E premte, 19.04.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Lidhjet e Urim Gjatës me drejtuesit e PD dhe me familjen Berisha

E merkure, 07.03.2012, 09:03 PM


LIDHJET E URIM GJATËS ME DREJTUESIT E PD DHE ME FAMILJEN BERISHA

 

Nga Arben LLALLA

 

Në gazetën SHQIPTARJA të 7 mars lexova denoncimin e Urim Gjatës në lidhje me ngacmimet seksuale të drejtuesve të policisë së rendit Kujtim Isai, ndaj vajzës së tij. Është për të ardhur keq se si mësojmë që njerëzit që paguhen nga tatim taksat e qytetarëve në vend që të ruajnë qytetarët nga keqbërësit bëhen protagonistë të ngacmimeve seksuale. Dhe pikërisht ky ngacmim i bëhet vajzës së njërit nga figurat e njohura të PD dhe ish-drejtues i Lidhjes së Shoqatave të Emigrantëve Shqiptar në Greqi, z.Gjata. Ai për kontributin që ka dhënë në emigracion në të mirë të kombit dhe shoqërisë është vlerësuar me disa Mirënjohje kombëtare dhe Ndërkombëtare

Por shefi i rendit nuk e ka ditur se ajo vajza tashmë e rritur, dikur është përkëdhelur disa herë me dashuri nga znj.Liri Berisha!? E pra, le ta themi se Liri Berisha sa herë që do vinte në Pogradec patjetër që do takonte vogëlushen, vajzën e Urim Gjatës cili ka njohje të vjetra më familjen Berisha. Shumë Mirënjohje që ka marrë znj.Berisha kanë lobimin e Urim Gjatës, le ti themi gjërat ashtu siç janë.

 

Por kush është në të vërtetë Urim Gjata

 

Urim Gjata rrjedh nga një familje patriotike shqiptare nga Korça. Gjyshi i tij, Ali Gjata ka qenë njëri nga mësuesit e parë të shkollës shqipe, duke hapur 18 klasa në Gore dhe Mokër në vitet 1918. Daja i tij (xhaxha nga nëna) Pasho Kolaneci ka qenë komandant i Balli Kombëtar, i pushkatuar nga regjimi komunist. Familja e Urim Gjatës i përket atyre familjeve që i kanë dhënë shumë arsimit shqip, ashtu si gjyshi edhe babai dhe vëllai i tij ishin arsimtar të shkollës shqipe.

Me fillimin e demokracisë në vitin 1990, Urim Gjata u anëtarësua në PD, duke qenë edhe shok e mik shtëpie i të ndjerit Azem Hajdarit. Pasi ndodhën rrëmujat e vitit 1997, Urimi bashkë më dy fëmijët e tij të vegjël të mbetur jetim(gruaja i vdiq nga një sëmundje duke i lënë dy fëmijë të vegjël) emigruan në Selanik. I thirrur direkt nga Sali Berisha, Urim Gjata u bë njeriu kyç i organizimit të PD në Greqi duke themeluar degën e kësaj partie. Në çdo miting të opozitë tashmë të PD, Urim Gjata do të ishte personi kryesor i sigurimit për protestat paqësore që organizonte PD në periudhën 1998-2005. Por Urimi ka qenë edhe njeriu që vendosi lidhjet e PD me partinë greke Demokracia e Re. Sa herë që vinin përfaqësuesit e PD në opozitë Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Azgan Haklaj, Genti Strazimiri, Vili Minarrolli, Ridvan Bode.etj, të gjitha shpenzimet, nga kostumet e deri tek hotelet, shoqërimin, të hollat i siguronte Urim Gjata.

Gjatë luftës së Kosovës Urimi ishte njëri nga zërat e paktë në Greqi që mbronte nëpër mediat greke, UÇK, ai dha një kontribut të veçantë në mbledhjet e ndihmave humanitare për refugjatët e Kosovës më 1999.

Takimi i Berishës në Selanik më 2003, me përfaqësuesit e partisë demokratike greke patjetër ka kontributin e Urimit, kryetarit të PD të Selanikut. Çdo informacion i lëvizjeve të qeverisë së PS në Greqi do të vëzhgohej nga njerëzit të angazhuar të Urim Gjatës. Për disa figura kyçe të PD së sotme si Tritan Shehu, Genc Pollo, Frok Çupi etj., dosjet për aktivitetet e tyre kundër PD dhe personalisht kundër figurës së Berishës janë siguruar materialet nga grupi i sigurimit vullnetar që udhëhiqte Urim Gjata bashkë me të ndierin ish-punonjës i SHIK, Mithat Mersimllari, i cili u vra aksidentalisht në Selanik në tetor 2003. Po të shfletohet arkiva e gazetës 55, do të lexojmë me qindra shkrime të Urim Gjatës, por Urimi u harrua nga 55.

Me ardhjen në pushtet të PD, Urimi dhe disa kontribues të PD, që i përkisnin krahut nacionalist menduan se për ta do kishte ndonjë vend pune të rëndomtë, për tu kthyer në atdhe. Por tashmë kishte filluar gjuetia e shtrigave duke eliminuar, izoluar çdo nacionalist që ishte anëtarë i PD. Në mandatin e parë të PD, 2005-2009, Urimi me grupin e tij u lanë qëllimisht anash përsëri, këta mbetën rrugëve të mërgimit, për këtë kategori nuk kishte punë në qeverinë e PD. Tashmë drejtorit, administrata e qeverisë së PD ishin punësuar njerëzit me shpirt dhe zemër greke, për të cilët Urimi me grupin e tij kishin zbuluar në emigracion aktivitetet e tyre në dëm të Shqipërisë.

Me ndërhyrjen direkt të Ridvan Bodes dhe Jozefina Topallit diku në vitin 2009, Urimi do të punësohej punonjës dogane në Kapshticë. Por hallet e fëmijëve nuk ju ndanë atij. Diku në vitin 2007, Urimi zbulon disa afera të diplomatëve shqiptar në Konsullatën e Përgjithshme të Selanikut dhe i denoncon në PD, por në vend të falënderimit Urimit ju ngritën kurthe për burgosjen e djalit të tij në Greqi i cili punonte në një servis makinash me pretekst tentim për vrasje të një shtetasi grek. (Për aferën e diplomatit shqiptar në Selanik ka dhënë edhe Fiks-Fare një kasetë origjinale).

Sot Urimi i lodhur nga hallet dhe mosha i ngacmohet vajza jetime që dikur është kujdesur me dashuri znj.Liri Berisha dhe askush nuk merr masa për një drejtues rrugaç dhe dhunues i policisë shqiptare. Kjo është Mirënjohja më e mirë që pushtetarët e PD i bëjnë njërit nga figurat më të njohura të PD dhe emigracionit në Greqi Urim Gjatës.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhafer Shatri: Veriu i Kosovës si Somalia Selim Nëngurra: Gjurmë shqiptare në Norvegji Miradije Gashi: Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më madheshtore na duket festa “7 Marsi“ Dita Mbarëkombëtare! Nue Oroshi: RTK-ja ka mbetur medium i mendësisë komuniste - Pse!? Pirro Prifti: Botimi i `Mein Kampf` dhe coroditja sociale në Shqipëri Hysen Berisha: Karl Ove Knausgård dhe Ymër Shinobusi Avdi Ibrahimi: Jeta jote të përket ty Ramiz Dërmaku: Urime.., Urime.., Urime.., Mësuese e Mësuesë të nderuar, 7 Marsin Xhafer Leci: Përkujtesë dinjitoze e mërgimtarëve për dëshmorët Albert Shabanaj: Nga keqqeverisja tërhiqen zvarrë për të nënshkruar gjithçka! Ismet Uka: Deputetët e parlamentit të Kosovës si tifozët ne fushën e futbollit! Agron Shabani: Kush jemi, çfarë (çka ) duam dhe në cfarë (në çka) pretëndojme ?... Ilir Dardani: Bamir Topi, Sali Sulltani, Spahiu dhe Kurti Fahri Xharra: Toka e djegur, shpirti i përvëluar... Ramiz Selimi: Liberalizimi i vizave nuk e ndihmon Kosovën, atë e ndihmon qeveria duke zbatuar ligjin Ardian Ramadani: Kur ministresha nuk ngopet me dënimet ndaj shqiptarëve të pafajshëm Luan (A) Dibrani: Nënkalimi të ura shume milionëshe nga vërshimet u shndërruar në liqe! Bekim Rexhepi: Qeveria e Kosovës një karikaturë serbe! Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dalluar në diasporën shqiptare, z. Aziz Rexhepi Kadri Mani: Zotit Arsim Janova, ministër dhe drejtor i Ngrohtores-ftohtësores në Prishtinë!!!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora