E premte, 19.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sa herë vjen Marsi, takohemi në Prekaz, në Epopenë e Lavdishme të UÇK-së

E diele, 04.03.2012, 08:56 PM


Për tri ditët e manifestimit. Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6dhe 7 Mars, organizon manifestimin gjithë-popullor, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe Pavarësinë e vendit dhe popullit tonë, me moton “Nderojmë të kaluarën –Ndërtojmë të Ardhmen”.

 

Aktivitetet tematike, përkujtimore e kulturore me rastin e “Epopesë së UÇK-së”, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, fillojnë më 5 mars, në  Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me parakalimin e kuadrateve të FSK-së, duke filluar në orën 11.00. Pastaj do të shfaqet  një program kulturo-artistik.  Më 6 mars, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke filluar në orën 10.00 deri në orën 12.00, do të bëhen homazhe para varrit të Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Varrezave të familjes Jashari, në Skenderaj dhe në të gjitha Komplekset memorial të UÇK-së, në Kosovë. Ndërsa, po më 6 Mars, duke filluar nga ora 18.00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar Komandantitlegjendar Adem Jashari, familjes Jashari të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Më 7 Mars, në orën 18.00, në Kompleksin Memorial Adem Jashari, do të mbahetmanifestimi “Nata e Zjarreve” ku, në të njëjtën kohë do të ndizen zjarre edhe në të gjitha vendet e fushë betejave në Kosovë. Programi kulturo-artistik, përfundon  në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

 

 Për ZSH: Milazim KADRIU

 

DRENICË

 

Drenicë,

Zemër e Dardanisë

Dy mijë vjet beteja

Për tokën e Arbërisë.

 

Drenicë,

Dy mijë vjet gjakim

Për liri e mbijetesë

Me barbarët e pabesë.

 

Drenicë,

E Ahmet Delisë

Shotës e Azem Galicës

Drenicë e Hasan Prishtinës.

 

Drenicë,

Rrite trima ndër brezni

Çdo herë qe djep i trimërisë

Por edhe varr i barbarisë.

 

Drenicë,

Edhe për ty agoi ditë e bardhë

Adem Jashari me shokë

Ta ktheu krenarinë që ke pas.

 

Drenicë,

Në Prekaz ke Tempullin e Trimërisë

Aty ku u thur Epopeja

Që ia ndërroi rrjedhën historisë. (M. K.)

 

__________

Vazhdojnë përgatitjet për manifestimin tradicional “Epopeja e UÇK-së“

 

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, u mbajt takimi i radhës i Komisionit Organizativ, për  manifestimin tradicional, “Epopeja e UÇK-së“, i cili mbahet  më 5, 6 dhe 7 mars 2012. Në emër të Komisionit për Organizimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së, ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka shpalosur programin organizativ, për tri ditët e manifestimit. ”Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6dhe 7 Mars, organizon manifestimin gjithë-popullor, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe Pavarësinë e vendit dhe popullit tonë, me moton “Nderojmë të kaluarën –Ndërtojmë të Ardhmen”.  Ceremonia kryesore, më 5 mars, do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me parakalimin e kuadrateve të FSK-së, duke filluar në orën 11.00, dhe më pas do të ketë një program kulturo-artistik.

 

Më 6 mars, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke filluar në orën 10.00 deri në orën 12.00, do të bëhen homazhe para varrit të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Varrezave të familjes Jashari, në Skenderaj dhe në të gjitha Komplekset memorial të UÇK-së, në Kosovë. Ndërsa po më 6 Mars, duke filluar nga ora 18.00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Akademia do të përcillet me një koncert të Filarmonisë së Kosovës.

 

Më 7 Mars, ora 18.00, në Kompleksin memorial Adem Jashari, do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve” ku do të ndizen flakadanët e zjarreve (simbol i lirisë), si dhe në të gjitha vendet e fushë betejave në Kosovë. Ndërsa programi kulturo-artistik, do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Ministri Agim Çeku, gjithashtu ka njoftuar se në kuadër të Manifestimit do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme  sportive.

 

Kryetar i Komisionit për organizimin e Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në fund, u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve, veteranëve dhe qytetarëve, që sa më shumë të marrin pjesë në Manifestimin Përkujtimor, më 5, 6 dhe 7 Mars.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora