E shtune, 20.04.2024, 04:20 PM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Përkujtesë dinjitoze e mërgimtarëve për dëshmorët

E hene, 05.03.2012, 09:03 PM


PËRKUJTESË DINJITOZE E MËRGIMTARËVE PËR DËSHMORËT

 

Nëndega e LDK-së në München, dera e hapur për të pame pas masakrës në Prekaz

 

SHKRUAN: XHAFER LECI

 

Masakra e 5 marsit 1998 ndaj Familjes Jasharaj, në Pekaz të Drenicës, ishte njëra nga dhimbjet më të mëdha në historinë e trojeve tona. Kjo masakër ishte vazhdë e qindra masakrave tjera të bëra nga pushtuesit serbo-sllavë gjatë këtyre shekujve të fundit. Dhe, për këtë kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë historianë dhe studiusë vendorë dhe të huaj. E veçanta e këtyre masakrave është se shqiptarët u sulmuan nga barbarët pushtues sllavë në trojet e tyre, në shtëpitë e tyre dhe gjithmonë me qëllimin e vetëm: shpërnguljen, largimin e tyre nga toka e tyre, nga atdheu i tyre. Këtë qëllim kriminal patën edhe masakrat e fundit në vitin 1998 - 99.

Qëllimi i këtij shkrimi është shpalosja e kujtimeve për dhimbjen e përjetuar nga mërgimtarët si dhe nderimin e tyre, në pamjet e organizuara nga familjarët mërgimtarë, për masakrimin e pafajshëm të fëmijëve, të moshuarëve, grave, madje edhe të grave shtatzëna nga policia, ushtria dhe paramilitarët pushtues serbo-sllavë.

Njërën nga pamjet e para e organizoi Familja Jashari në München të Gjermanisë. Lidhja Demokratike e Kosovës ishte forca organizuese dhe drejtuese në të gjithë mërgatën. Subjektet tjera ishin simbolike në numër. Prandaj edhe pamjet ishin organizim i kësaj partie masive. Me rastin e masakrës në Familjen e Jasharajve, për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet, udhëtuam, të organzuar, me autobus nga Stuttgart-i për në München. Në krye të sallës qëndronin Zenel e Rifat Jashari si dhe, pranë tyre, Sali Çekaj, tani Hero i Kosovës, i cili, për gjithë ato ditë radhazi, aq sa zgjati edhe pamja, ka ndejur afër Rifat Jasharit. Gjatë atyre ditëve të pritjes të ngushëllimeve, kryefamiljarit të Jasharajve, Rifat Jasharit, i kanë qëndruar pranë edhe Bashkim Leci, kryetar i Nëndegës të LDK-së për Bavarinë, Naim Gashi, antarë i kryesisë së Degës së LDK-së, Fehmi Lladrovci,me shokë tani Hero i Kosovës. Gjithashtu, më shumë se një herë kanë qenë për ngushëllime: Hafiz Gagica, Shaban Bobaj, Dan Gashi, përkatësisht, kryetar i LDK-së për Gjermani dhe kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, kryetar dhe nënkryetar për Nëndegën e LDK-së në Baden Württenberg.

Për të qenë pranë kryefamiljarit Rifat Jashari, në ato kohë të rënda për atë, pas disa javësh, kemi shkuar për vizitë të ngeshme me kushëririn e tij Zenel Jashari dhe Mejdi Laçaj, që të dy aktivistë të LDK-së. Na pritën Rifati me të nipin Bekimin, djali i Hamzës. Ishin në një gjendje shpirtërore të rëndë, por, megjithatë, mbaheshin mirë.

 

Një tjetër masakër masive, të cilën mërgata e përjetoi rëndë, ishte ajo në Poklek të Drenicës, në familjen Muçolli. Rrahman Muçolli, i cili jetonte në Waiblingen afër Shtutgart-it, priste ngushëllime për 50 anëtarët e masakruar të Familjes të gjerë Muçolli. Edhe më e madhe ishte masakra e Qyshkut të Pejës, e cila ishte më shumë se familjare, ishte masakruar një pjesë e këtij fshati. Masakra e Izbicës në Drenicë, ishte ndër të parat e fillimit të luftës, për të pasuar me masakrën e Krushës, Padalishtës, Llapadhticës, Landovicës, Studenicës, Lubeniqit, duke kulmuar me masakrën më domëthënse në tërë Kosovën, atë të Reçakut, e cila u fiksua nga ndërkombëtarët, duke u cilësuar si masakër tërësisht civile, ndaj fshatarëve të pa armatosur dhe krejt të pafajshëm.

 

Ndarja e faktorit ushtarak të Kosovës, madje ende pa filluar lufta, do të kishte pasoja të rënda. Vrasja e ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi në Tiranë, me bekimin edhe të pushtetit social-komunist të kohës, do ta njolloste luftën çlirimare. Veglat e errëta të Serbisë, me qëllim të sabotimit të luftës, kryen këtë akt barbar. Mungesa e këtij arkitekti dhe strategu luftarak do të ndjehej gjatë gjithë luftës. Në prillin e 1999-ës do të vriteshin në fushë-betejën e Kosharës heroike eprorët ushtarakë Agim Ramadani dhe Sali Çekaj. Mërgata shqiptare, veç pamjeve familjare, organizoi edhe akademi përkujtimore për këta komandant të luftës dikur dhe tani Heronj të Kosovës.

Tashmë lufta kishte përfunduar, Kosova ishte çliruar nga forcat e NATO-s. Por, liria u përgjak në mënyrën më të vrazhdët. Kuadra partiakë, bashkëpunëtorë të afërtë të Presidentit Rugova, oficerë ushtarakë institucionalë, kryetarë komunalë, gazetarë të kombëtarës "Bota sot", aktivistë të LDK-së u vranë, anekand Kosovës, duke u cilësuar si vrasje enigmatike dhe të pazbulara. Këta burra dhe djem të Atdheut, mërgata shqiptare i vajtoi me traditën tonë kombëtare. Për poetin e shkrimtarin Xhemajl Mustafën u organizua pamje në Ludwigsburg; për kolonel Tahir Zemaj në Waiblingen; për deputetin e Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj në Kaiserslautern; për Arben e Kosovë Zeqiraj në Ludwishafen, për Ismet Rracin po ashtu në Gjermani si dhe organizime të pamjeve (ngushëllimeve) për dhjetra vrasje në luftë dhe në paqe! Përmendem këtu vetëm disa nga viktima e vrasjeve të krimit të organizuar politik, të realizuara prapa shpine, në pusi, në errësirë dhe në mes të ditës, madje edhe në mes të Prishtinës, të cilët i kanë familjet në mërgatë dhe pamjet i mbajtën, veç Kosovës, edhe në diasporë.

 

Dhe krejt natyrshëm lind pyetja e madhe: Po të jetonin sot luftëtarët e orëve të para si Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti me shokë, çfarë do të thonin për këto ekzekutime të njerëzve të pafajshëm, bile edhe shokë të tyre të luftës për çlirim, liri dhe demokraci?!

Kam bindjen se shumica e popullit shqiptar beson se ata, heronjtë e Kosovës, jo vetëm që nuk do të pajtoheshin me heshtjen, apo mbrojtjen e turpshme të krimit dhe të kriminelëve, por do të kërkonin llogari që kriminelët të dilnin para drejtësisë dhe të merrnin dënimin e merituar. Thirrja në patriotizmin e rrejshëm, të disa të inkriminuarëve, se gjoja "çlirimtarët" e lirisë janë të paprekshëm, ka dëmtuar shumë vlerat e mirëfillta të luftës, duke i barazuar krimkinelët me luftëtarët e vërtetë të lirisë. Kur “kreu” i Organizatës së Veteranëve të Luftës, voton 150 herë në zgjedhjet e fundit parlamentare, kuptohet se çfarë përfaqëson ky njeri i mashtrimit, ky eksponent i dyshimtë. Populli i nderon luftëtarët e mirëfilltë, por kurrë nuk do të respektojë kryerësit e krimeve, ekzekutuesit pa gjyq të njerëzve të devotshëm të çështjes kombëtare. Përkundrazi, do të kërkojë ndëshkimin e pamëshirshm të tyre. Të gjithë ata që sot mbrojnë krimin dhe kriminelët, me dashje ose padashje bëhen pjesë e krimit.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Shabanaj: Nga keqqeverisja tërhiqen zvarrë për të nënshkruar gjithçka! Ismet Uka: Deputetët e parlamentit të Kosovës si tifozët ne fushën e futbollit! Agron Shabani: Kush jemi, çfarë (çka ) duam dhe në cfarë (në çka) pretëndojme ?... Ilir Dardani: Bamir Topi, Sali Sulltani, Spahiu dhe Kurti Fahri Xharra: Toka e djegur, shpirti i përvëluar... Ramiz Selimi: Liberalizimi i vizave nuk e ndihmon Kosovën, atë e ndihmon qeveria duke zbatuar ligjin Ardian Ramadani: Kur ministresha nuk ngopet me dënimet ndaj shqiptarëve të pafajshëm Luan (A) Dibrani: Nënkalimi të ura shume milionëshe nga vërshimet u shndërruar në liqe! Bekim Rexhepi: Qeveria e Kosovës një karikaturë serbe! Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dalluar në diasporën shqiptare, z. Aziz Rexhepi Kadri Mani: Zotit Arsim Janova, ministër dhe drejtor i Ngrohtores-ftohtësores në Prishtinë!!! Fritz Radovani: Martir’ i atdheut Don Shtjefën Kurti Faton Mehmeti: Fusnota dhe hipnotizimi i shoqërisë përball pushtetit Hilmi Saraçi: Kah po shkon Qeveria dhe diplomacia e Kosovës (?) Pirro Prifti: Përse i duhet Shqipërisë një President nga komuniteti Ortodoks Rexhep Shahu: Patriotët tallava dhe udhat e kombit Evi Kokoshi: Te perpiqemi te ndertojme vatanin me vlera reale Fritz Radovani: Demokracia asht si peshku... Xhevat Rexhaj: Letër e hapur z. Murat Jashari - përfaqësues i Familjes Heroike Jashari Baki Ymeri: Invazioni sllav në Ballkan sipas një autori rumun

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora