar klasa muslimane shqiptare e viteve 1923. 80 vjetori i autoqefalisë së Xhamisë Shqiptare ka qënë një vit rrëmujrash, vrasjesh, shpifjesh, abuzimesh mediatike dhe rrënimi themelor të imazhit të fesë islame në arenat tona. 80 vjetori i autoqefalisë Islame shqiptare ka qënë një vit i mbrapshtë për Islamin shqiptar dhe atë global. Muslimanët janë abuzuar si në perëndim ashtu edhe ne Lindjen e Mesme. Iraku, një nga perlat më të mëdha të civilizimit tonë ka rënë nën pushtimin e hordhive amerikane. Muslimanët janë
stereotipizuar në botë siterroristë, ekstremistë dhe njerëz anti-civilizues. Ndarja e muslimanërisë shqiptare nga mvarësia me Stambollin 80 vjet më parë ka qënë një detyrim kohor i Xhamisë shqiptare, e cila ishte e detyruar ti përshtatej ndryshimeve të reja në gjeopolitikën e re të Evropës. Copëtimi i shtetit Osman nga aleanca ortodoksegreko-bullgaro-serbe pas Luftës së Parë Ballkanike më 1913 i detyroi
fiset muslimane shqiptare të kuptojnë se koha kur ata bashkëjetonin me Osmanët në Komonuealthin e tyre në Stamboll kishte ardhur drejt fundit.

Largimi i pushtetit të Dar-al-Islamit Osman nga Ballkani ndërgjegjësoi shqiptarëttë marrin në duart e tyre fatet e fesë së kombit shqiptar. Dhe një nga hapat më të rëndësishëm
të ndarjes së shqiptarëve nga bashkëjetesa me osmanët
ishte pa dyshim krijimi i një Xhamie autoqefale për popullin shqiptar, e cila do të determinonte vetë politikat fetare të popullit më të madh musliman të Evropës. Historia e Xhamisë Shqiptare të shkëputur nga Stambolli kaparë shumë kriza. Mes besimtarëve të hershëm shqiptar autoqefalia nga Stambolli është parë në shumë raste si herezi, megjithatë pati edhe optimistë që mendonin ndryshe. Shqiptarë si Sami Frashëri apo Vlorajt mendonin se në se fiset muslimane shqiptare do të themelonin shtetin e tyre ata do të rronin më mirë sesa nën Dar-al-Islamin Osman. Rregjimet e ndryshme që kanë kaluar mbi Shqipëri që nga1923 e deri më sot i kanë imponuar Bashkësisë Muslimane Shqiptare shumë kushte.

KMSH-së 80 vjeçare i është dashur të adoptojë apo të paktën të gjejë gjuhën e mbijetesës me rregjimet në fuqi dhe idetë që ato deklaronin. Rregjimet monarkike, fashiste, naziste, komuniste, liberal-demokratike dhe kolonialiste kanë dashur gjithnjë të kthejnë Xhaminë e Islamit shqiptar në sa më konformiste me ideologjitë e tyre. Nesë gjatë Rajhut Gjerman Xhamisë shqiptare i imponohej të deklaronte Islamin pro-nazist nga apartçikët e kohës, në ditët moderne po këtij Islami i imponohet shpesh të deklarohet pro-demokratik, pro-perëndimor, anti-burimor, anti-ummatik, anti-arab etj. Apartçikë dhe prozelitë modernë si Mustafa Nano, Gazmend Kapllani apo Pirro Misha janë disa nga shtriganët modernë që kanë dalë me deklarata se Islami jonë ka nevojë të reformohet. Terrori antifetar që komunizmi i solli Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore ka qënë një nga fatkeqësitë më të mëdha që ka rënë mbi Komunitetin Musliman Shqiptar në historinë e 80 vitet të jetës së tij. Lufta që rregjimi
komunist kreu mbi fetë indigjene shqiptare do të dobësonte në mënyrën më fatale Bashkësinë e Muslimanëve Shqiptar.

Duke qënë se natyra e rregjimit komunist në Shqipëri do të përqëndrohej në sulm dhe shfarrosje totale të klasës aristokratike shqiptare, e cila përbëhej nga bejlerët, agallarët, pashallarët, imamët dhe hatibët; më të dëmtuarit nga kryqëzata ekonomike dhe social-kulturore komuniste dotë ishte vetë struktura e fesë Islame në Shqipëri. Me zhdukjen e klasës së bejlerëve, agallarëve dhe pashallarëve dhe pronave të tyre, arkitekturës dhe kulturës Orientale të qyteteve shqiptare rregjimi komunist shqiptar do të hynte në historinë e rikonkuistës evropjane si një nga rregjimet më mizore në shkatërrimin e identitetit fetar Islam në Evropë pas terrorit inkuizicional të rregjimit të Ferdinandit V dhe Izabelës në Andaluzinë e 1492-shit.

Rregjimi komunist shqiptar, Islamit, përveç shkatërrimit masiv të xhamive, medreseve, mejtepeve dhe te qeve do t’i konfiskonte edhe vakëfet dhe pronat e mëdha që ishin pak a shumë qëndrat e qyteteve shqiptare me të cilat mbahej infrastruktura muslimane shqiptare.

Shfarrojsa e klasës së bejlerëve, pronave të tyre dhe statusit social që ata gëzonin në shoqëri së bashku me marrjen e pronave vakëfnore që KMSH-ja trashëgonte me kohë do ti jepnin Islami institucional shqiptar goditjen e tij më të madhe në histori.

Konkluzionet historike të historisë së islamizimit të shqiptarëve na mësojnë se islamizimi masiv i popullit tonë nuk ndodhi kur trupat arabe siciliane zbarkuan në Shqipërimë normanët në shekullin e 12-të. As kur Jakup Shpata, nipi i islamizuar i Gjin Bua Shpatës trashëgoi principatën e Artës nga i vëllai i tij Muriki Shpata kohë përpara se osmanët të zbarkonin në Ballkanin Perëndimor. Islamizimi masiv i shqiptarëve erdhi gjatë kohës së osmanëve, kur të fundit së bashku me shqiptarët e islamizuar ndërtuan institucione për fenë islame në Shqipëri. Shëmbulli i infrastrukturës islamizuese kulturore shqiptare mund të shihet në shembullin e Korçës nga Iliaz Bej Mirahori, kunati i sulltan Bajazidit II, ku i fundit ndërtoi xhaminë, mejtepe, medrese, hane, bizestene e turbe për gjeneratat ereja qytetare shqiptare. Historia e feve njerëzore katreguar se feja pa institucione është e destinuar të vdesë.Kjo është arsyeja pse Janollatosi dhe Nikolla Gejxhi deklarojnë si të dehur nëpër
Amerikë me traktet e tyre segreko-ortodoksia nuk duhet të humbi asnjë moment nën dërtimin agresiv të infrastrukturës greko-ortodokse në Shqipëri.

Mungesa e një shteti patron për rindërtimin e Islamit pasviteve 1990 dhe zhdukja e klasës pasanike Islame e kanë detyruar Islamin institucional në Shqipëri që të filloj nga zero në rindërtimin e bazave të tija të sotme.

Duke vuajtur mungesën e klasës së bejlerëve, agallarëve, pashallarëv edhe hoxhallarëve: mendimtarëve dhe patronëve që feja jonë kishte si fuqizues të saj deri perpara 1945-ës, Islami shqiptar i ditëve tona është në faza infantile që nuk mund të arrijë të krahasohet me ditët e tij të arta osmane.

Mungesa e stafit fetar dhe kapitalist që do të duhej të ndërtonte fenë në Shqipëri pas 1990-ës çoi botën arabo-islame të vij në ndihmë të rilindjes Islame në Shqipëri. Megjithatë, edhe pse ndihmat nga kjo botë nuk i munguan shqiptarëve ato nuk ishin kurrë siç shqiptarët doti kishin dëshiruar. Diferencimet kulturore, mosedukata dhe moslargpamësia e ndihmuesve arabë i dhanë vetëm një shtytje të vogël rilindjes së Islamit në Shqipëri, dhe një kokëdhëmbje shumë më të madhe. Paranojat perëndimore me Islamin dhe zërat fondamentalis të kristjan dhe anti-fetarnë Shqipëri çuan që ndihmat e botës arabe në vend që të çonin në një arenë ringjallje fetare në vend, të shkaktonin shumë huti dhe frikë mes popullit tonë.

Ekzistenca epersonave me lidhje terroriste mes misionarëve arab në vend ka qënë shkaku kryesor që ka ndihmuar në ngritjen e frymës së stereotipit negativ ndaj fesë Islame në vend. Kjo frymë i ka çuar muslimanët shqiptarë që shpesh të identifikohen me ‘ekstremistë’, ‘radikalë’, ‘terroristë’,‘anti-perëndimorë’ etj nga dashakeqët. Me pak fjalë ata janë parë si njerëz anti-social për rregjimin e post1997-ës. Identifikimi i gabuar që iu bë rregjimit të Berishës me botën Islame nga oponentët e tij ka qënë një faktor shtesë motivues i komunistëve të reformuar që erdhën në pushtet më 1997 me ndihmën e klikave greko-ortodokse, për të damkosur fenë Islame si religio non-grata. Megjithë dhimbjet e shumta që Islami shqiptar ka kaluar në 13 vitet e fundit ai tashmë ka krijuar baza për ringjallje në Shqipëri. Gjenerata të reja besimtarësh po lindin në vend të cilat kërkojnë rrespekt dhe vendin që iu takon në shoqëri. Hoxhallarë shqiptarë janë edukuar dhe edukohen në botën Islame të
cilët do të plotësojnë vakumin fetar që populli jonë trashëgoi nga e kaluara komunistë. Megjithatë kontrolli shtetëror që ushtrohet mbi Komunitetit Musliman Shqiptar gjatë 6 viteve të fundit dhe ekzistenca e një stafi tejet jo profesional në KMSH ka çuar besimtarët musliman në protesta të shumta kundër personave që kontrollojnë përfaqësinë e fesë Islame sot në Shqipëri. Brezi i ri i besimtarëve musliman shqiptar të sotëm kërkon rikthim të dinjitetit të tyre fetar në vend. Ata ndihen jashtëzakonisht të ofenduar kur shohin shtypin shqiptar se si sillet me fenë e tyre dhe neglizhencën dhe pa-aftësinëe punonjësve të KMSH-së për ti dalë në mbrojtje fesë. Personeli drejtues i KMSH-së sot nuk është tjetër por vetëm se një klan familjar i cili ka ardhur në pushtet që në1992. Dinastia e sotme e KMSH-së ku bijtë zëvendësojnë prindërit e tyre dhe kanë formuar klane në këtë institucion, si në rastin e Ermir Gjinishit (i biri i K.Gj. dhe nip i S.S.), një person që nuk njihet as për
religjioz nga shumica e xhematit, janë me të vërtetë ofenduese. Kryesia prezente e KMSH-së shihet si e padenjë për të përfaqësuar Islamin në Shqipëri nga besimtarët e rinj shqiptarë. Ajo jo vetëm që nuk ka edukimin e duhur për çështje fetare, por mbi të gjitha nuk ka bërë asgjë për të legjitimizuar dinastinë e saj sunduese. Në të kundërt, mostransparenca e saj, shitja e pronave elementëve mafiozësi në rastin e Elbasanit ndaj klanit ortodoks Angjeli, dhe heshtja e saj për të mbrojtur Islamin në vend kur ai sulmohet mediatikisht i ka detyruar muslimanët shqiptarë që ta shohin atë si një element regresist për progresin e fesë Islame në vend. Konfliktet e brendshme në KMSH, mes klanit të Durrësit që i përkiste krahut të Sali Tivarit dhe klanit të fuqizuar pas vdekjes së të parit të kryesuar nga Gjinishi dhe numrat 2dhe 3 të KMSH-së i ngjallin besimtarëve të thjeshtë njëndje një frike dhe turpi me “përfaqësinë” që supozohet të përfaqësojë fenë e tyre në vend. Në kundërshtim me
Kishën Ortodokse dhe Katolike që udhëhiqet nga intelektuale dhe akademikë, KMSH-ja e sotme udhëhiqet nga nepotë dhe puthadorë të shërbimeve sekrete. Nga disa njerëz të vegjël që nuk janë shquar asnjëherë në shoqërinë shqiptare për ndonjë virtyt fetar apo laik. Struktura despotike e zgjedhjeve në KMSH ku klanet sunduese nuk lejojnë aderimin e kuadrove të reja që të japin kontributin e tyre fetar, detyron shumë besimtarë të rinjqë ta shohin KMSH-në si agjente të regresit në përparimin e Islamit në Shqipëri. Brezi i ri i muslimanëve shqiptar dëshiron të shoh një Xhami Perfekte për Islamin e tyre. Një Komunitet Musliman ku njerëz profesionistë dhe hoxhallarë të pasionuar, me degë shkencore dhe besim në Zot dhe patriotë të japin kontributin e tyre intelektual dhe fetar për rilindjen e fesë islame në Shqipëri. Rilindja e fesë islame në Shqipëri nuk është çështje vetëm fetare. Mbi të gjitha ajo është çështje kombëtare, pse kombi shqiptar i detyrohet shumë influencës së Islamit në
krijimin e tij. Figura e sotme e KMSH-së është tejet negative në publikun e gjerë shqiptar. Njerëzit e thjeshtë i shohin me të drejtë uzurpatorët e KMSH-së si batakçinj dhe ish-apartçikë komunistë që luajnë lojën e grekut në vend për të regresuar Islamin dhe vjedhin vakëfet e muslimanëve. Çfarë brezi iri i muslimanëve shqiptar kërkon sot është një ‘Xhami Model’ për Islamin shqiptar. Një institucion shkencor, fetar dhe kombëtar me të cilin shqiptarët mund të krenohen pa frikë. Një xhami kombëtare ku patriotët shqiptar do të gjejnë inspirim për të dashur vatanin e tyre, dhe jo një kopësht nepotësh matufë që të vetmen cilësi që ata kanë është të qënit anëtarë të një rrethi të ngushtë familjar. Arsyet e mësipërme janë disa nga arsyet pse xhemati i Elbasanit ashtu si edhe shumë xhemate të qyteteve shqiptare protestojnë sot kundër korrupsionit të KMSH-së dhe despotëve të saj. Xhamia e Islamit Shqiptar gjendet në kriza të mëdha në 80 vjetorin e historisë së saj. Me një popull të
pa edukuar fetarisht, që ç’edukohet vazhdimisht nga propagand atanti-islame, me një kryesi të pa aftë agjentësh shërbimesh mëkatare, me një xhemat të pa organizuar që nuk posedon qoftë edhe një gazetë të tijën, gjendja duket tepër e dëshpëruar. Ndërsa Komunitetet e tjera fetare në Shqipëri kanë universitete, radio, gazeta, spitale dhe kompani të ndryshme, muslimanët shqiptar sot jetojnë në një Bashkësitë sabotuar nga injorantë dhe një rregjim aspak dashamirë. Megjithatë, muslimanët shqiptarë kanë dëshmuar historikisht se ata dinë se si të mbijetojnë nëpër furtuna.
Mëshira e Allahut qoftë mbi ‘ta. Amin



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora