E premte, 19.04.2024, 07:14 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Deputetët e parlamentit të Kosovës si tifozët ne fushën e futbollit!

E hene, 05.03.2012, 08:57 PM


Deputetët e parlamentit të Kosovës si tifozët ne fushën e futbollit!

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish punëtor i Kombinatit Trepça

 

Pensionistëve të Kosovës ju vra edhe një herë e drejta për ti gëzuar pensionet e tyre, sipas ligjit në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës të mbajtur më datën 01.03.2012 duke shqyrtuar peticionin e pensionistëve ku pensionistët përmes këtij peticioni parlamentit te Kosovës ja bënë me dije se drejtat e tyre ligjore dhe kushtetuare janë duke u shkelur ne mënyrë shume te turpshme nga qeveria e Kosovës.

Parlamentit te Kosovës ju ka ngatërruar koncepti dhe nuk po donë apo nuk po din ta dalloj se çka do të thotë kategori sociale e çka do të thotë te jesh pensionist kontribut pagues. Nenad Rashiqi ketë peticion te pensionistëve edhe propozimet e komisionit  parlamentar  për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut se pensionistëve gjithsesi duhet tu kthehet dinjiteti dhe tu jepet djersa e tyre, te deponuara ne fondet pensionale te Kosovës, Nenadi këtij propozimi ju kundërvu me arsyetimin se pensionistët kontribut dhënës qenkan kategori sociale dhe trajtimi i tyre nuk duhet te dalloj nga kategoritë tjera se qeveris për kit qellim i mungon buxheti e qeveria nuk është ne gjendje sipas Nenadit ta dëmtoj luksin e vet dhe ta përmirësoj pozitën e mjerë te pensionistëve,por pensionistet e Kosovës si mbas Nenadi ata duhet edhe ma tutje te vuajnë për bukën e gojës dhe ta luajnë lojën e lypsarit kurse me paret e tyre te deponuara për ti shfrytëzua ne ditët më te rënda te pleqërisë,qeveritaret e parlamentaret te bëjnë luks me to. Është turp për një parlament si organi ma i lart legjislativ i cili parlament nuk vepron dhe nuk sjell vendime dhe qëndrime ne baza te drejtës kushtetuare por parlamenti u nda dhe po vepron sipas programeve partiake dhe ne ketë parlament partitë politike poja tregojnë njëra tjetrës muskujt se cila i ka muskujt ma te fort dhe dot punohet sipas programit partiak te saj duke i anashkaluar normat kushtetuar ne bazë te se cilës parlamentaret janë te obliguar te sjellin vendime qëndrime rezoluta e ku secili vendim qe merret ne parlament duhet te ketë mbështetje ne kushtetutën e vendit. Pensionistet e Kosovës nuk ju drejtuan partive politike ne ketë rast qe ti kërkojnë te drejtat e tyre kushtetuare te cilat po ju shkelen qe 12 vite, por i kërkuan parlamentit si organ ma i lart legjislativ qe te sjell vendim qe diskriminimi ndaj pensionistëve sa ma par te pushoj. Por për çudi ndodhi krejt e kundërta ne ven qe te diskutohet ne meny parimore dhe kushtetuare shumë deputet pozitën e mjerë te pensionistëve e përdorën si paravan për te bërë promovime politike ne interes te programit partiak te partive te tyre duke harrua deputetet se mendimi dhe qëndrimi i tyre dhe ne fund vendimi i parlamentet duhet te sillet ne bazë te se drejtës kushtetuare e jo ne bazë te programeve e statuteve partiake,qe sillja e deputetëve u ngjante tifozëve ne fushën e futbollit,e as sesi nuk ju ngjante sillja deputetëve te një parlamenti ku detyra e tyre dihet qe te sjellin vendime ku kërkohet ren ligj dhe respektim i se drejtës por edhe  përgjegjësisë ndaj çdo qytetari te Kosovës por edhe ndaj pensionistëve.

Qytetaret e Kosovës janë te rrezikuar nga funksionimi i tillë i parlamentit sepse ky parlament nuk ka gatishmëri qe ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë ta fut ne funksion ne Republikën e Kosovës por Kosova sipas asaj unë çka pash dot udhëhiqet sipas programit te partive politike qe vërtet po japim shembull shumë te keq para bashkësisë ndërkombëtare dhe miqve tan ku kushtetuta e aprovuar ne këtë parlament nuk zbërthehet ne ligje po mbahet si dekor kurse njeriut te Kosovës i jepen te drejtat ose i shkelen sipas subjektit  politik ma te fort qe gjendet ne kit parlament. Pra edhe një herë pensionistëve te Kosovës nga ky organ shumë partiak qe zbaton plane partiake e jo kushtetuare ju vra  shpresa se  ne ditët më te afërta do tu kthehen paret e tyre te deponuara për ti shfrytëzuar ne ditët e pleqërisë me arsyetimin se nuk ka buxhet e për tu krijuar buxheti nuk qenkan te gatshëm as qeveria e as parlamenti ta dëmtojnë luksin e vet e pensionistët edhe ma tutje duhet te durojnë kit diskriminim nga ana e pushtetit i cili kaherë ka fillua te shndërrohet edhe ne krim se pensionistë të shumët po vdesin edhe urie a e drejta e tyre kushtetuare po shkelet nga njerëzit e instaluar ne parlament dhe qeveri njerëz qe këtij populli ja kanë humb rrugën midis oborrit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora