E marte, 23.04.2024, 12:44 PM (GMT+1)

Editorial

Pal Sokoli: Zhvillimi i vetedijes shoqerore - kombetare, mergata dhe raportet e reja shoqerore

E hene, 10.03.2008, 07:07 PM


ZHVILLIMI  I VETËDIJES SHOQËRORE – KOMBETARE, MERGATA  DHE RAPORTET  E  REJA  SHOQERORE

Nga Pal Sokoli

Arti si formë e vetëdijes shoqëror
 

Pal Sokoli
Arti është mjet i komunikimit në mes njerëzve, komunikim ky qe nuk është abstrakt por i gjallë, me figura të gjalla, qe shpreh edhe ndjenjat edhe mendimet njerëzore. Ndjenjat dhe meditimet e tilla nuk janë të shkëputura nga realiteti qe i rrethon por janë gjithnjë në korrelacion me te. Ndjenjat përjetimet dhe mendimet  e provuara njeriu i riprodhon në vetvete me qellim qe t´u transmetoj të tjerëve, aty zë fill shprehja artistike, aty kur fillon qe përjetimet e tilla ti shpreh me fjalë,  t´u jap formë, stil artistik  dhe  t´i përcjell te të tjerët si përjetim. Të gjitha këto në një realitet të caktuar objektiv të  cilin krijuesit mundohen ta lidhin me shpirtin e tyre artistik. Nga uniteti i një realiteti  historiko-shoqëror dhe shpirtit krijues krijohet forma e një vepre a shprehje artistike.
Ndjenjat e krijuesit nuk rrinë pasive, përkundrazi,ato janë shumë aktive kërkojnë motive nëpër  të kaluarën, nëpër të sotmen, në natyrë dhe ato krijuesi i transponon në mënyrë artistike pothuaj se në një realitet të ri. Pra krijimtaria artistike nuk është vetëm pasqyrim i realitetit, është diçka më shumë, në varësi pra edhe të shpirtit krijues  dhe nivelit të vetëdijes dhe vetvetëdijes  se tij.
Nga kjo mund të themi se edhe llojllojshmëria artistike është rezultat i këtyre raporteve, i realitetit  i individualitetit, i fantazisë dhe vetëvetëdijes artistike. E gjithë veprimtaria artistike do të ishte vetëm pasqyrim i thjeshtë nëse nuk i thyen kufijtë e konformizmit apo të determinizmit në art. Krijuesi duhet të jetë i lirë, ta ketë individualizmin dhe formën e vet të shprehjes. Krijimet qe behën me receta janë art për artin, po jo edhe vlera artistike të qëndrueshme. Më demokratizimin e jetës shoqërore ne gjithë trevat shqiptare kjo bëhet edhe më e mundur.

Arti dhe tradita në mes të  raporteve të ndryshme shoqërore
  
Me zhvillimin e shoqërisë si pjesë e pa ndashme e saj janë edhe zhvillimi i kulturës dhe i traditës. Trashëgohen marrëdhëniet shoqërore por trashëgohen edhe arti e kultura. Nuk mund ta paramendojmë çlirimin e plotë nga e kaluara sepse ajo shprehë pranin e vet edhe në të sotmen. Shpesh herë këto marrëdhënie i kundërvihen njëra tjetrës e qe nuk do të thotë se brendapërbrenda bashkëkohores nuk ka edhe elemente te së vjetrës apo edhe në të kundërtën. Tradita nuk do të thotë se  duhet të ruaj me fanatizëm gjithë atë qe është rezultat i jetës shoqërore e kulturore, as urë lidhëse historik, por edhe si proces jetësor, proces gjenetik. Tradita nuk është e gjithë trashëgimia socio-kulturore por është ajo qe lind të renë-modernen, ajo ana pozitive e  zhvillimit historiko shoqërorë. Tradita nuk duhet të  shihet vetëm në  relacionin kohorë ne mes te tradicionales dhe të asaj qe po lind  si diçka e re, por duhet të studiohet edhe në raport më kulturat apo traditat tjera,pastaj edhe raporti i traditës kombëtare me traditën universale, me të arriturat shoqërore etj. Çdo popull ka traditën e vet, por tradita nuk është  diçka mekanike qe të bartet prej se kuluares si stafetë por ajo duhet të gjurmohet dhe më përkushtim  të vlerësohet se nga ku mund të lind modernia me rrënjë tradicionale.
Kultura shqiptare është vazhdimësi e  kulturës pellazgjo-ilire dhe mban vulën e kushteve shoqërore e ekonomike qe ka kaluar për te krijuar identitetin e vet, dhe si e tillë ajo dallon nga kulturat  tjera, se ka territor të veçantë, shprehet me gjuhë te veçantë, me traditë dhe transformim te veçantë në formë dhe në përmbajtje ne korrelacion me zhvillimin ekonomiko-shoqërorë dhe politik të popullit shqiptarë. Nëse kultura lind me njeriun dhe e përcjell gjatë gjithë jetës, edhe  lufta për ruajtjen dhe zhvillimin e saj është e përhershme. Atë mund ta pengojnë në zhvillimin e saj gjatë pushtimeve nga popuj  te tjerë (siç kishim fatin e keq ne shqiptaret) edhe të imponojnë kulturën e tyre  por jo edhe ta zhdukin një kulturë apo vetëdije kulturore te trasuar shekuj me radhë. Pushtimi i shqiptarëve nga pushtues te ndryshëm bëri qe shqiptaret te “ barrikadohen “ për të ruajtur kulturën dhe traditën e tyre. Ky mohim kulturorë ndaj imponimeve kulturore gjatë pushtimeve te popullit tonë ishte edhe vetëmohim i zhvillimit të mirëfilltë të kulturës  sonë, sepse barrikadimi i tillë nuk krijonte hapësirë të mjaftueshme të zhvillimit kulturorë kombëtarë, me një fjalë ishte edhe mohim, apo vetëmohim i zhvillimit të kulturës kombëtare. Krijimtaria epike popullore gojore u bë pasqyrë kulturorë nëpër treva të ndryshme apo etapa të caktuara kohore.
Lulëzimi i epikës popullore te shqiptarët fillon me ardhjen e turqve, sllavëve dhe pastaj edhe përgjatë soc-realizmit dhe pothuajse përfundon me ikjen e tyre. Lufta për çlirimin kulturorë edhe kombëtar, lufta për çlirimin e vetëdijes kombëtare është “manifestimi më i mirë kulturorë”(Fanoni) sepse krijon marrëdhënie të reja. Populli shqiptarë duke qenë shpeshherë në gjendje pushtimi u bë negacion i shtypjes ekonomike, kulturore dhe kombëtare. Pushtuesit e ndryshëm impononin përveç varësin ekonomike edhe varësin religjioze e kulturore,në ç´rast edhe rezistimi i veprimtarive kulturore nga autor të ndryshëm ishte pothuaj i ndryshëm, në ata qe distancoheshin nga kultura e  pushtuesit dhe në ata autorë qe përvetësonin më pasion imponimin kulturorë nga pushtuesi. Nga të parët kemi  autor që mbetën edhe hero të kulturës shqiptare, dhe të  çlirimit kombëtar  sepse edhe veprimtaria e tyre kishte karakter të tillë, por kemi edhe te tillë qe morën rrugët e mbi jetimit jashtë atdheut dhe formuan koloni te ndryshme kulturore nëpër botë, nga  ku  vazhdonin veprimtarin e tyre revolucionare, por edhe  të tillë qe edhe ju nënshtruan ndikimit të tillë pa kurrfarë rezistence, bilës edhe duke u bërë edhe përkrahës te pushtuesve.

Mërgata dhe “manifestimi më i mirë kulturorë”

Një pjesë e inteligjencës shqiptare u emigruan nëpër shtete të ndryshme të botës në Itali, Greqi, Bullgari, Rumani, Turqi, Siri, Egjipt, SHBA, Rusi etj, barten me veti hallet e bashkëkombësve të vet por edhe morën diçka nga jeta dhe kultura bashkëkohore, shkruan libra, revista dhe vepra të ndryshme kombëtare duke përkrahur masat progresive në atdhe. Renesanca shqiptare lindi si negacioni shtypjes nga pushtues te ndryshëm siç ndodhi edhe me rastin e shtypjes së shqiptarëve të Kosovës ne dekadat e fundit, dhe organizimi i inteligjencës shqiptare për çlirimin nga pushtuesi serb. Prandaj i shohë si të pavend çapuritjet e të gjithë  atyre qe mendojnë se renesanca  shqiptare lindi pikërisht nen okupimet osmane apo sllave e afirmuar nga këta të fundit, ajo lindi por lindi si negacion i saj edhe pse kishte të tillë dhe ka ende qe pranuan nga okupatorët e ndryshëm kulturën e tyre por edhe përkatësin etnike dhe u shkrinë ne të. Mërgata shqiptare ka një histori të lavdishme përgjatë historisë për çlirimin kombëtarë duke e ndihmuar politikisht dhe materialisht duke dhënë edhe jetën edhe tërë pasurin e tyre për atdhe. Kemi raste të shumta kur atdhetarët tanë  janë likuiduar nga duart e zgjatura të pushtet mbajtësve në mërgim dhe familjet e tyre janë privuar nga e drejta për jetë në atdhe, këtu e kam fjalën njësoj si për shqiptarët nga Kosova apo vise të tjera të ish Jugosllavisë ashtu edhe nga shteti amë Shqipëria e cila nuk toleronte të ketë mërgatë shqiptare fare. Qe mërgata shqiptare ka meritën e vetë shekullore për çlirimin kombëtar dëshmon lufta e fundit në Kosovë kur shqiptaret në mërgim u rreshtuan vullnetarisht nëpër asociacione të ndryshme shqiptare në gjithë botën dhuruan pasurinë e tyre dhe gjakun e tyre të shtrenjtë për çlirimin e Kosovës nga thundrat gjakatare serbe. Kjo luftë për çlirimin kombëtar i dha një impuls të pa parë edhe integrimit ndër shqiptarë kudo qe gjendeshin në mërgatë ne Kosovë apo në Shqipëri. Tani mbetet hapur se si do ta shpërblej shteti i ri i Kosovës mërgatën e saj. Se fundmi kemi mërgatën shqiptare në rritje nga shteti amë Shqipëria, vetëm në dy dekadat e fundit vetëm në dy shtetet fqinje, në Itali dhe në Greqi ka afër 1 milion mërgimtarë pa i lënë anash edhe të tjerë në ShBA dhe vende të tjera të Europës. Unë besoj se me ngritjen e mirëqenës ekonomike qe ka tendën rritje në shtetin  shqiptarë,dhe integrimi i saj nëpër asociacionet ndërkombëtare  edhe kjo sëmundje e vjetër(mërgimi) te shqiptarët do të ndalët.

Mërgata shqiptare dhe komunikimi interkulturore
 
Mërgata e sotme shqiptare edhe pse ka lozur dhe po luan një rol vërtetë heroik në luftën e dyanshme; për ruajtjen e identitetit të vet në mërgim dhe për ndihmën qe i bënë pa reshtur atdheut te vetë, ajo e ka vështir të ruaj një trashëgimi të begatë te Rilindjes kombëtare shqiptare, po vërehet se mërgata me e re është e një niveli më të lartë të arsimit dhe si e tillë është e etur për zhvillimin dhe prezantimin e denjë të kulturës shqiptare. Hapja e institucioneve të ndryshme kulturore dhe kombëtare nëpër vende të ndryshme të botës dhe mëkëmbja ekonomike apo financiare e tyre mbanë gjallë komunikimin kombëtar por edhe ndërkombëtar nen kushte të reja të globalizmit kulturorë dhe ekonomik.
Pastaj në kushte të reja të raporteve shoqërore dhe të teknikës se avancuar të komunikimit po shemben edhe pengesat gjeografike në dimensionin komunikimit nacional dhe ndërnacional. Mjetet e komunikimit masiv po bëjnë revolucion në integrimin dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtarë dhe kulturorë. Sot shqiptari i mërguar shikon TV, në gjuhen shqipe, dëgjon radio në gjuhen shqipe, komunikon me kënd të dojë nëpër mes të internetit, merr pjesë nëpër forume të ndryshme dhe tema të ndryshme kombëtare, njoh raste kur fëmijët e lindur në mërgim pa mësuar asnjë ditë në gjuhen shqipe komunikojnë me të afërmit e tyre apo me bashkëkombësit e tyre anë e kënd botës. Po fuqizohet lidhja shpirtërore dhe kulturore e shqiptarëve sado qe ka endë edhe disa raporte në mes të kulturës lokale dhe asaj globale apo edhe të asaj nacionale dhe universale qe sipas mendimit tim janë në thyerje e sipër gjithmonë duke i lënë vend zhvillimit të secilës veç e veç. Integrimi i kulturës sonë me kulturat tjera aty ku shqiptarët tanë jetojnë, bëhet edhe më i qëndrueshëm duke e ngritur në nivel të barabartë edhe kulturën tonë kombëtare e kjo bëhet edhe më e mundshme kur institucionet tona kulturore në mërgatë  të ju shmangen romantizmit nacional apo rrudhjes se qenies sonë kulturore  vetëm në folklorizëm apo rituale folklorike.       
Mirëpo zhvillimin i teknikës e sidomos informatikës, ka bërë shumë më te mundshme të përhapët  përvoja kulturore, por edhe ajo jo kulturore, apo më mirë të themi se ka edhe shfaqje të tilla qe janë hapur kundër kulturës se mirëfilltë kombëtare. Sot janë mundësit e pakufizuara komunikimi e informimi, sot janë me mija “Web (site) faqe private krijuesish ku pa kurrfarë censure shtrohen tema nga më te ndryshmet, mund te bëhen kërkime nëpër nyje të ndryshme të internetit për persona apo tema të ndryshme si “Gogle” apo “Wikipedia” etj. pastaj  posta elektronike qe vetëm me një >klik< dërgohen mesazhe apo letra të ndryshme informuese(E-maile) në gjithë botën.  Shkrimtarëve shqiptar, të historisë dhe të gjitha drejtimeve  ju  mbetet vetëm prezantimi i denjë dhe i drejtë i fakteve dhe zhvillimit dhe prezantimit të denjë të  kulturës sonë burimore. Orientimi i  veprimeve dhe i veprimtarisë se disa krijuesve, për fat të keq shpesh është i ndikuar nga orientimi subjektiv i krijuesve, kështu, kemi krijues qe bëhen edhe pré e grupeve të ndryshme të interesit. Krijuesit e  tillë qe marrin pozicionet e mbrojtëse të grupeve te caktuar, kapërcejnë kufijtë e ruajtjes se ekuilibrit të mirfillt kulturorë kombëtar, duke marrë pozicione animi apo kundërshtimi të figurave të ndritshme të historisë, të kulturës apo edhe të shkencës shqiptare. Faqet e ndryshme të internetit janë bërë si Lumi qe bartë edhe jetën edhe mbeturinat e qytetarëve, qe në raport me nivelin e ngritjes se ndërgjegjes se lexuesit virtual ushqehen sipas apetiteve. Komunikimi i mirfillt dhe mundësit e reja të komunikimit masiv jo vetëm qe rritin zhvillimin dhe zgjerimin e njohurive kulturore ndër shqiptare,  ato janë edhe mundësia e shkëlqyeshme e komunikimit ndër kulturorë me kulturën dhe artin qe zhvillohet rreth nesh dhe të asaj universale. Kultura jonë kombëtare lind, zhvillohet dhe komunikon me rrethin, me progresin kulturorë, me universalen, aty ku lindim edhe ne shqiptarët, ku zhvillojmë historinë tonë, kulturën dhe traditën tonë kombëtare, pra në  Shqipëri, në Kosovë dhe të gjitha trojet tjera shqiptare në Ballkan, në Europë. Mërgata tanimë është pjesë e pandarë e ndodhive, e zhvillimit dhe kultivimit të historisë dhe kulturës shqiptare në shtetet shqiptare Kosovë dhe Shqipëri.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora