E enjte, 25.04.2024, 02:35 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Kush jemi, çfarë (çka ) duam dhe në cfarë (në çka) pretëndojme ?...

E hene, 05.03.2012, 08:50 PM


Reflektime të ndërgjegjshme dhe të paanshme ndaj disa zhvillimëve dhe fenomenëve të ndryshme në shtetin dhe shoqërinë tonë:

 

Kush jemi, çfarë (çka ) duam dhe në cfarë (në çka) pretëndojme ?...

 

Nga Agron Shabani

 

1. Të gjithë jemi deshmitar të ndryshëm okular, konfidensial , të pavarur ose diskrecional  të ngjarjeve,zhvillimëve, procesëve , anomalive,destruksionëve, dekonstruksionëve dhe fenomenëve të ndryshme politike, shtetërore, nacionale,institucionale, konstitucionale, ligjore, administrative,sociale,societale, ekonomike, kadrovike dhe të tjera nepër të cilat po kalojnë shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme në vendin tonë në këtë periudhë të fluidshme, furioze dhe tepër hektike të konsolidimit të përgjithshëm dhe tranzicionit. Ndërkohë që e ashtuaquajtura " fusnota kontraverze" ose "enigmatike"  e nënshkruar ose miratur ditë me parë nga ana e Edita Tahirit dhe delegacionit kosovar në takimin e Brukselit me palën serbe në këtë sfond. Ka nxitur debate, reagime dhe kundëreagime të fuqishme ose emocionale në tërë hapësirën shqiptare ose kosovare dhe në diasporë. Bëht fjalë këtu për një "fusnotë" ose "aneks shtesë"  ndaj të të ashtuquajturës "kushtetutës së Ahtisarit"  e cila dorën në zemër për nga substanca ose përmbajtja e saj nuk është asgjë me pak dhe asgjë me shumë se kjo e fundit.  Mbase, nga "Plani" ose "kushtetuta e famshme " e Ahtisarit e cila në strukturën ose substancën e saj edhe ashtu lë për të deshiruar shumë përsa i përket pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të mirëfillët  dhe substancilal në kontekstin e njohur teritorial, shtetërorë dhe politik të Republikës së Kosovës. E dekoduar ose deshifruar më gjuhën ose shifrën e faktëve dhe realitetëve të njohura në vendin tonë kjo donë të thotë se "fusnota" e mesipërme në fjalë është surrogat ose pezhorativë i "kushtetutës famoze" të Marti Ahtisarit etj. Asgjë me pak dhe asgjë me shumë. Në anën tjetër ndërkaq, e ashtuquajtura "kushtetuta e Ahtisarit" në pjesën kryesore ose substanciale të saj është produkt ose rezultat i pritshëm ose i pashmangshëm i antagonizmave, divergjencave, disonancave dhe diskrepancave të njohura politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në mes faktorit ose lidershipit shqiptarë para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike në Kosovë.Përkatësisht,i fraxhilitetit, inkompaktibilitetit dhe heterogjentitetit të pafalshëm ose historik të faktorit të atëhershëm politik dhe ushtarak në vendin tonë menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.Prej nga ku rrodhën dhe u paraqitën edhe paradokset, anakronizmat, anomalitë, destruksionet dhe dekonstruksionet e mevonshme shtetërore, nacionale, politike, administrative, juridike dhe të tjera në këtë sfond. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe bisedimet e atëhershme të Vjenës dhe e ashtuquajtura "kushtetuta e imponuar" e Ahtisarit së bashku me lëshimet,kompromiset ose koncesionet tjera ndaj Serbisë.Dhe, kjo edhe përkundër asaj se Serbia dhe regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit ishin pushtues dhe agresorë në vendin tonë. Duke i nënkuptuar këtu aktët e njohura të dhunës, terrorit dhe masakrave të egra të soldateskës dhe falangave serbe kundër popllsisë së pambarojtur (civile) shqiptare gjatë kohës së luftës në Kosovë. Dhe, jo vetëm në Kosovë.Por...?!!!

 

2. Siç dihet e ashtuqujtura " Serbia e Pashiqëve dhe Karaxhorxhevicëve" së bashku me "mbretërine serbo-kroato-sllovene" 1914/ 1918 dhe "Jugoserbosllavinë e Titos, Rankoviçit etj." 1945: u ngritën dhe projektuan pikërisht nepër etapat ose periudhat e ndryshme të imperializmit, "Antantës së Madhe",  "Traktatit të Versajës", dy luftërave të mëdha botërore ose ballkanike e kështu me radhë.Dhe, mbase nga paradokset, naivitetët dhe demagogjitë e njohura politike, historike,ushtarake,diplomatike dhe te tjera  të fuqive të ndryshme imperiale,koloniale ose gjysëmkolonialiste që asokohe e përhapën ose lansuan idenë e tyre infantile, reaksionare, anakronike dhe kontraproduktive mbi ngritjen dhe krijimin e mbretërisë së atëhershme të sllavëve të jugut me 1914-1918.Gjegjësisht, të ish  "Jugoserbosllavisë së mevonshme të Josip Broz Titos & Company" me 1945 etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar ketu edhe projektët ose planimetritë e atëhershme imperiale ose kolonialiste mbi ngritjen dhe krijimin e të të ashtuquajturve "popujve artificial" ose "johistorik" në ish Jugosllavi,Çekosllovaki, Bashkimin Sovjetik, Poloni dhe kështu me radhë.Pasojat dhe rezultatët e projektëve dhe planimetrive të mesipërme imperiale,koloniale ose gjysëmkolonialiste tashmë janë të njohura. Nuk duhen komente ose analiza të shumëta në këtë kontekst. Mjafton të cekën ose rikujtohen në sfond  vetëm luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë të nxitura dhe shkatuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Beogradit !!!!  Gjithëçka është e qartë. No Coment.

 

3. Si duket projektët , eksperimentët dhe planimetritë e mesipërme imperiale,koloniale ose gjysëmkolonialiste nga ana e "instruktorëve" ose "arkitektëve" të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtar në vendin tonë  (Kosove etj.)  mbi ngritjen dhe projektimin e "popujve artificial" ose "johistorik" edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi ?!  Kujto nö këtë vorbullë "popullin e lindur dhe të dalur nga lufta". Përkatësiisht, "popullin" ose "narodin kosovar"  sipas "koncepteve", "vizioneve" dhe "definicioneve spektakulare" dhe teper "bombastike", gjegjësisht, proletare dhe internacionaliste të Marti Ahtisarit, Viktor Çërnomirdinit, Primakovit, Jelcinit, Putinit,Xhinxhiçit, Koshtunicës, Tadiqit  dhe të tjerëve..Ndonëse në kordinim dhe harmoni të plotë logjistike, konspirative, dekonspirative dhe komplotiste meTurqinë, Serbinë dhe Rusinë në njerën anë.Si dhe me aprovimin ose miratimin "intern" ose indiskreto-eksplikativë të qarqëve, strukturave dhe nomenklaturave të njohura dhe të panjohura në kontinentin plak të cilave po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja ne "koncertin e madh" të biritmave të njohura imperiale,koloniale ose gjysëkolonialiste të Serbisë, Rusisë dhe Turqisë ndaj vendit tonë në anën tjetër.Dhe, të gjitha këto të miratuara dhe aprovuara asokohe nga i ashtquajturi "ekipi i unitetit" i cili dikur me vonë do ta shpallte  ose vetëquante vetën si "grupi i elefantëve"në Vjenë të Austrisë.( lexo:"grupi i elefantëve" në bisedimet e atëhershme të Vjenës mbi statusin e Kosovës!).  Duke t´i rikujtuar në këtë vorbullë luftën e njohur koloniale dhe imperialiste në mes Turqisë dhe Rusisë (1877-1878 )  për sundime dhe influenca të njohura pushtuese,imperiale dhe kolonialiste në gadishullin e njohur ilirik (ballkanik).Përkatësisht, "Traktatin e Shën Stefanit" dhe  "revizionet" e njohura koloniale dhe imperialiste ( kundër shqiptarëve dhe në favor të serbëve dhe popujve të tjerë sllavë ose ortodoks) në "Kongresin e Berlinit" me 1878.Në këtë vorbullë habitë fakti se si shtetët, qarqet ose strukturat e ndryshme europiane ose europerëndimore në bashkëpunim me një grup të vogël hedonistësh ose alkimistësh të ndryshem politik në vendin tonë po i mbyllin sytë para atyre aktëve dhe faktëve të kryera të" rikthmit të sofistikuar" të ´Turqisë perandorake ´ dhe ´Rusisë cariste në Ballkan´?! Dhe, mbase të nje klime dhe "mentaliteti" te njohur " casristo-sulltanik" në Gadishullin e njohur Ilirikë dhe gjetkë. Dhe, kjo me "dorën e zgjatur" të SHBA-së, Gjermanisë, B.Madhe, Francës  etj.Gjegjësisht, në emër të një të të ashtuquajturi "partneriteti global" ose "gjeostrategjik" të SHBA-së dhe Perëndimit me Turqinë dhe Rusinë në Ballkan etj.Gjepura. Rusët dhe turqit në Ballkan dhe Europë gjithmonë erdhën dhe u shporrën  që andej vetëm e  vetëm si luftënxitës, si pushtues apo si të mundur dhe si të marrë. Asgjë me shumë. Ndërkohë që lidhjet, miqësitë dhe aleancat e ndryshme (të fsheheta mbase)ushtarake, ekonomike,politike,taktike, finansiare dhe të tjera në mes Turqisë, Rusisë,Iranit dhe Kinës kundër interesave të njohura gjeopolitike dhe gjeostrategjike të SHBA-së dhe Perëndimit  kudo nepër botë asnjëherë nuk kane qenë me të  afërta dhe me të ngushta. Në Ballkan ose Lindjen e Mesme  si per shembull . Ndaj, ti akuzoshë ose t´ua vëshë fajin dhe përgjithesinë komplete ose totale kryeministrit Hashim Thaçi dhe qeverisë së atjeshme kosovare për paradoksët, anomalitë, destruksionet,anakronizmat dhe dekonstruksionet e lartëcekura shtetërore ,politike, nacionale,historike, gjeografike, konceptuale,ideologjike dhe të tjera të ngjanë  paksa  në "punë Sizifi". Për të mos thënë këtu në karrem  ose një  "gogol i madh"  politik etj. Në instancë të fundit, po të ishin të interesuar aq shumë miqtë dhe aleatët tanë natyrorë dhe historik, respektivisht, SHBA/së dhe Bashkimi Europian për zhvillimin e përgjithshëm,gjegjësisht,  mirëqenjën,paqen, stabilitetin ,pavarësinë,integritetin, sovranitetin dhe prosperitetin e gjithëmbarshëm të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare.Në Republikën e Kosovës  dhe kudo tjetër sot do kishim ngjarje,zhvillime,kushte,rrethana dhe situata shumë me  të favorshme ose me të volitshme në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme. Nuk do kishim krim të organizuar, korrupsion,prostitucion, nepotizëm, familjarizëm, bajraktarizëm, partikularizëm të tepruar ose inflator...Nuk do kishim ministra as titullar të korruptuar ose nën hetime apo "rrogoze" të ndryshme ligjore, administrative ose juridike. Nuk do kishim klanizime,privatizime, uzurpime, fosilizime, instrumentalizime ,relativizime dhe monopolizime të gjithëmbarshme ose të çfarëdollojshme të moralit të njohur shoq ërorë ose qytetar. Nuk do kishim ekstremizma ose radikalizma të ndryshnme fetare, sociokultuirore, nacionale, sociopsikologjike dhe të tjera në Kosovën e konstrastëve dhe paradokseve të shumëta. Nuk do kishim ministra,zevëndësministra, titullar, ambasador,konzuj ose viceambasador të ndryshëm me biografi të dyshimëta personale,familjare,nacionale,profesioniste dhe të tjera. Nuk do kishim madje as "vehabist", "salafist", "jeziut", "kvietist","bogomil" ose "herretik" të ndryshëm "dualist" ose "transsupstancialist" në vendin tonë.  Nuk do kishim madje, madje as krahasime," analogji" ose "apologji"  të ndryshme rixhide dhe tepër paradoksale ose anakronike në mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, respektivisht, ish luftëtarit të lirisë dhe udhëheqësit të shquar politik të UÇK/së z.Hashim Thaçi me Esat Pashë Toptanin , Ali Shukriun,Kolë Shirokën ose dikënd tjetër!!!! Nuk do kishim shpifje, akuza, kriminalizime, penalizime dhe linçime të çfarëdollojshme publike,ligjore, juridike dhe të tjera të ish pjesëtarëve dhe komandantëve me në Zë të UÇK/së nga ana e grupëve,individëve, gjegjësisht, faktorëve të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë në etapa ose perudha të ndjeshme diskursësh, ekskursësh, proceshësh, fenomenësh dhe turbulencash të ndryshme shtetëre,nacionale,politike, historike dhe të tjera. Dhe..kështu me radhë.Duke menduar këtu në shpifjet, akuzat, kurthat, intrigat, dredhitë, inskenimet,insinuatat, kriminalizimet ose penalizimet e ndryshme "senzacionale" dhe "bombastike" të qaqrqëve dhe strukturave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kundër Hashim Thaçit dhe ish pjesëtarëve ose jkomandantëvë të tjerë me në Zë të UÇK/së për qëllime dhe projekte të ndryshme konspirative, dekonspirative, komplotiste dhe të tjera në këtë vorbullë që iu shkojnë gjithmonë për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura hegjemone,militare, imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre natyrorë ,historik ose ideologjik kundër vendit dhe popullit ose kombit tonë. Por, asnjëherë pa ia mohuar të drejtën tjetrit për të shkruar, menduar,gjykuar, analizuar,reflektuar ose komentuar ndryshe kundër Thaçit ose dikujt tjetër në këtë sfond.Por, me forcën e argumentit dhe jo me argumentin e forcës.  Nesje!...

 

4. Thuhet se Fusha kryesore e një iatdhetari,politikani,diplomati,ntelektuali,krijuesi, gazetari, publicisti,poeti,shkrimtari ose artisti të mirëfillët dhe ekselent janë koha, njerëzit, populli(kombi) dhe atdheu i tij. Respektivisht, edukata,kulutura,arsimimi dhe aftësitë e tij  intelektuale dhe profesionale në këtë sfond.Ndërkaq, kredoja,besimi, ideali dhe vizioni i tij kryesorë janë arritjet,zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij përkatës ose respektivë. Në këtë frymë artisti,krijuesi ose intelektuali i mirëfillët, ekselent dhe profesionist me të njejtën bukuri dhe dashur që e do Zotin, jetën, botën dhe shpirtin e vet i do njerëzit, popullin(kombin) dhe atdheun e tij.

Kjo donë të thotë se intelektualet e mirëfillët dhe ekselent nuk e shajnë, nuk e urrejnë, nuk e ofendojnë dhe s´e paragjykojnë askënd. As shtetin, as qeverinë, as grupin, as personin ose individin. Askënd pra. Qofshin madje ata ose ato në oponenca ose opzita të ndryshme politike,partiake ose ideologjike me ta apo me partinë ose organizatën e tyre përkatëse ose respektive.Duke e ruajtur dhe mbrojrur tjetrin nga vetëvetja, krijuesit, artistët dhe intelektualët e shquar dhe profesionist e mbrojnë vetën dhe kredon e tyre krijuese dhe artistike nga të  tjerët. Gjegjësisht,  nga fosilizimet, instrumentalizimet, komercionalizimet ose ideologjizimet e ndryshme në kohë dhe hapësirë.Në këtë menyrë ata bëhen si peshku i cili edhe pse jeton në ujëra të njelmëta ose të tharta, gjithmonë e ruan mishin të freskët dhe të shijshëm. Në të kundërtën, atmosferat ose situatat e ndryshme negative, violente,infantile ,paradoksale ose anakronike së bashku me anomalitë,patologjitë ,destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale dhe kolektive krijohen pikërisht me anë të klanizimëve,fosilizimëve, privatizimëve, komercionalizimëve,instrumentalizimëve,ideologjizimëve dhe monopolizimëve të ndryshme të politikës së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga ana e kujtdoqoftë në këtë kontekst.Përkatësisht, me komercionalizimin, relativizimin, privatizimin dhe monopolizimin e moralit të përgjithshëm shtetërorë ose qytetar që në instancë të fundit është makjavelizëm i mbyllur ose egocentrik.Në këtë formë  edhe gjuha e njohur e dashurisë së lartë krijuese, artistike dhe profesioniste nuk është gjithmonë e njejtë ose e barabartë me gjuhën e laikëve ose diletantëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Duke menduar këtu në moralin (etiken) , estetikën dhe higjienën e njohur shpirtërore, intelektuale dhe profesionale të gazetarëve,publicistëve, krijuesve ose artistëve të tjerë fushash dhe zhanrësh të ndryshme .

 

5. Se këndejmi,  të ngritura, mbështetura dhe projektuara ( ku me pak e ku  me shumë)  mbi motive,premisa, kontura ,ambiente,vizione, ideale, atmosfera ,mite,epose,legjenda ose fenomene të ndryshme njerëzore, natyrore, organike, panorganike, kozmagorike, panteiste, metafizike, ontologjike, epistemologjike, sociopsikologjike dhe të tjera. Respektivisht, mbi ngjarje, zhvillime, simbole,figura ose personalitete të njohura monumentale, lapidare dhe emblematike të shtetëve ose shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive. Siç dihet, etika dhe estetika si nocione, madje si kuptime , kategori ose disiplina të posaçme të artit dhe filozofisë:Parasegjithash ndodhën të ngritura dhe projektuara mbi substancën dhe fundamentët (bazamentët) me të shëndetshme, me eksplorative, me humane dhe më dialektike e pozitiviste të  filozofisë së përgjithshme ose ordinare .Dhe, mbase mbi të bukurën, mbi të vërtetën,mbi të veçantën,mbi të përzgjedhurën, të posaçmën, sublimën, artistikën,madhështorën,historikën,patriotikën dhe kështu me radhë.E thënë dhe dëshifruar ndryshe kjo donë të thotë se një krijues ose artist i mirëfillët (ekselent ) dhe profesionist në kuptimin e plotë të fjalës : Të tërin profesionin, vokalin, kohezionin, artin dhe talentin e vet i ngritë dhe projekton mbi gamën dhe substratin e gjërë të ligjëve, premisave, simboleve,idealeve,vizioneve dhe fenomenëve të mesipërme njerëzore, shoqërore dhe natyrore të popullit (kombit) dhe atdheut të tij.Dhe, mase  në ravijezimin, konturimin, profilizimin, identifikimin,sintetizimin,shquarjen, eksplorimin, konvencionalizimin dhe artikulimin e njohur etik dhe estetik të asaj që është e bukur dhe me vlerë të posaçme shkencore dhe artistike. Respektivisht, shtetërore, nacionale dhe historike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu ( ndonëse, me një theks të posaçëm) edhe studimet,kritikat dhe analizat e njohura etike dhe metaestetike të shijes, formës, strukturës (substancës) ose përmbajtjes së bashku me praktikën dhe teorinë e njohur shkencore dhe filozofike mbi ngritjen, projektimin(projeksionin), shquarjen dhe artikulimin e vlerave të posaçme dhe të përgjithshme profesionale dhe artistike, gjegjësisht, shtetërore, nacionale dhe historike në kontekstin emesipërm të fjalës. Aty janë edhe studimet dhe analizat e njohura të strukturave ,elitave ose superstrukturave të njohura intelektuale dhe profesionale së bashku me studimet dhe analizat e thella të ritmëve, trendëve, standardëve,levizjeve dhe tendencave të ndryshme tredimenzionale, shumëdimenzionale, matriksiale etj.Madje, të ngjarjeve,zhvillimëve ose dinamikave të ndryshme lineare, sublime,relevante,konfidensiale,furioze,eklektike,ataraktive, inkarnative etj. Të procesëve, zhvillimëve, deformimëve,anomalive,patologjive dhe fenomenëve të ndryshme violente,infantile, destruktive, dekonstruktive, reaksionare, anakronike dhe të tjera. Dhe kështu me radhë. Në këtë menyrë kuptimi, esenca dhe rëndësia e gjithëmbarshme e etikës dhe estetikës së njohur krijuese dhe profesioniste ndodhën të mbështetura , projektuara dhe konstruktuara pikërisht mbi substratin, konstruktin, enkodimin dhe antinomin e njohur shkencorë dhe humanist. Përkatësisht, në studimin, analizën dhe kritikën e njohur shkencore dhe pedagogjike. Në këtë frymë të qenurit (prezenca) këshillat e ndryshme dhe rezistenca e çfarëdollojshme e intelegjencës ose elitës së njohur shkencore, intelektuale, politike,  gazetareske,publicistike,profesionale,artistike,akademike  etj.E kanë peshën dhe rëndësinë e posaçme në etapa ose periudha të ndryshme diskursësh, ekskursësh ,dilemash,fenomenësh ose turbulencash të ndryshme shtetërore, nacionale,politike,kulturore, historike dhe të tjera.Në këtë prizëm i kemi edhe ndarjet ose klasifikimet e njohura shkencore dhe filozofike të etikës së përgjithshme shkencore,profesionale,shtetërore,qeveritare, politike, diplomatike,kulturore,informative, artistike etj. Mbase, mbi bazën e punës dhe angazhimit praktik.Gjegjësisht, eudaimonizmin,hedonizmin dhe utilitarizmin.Mbi kriteriumet e njohura të obligimit dhe përgjithësisë morale dhe ligjore.Gjegjësisht, etikën autonome dhe heteronome.Mbi kriteriumin e raportëve ose marëdhënjëve të njohura vertikalo- horizontale ( në relacionin e njohur shteti-qeveria-shoqëria-personi ose individi). Gjegjësisht, etikën individuale, etikën kolektive, etikën profesionale dhe etikën sociale. Etikën e rastëve ose situatave të ndryshme akute ose kronike, etikën e ekzistencialiste,etikën materiale, etikën formale, etikën normative, etikën funksionale, etikën profesionale, etikën strukturale,etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën fetare ose religjioze, etikën kulturore,etikën diskriptive, etikën empirike,metaetikën ose etikën e njohur të filozofisë së përgjithshme dhe asaj praktike e kështu me radhë. Në anën tjetër ndërkaq, Çfarë (çka) duhet ditur? (lëxo:Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit  të shëndoshë); Çfarë (çka)  duhet bërë ? (lëxo:Kritka e unit të përgjithshëm ose praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? (lëxo: Kritika ndaj forcës së gjykimit): Janë këto ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e "Idalizmit kritikë" të Immanuel Kantit, Sen Simonit dhe filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur filozofik. Gjegjësisht, gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu? Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura ose kryesore : Çfarë( çka) guxojmë të dijme?; Çfarë (çka) guxojmë të besojmë dhe Çfarë( çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë sonë? Në këtë kontekst të mesipërm filozofik apo etiko-metaestetik si të thuash të të gjitha kahet, orjentimet ose drejtimet e mundshme  shoqërore,filozofike,sociale,societale dhe të tjera në instancë të fundit ndodhën të përmbledhura, ravijezuara, konturura, sintetizuara,profilizuara dhe konvencionalizuara me ato dy drejtimet e njohura shkencore dhe filozofike.mbase, në drejtimin e njohur idealist dhe në drejtimin materialist. Respektivisht, në Idealizem dhe Materializem.Ndërkohë që nga Idealizmi dhe Materializmi rrjedhin dhe zhvillohen si të thuash të të ligja luftërat ose konfliktët e ndryshme klasore, sociale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë u mundshme njerëzore ose qytetare.

 

6. Sipas konceptëve, pikëpamjeve, teorive,idealeve dhe vizioneve të njohura qytetare dhe liberaliste të shtetëve dhe shoqërive të konsoliduara parlamentare dhe demokratike: të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi a të një shteti në instancë të fundit janë miq, partner,klient, participant, aspirant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirëm e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja dhe deri tek qytetarët e rëndomtë. Në këtë sfond njerëzit e njohur të letrave, artit, kulturës ose gazetarisë së shkruar dhe asaj elektronike gjithmonë angazhohen për një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës.Dhe, mbase për një shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë ose të barabartë për të gjithë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza,psikoza,depresioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive. Gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë.Për një jetë të udhëhequr nga ideali, respekti,dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria,toleranca, solidariteti dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun e lirë në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë,idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet,aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, edukatën, arsimimin dhe ekskluzivitetin e tij. Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me  lirinë e njohur shoqërore ose qytetare  në njerën anë , gjegjësisht , integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.Por, pa i harruar këtu edhe edukatën,kulturën,arsimimin, demokracinë , gjegjësisht, pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsenzusin, kompromisin,kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional,  politik dhe historik së bashku me të të ashtuquajturin universalitetin global ose globalitetin universal në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore dhe qytetare ose shtetërore dhe nacionale në të gjithë botën.Ndaj, mu për këtë edhe evolucioni dhe zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të "konsenzusit dhe kompromisit" të njohur të August Commtit, "Vetëdijes kolektive" të E. Dyrkhemit, "Aksionëve  dhe vetëdijes individuale" të Max Weberit, "Karakterit referent të veprimit ose reagimit" të T. Parsonit, "Karakterit nacional dhe historik" të Meadovit, "Karakterit Antropohistorik, Antrogjeografik, Antropogjenetik etj." të  A. Gobinos, R. Chemberleinit etj. Ndonëse, duke i vëçuar këtu edhe aksionet ose reaksionet( reagimet) e ndryshme individuale ose kolektive të ndara dhe klasifikuara sipas konceptëve dhe teorive të njohura shkencore dhe filozofike të Max Weberit, Sigmund Freudit, Karl Gustav Jungut etj.Përkatësisht, në levizjet, aksionet ose reagimet e logjikshme dhe racionale në raport me qëllimet ,idealet,vizionet ,kërkesat ,aspiratat ose interesat e njohura individuale dhe kolektive; levizjet ,aksionet ose reagimet e njohura shkencore, intelektuale dhe patriotike në raport me aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore, nacionale, politike,historike, gjeografike etj.Aksionet ose reagimet e njohura tradicionale, evolutive dhe empirike, aksionet ose reagimet e njohura logjike dhe intelegjente, aksionet ose reaksionet e ndryshme emocionale, iracionale, fiktive, imagjinare dhe të tjera për të cilat kam (kemi) shkruar edhe me herët.Të thëna dhe përmbledhura në vija të trasha ose në linja të përgjithshme këto do ishin disa nga parimet dhe premisat me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e asaj që u cek dhe trajtua me sipër. Ndonëse, gjithmonë duke menduar në edukatën ,kulturën, higjienën ,etikën dhe estetikën e preferuar shpirtërore, intelektuale dhe profesionale të personit ose individit.Në fuund të fundit është e drejtë e patjetërsueshme (sovrane) dhe tepër legjitime e akëcilit (secilit) prej nesh për ti vërejtur, studiuar, analizuar dhe kritikuar të meat ose dobësitë e ndryshme institucionale, konstitucionale, shtetërore, nacionale,politike dhe të tjera të lidershipit të përgjithshëm të vëndit ose shtetit tonë.Qoftë madje ai ose ajo presidenti apo presidentja e vendit, kryeministri apo kryeministrja dhe kështu me radhë. Ama, pa të keq ndaj askujt, por gjuha e vrazhdë- rixhide dhe infantile-provokative ndaj kryeministrit Thaçi ose ndaj kujto tjetër atje në këtë kontekst nuk i ndihmojnë dhe nuk i bëjnë nderë askujt. As shtetit, as pushtetit politik (udhëheqjes politike) të vendit tonë , as grupit ose individit dhe aq me pak idealeve, vizioneve dhe interesave të përbashkëta në sfondin e lartëpërmendur global ose universal. Jo. Në të kundërten, mediat e shkruara dhe elektronike, pos tjerash në këtë sfond me plotë të drejtë e bartin nderin dhe e epitetin e lartë të "referëve" (monitorëve)ose "lojtarëve të pavarur" të "tregut global" të vlerave dhe resursëve të njohura globale dhe universale në shtetët ose shoqëritë e tyre përkatëse ose respektive.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora