E enjte, 25.04.2024, 06:25 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Engjëll Koliqi: Afirmim i denjë i Kosovës në botë

E diele, 04.03.2012, 08:58 PM


Ambasadori Albert Prenkaj duke përshëndetur të pranishmit në festë

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë organizoi 4-Vjetorin e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë:

 

AFIRMIM I DENJË I KOSOVËS NË BOTË

 

Qindëra pjesëmarrës të ftuar në festë, u shmallën dhe kremtuan me dinjitet dhe i treguan botës se kemi të drejtë dhe dijmë ta mbajmë të fortë e ta kultivojmë në paqe, me dashuri, Dardaninë e Re – Republikën e Kosovës. Meritat kryesore për kremten e bukur i takojnë ambasadorit tonë Albert Prenkaj, i cili, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, u ndau mirënjohje speciale miqëve italianë që kanë bërë shumë për vendin tonë.

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

Në mbrëmjen e së enjtes së 16 shkurtit, Roma gumëzhinte shqip. Po, këndohej dhe vallëzohej shqip, në zemrën e qytetit të amshuar të Romës, në sallën e bukur të hotelit “Parco dei Principi”, ku Ambasada e Republikës së Kosovës kishte organizuar një kremte shumë të bukur, në 4-Vjetorin e Ditës së Legalizimit të pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Stafi i ambasadës sonë në Romë, çdo gjë e kishte përgatitur me kohë dhe mirë, për mbarëvajtjen e kremtes, në të cilën të gjithë ishin të kënaqur. Ishin ftuar zyrtarë të institucioneve qendrore dhe krahinore të shtetit italian, deputetë, ministra dhe ushtarakë, posaçërsht ata që kanë dhënë një kontribut konkret për vendin dhe popullin tonë. Ambasadori Prenkaj nuk kishte harruar t’i ftojë edhe vëllezërit tanë arbëreshë dhe bashkëkombasit tanë që jetojnë dhe punojnë në Itali, të të gjitha gjeneratave dhe nga të gjitha trojet tona etnike.

Çasti kur moderatorja lexonte mirënjohjet që i ndau ambasadori Prenkaj

 

Kishin ardhur në kremten e Kosovës edhe shumë personalitete arbëreshe – profesorë, shkrimtarë e gazetarë. Në mesin e tyre ishte edhe artisti kosovar – skulptori Hevzi Nuhiu, që kohë të gjatë jeton në Kalabri dhe tashme ndjehet arbëresh.

Drejtori i programit shqip të Radio Vatikanit – Don David Gjugja, erdhi me ipeshkëvinjtë (Imzot Zef Gashin – kryeipeshkëv i Tivarit dhe Imzot Lucian Augustini – ipeshkëv i Sapës në Shqipëri). Kremten e hijeshuan edhe veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare e kryetarë shoqatash, nga Roma, Firenca, Foligno, Triesta, Milano, Torino e Lecco. Kishin ardhur në kremte edhe shumë studentë shqiptarë, nga Kosova dhe nga Shqipëria, që studjojnë nëpër universitetet italiane.

Ambasadori Albert Prenkaj, me bashkëshorten, i pritën në hyrje dhe u përshëndetën me të gjithë mysafirët. Ishte organizuar një koktej freskues, me pije dhe ushqime të përgatitura special, edhe me specialitete shqiptare, si qofte, byrekë etj. Gjatë tërë kohës, një muzikë speciale e lehtë ekzekutohej në piano.

Ambasadori Prenkaj foli para të pranishmëve për zhvillimin e shpejtë të Republikës së Kosovës, duke i falënderuar edhe partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në zhvillimin e gjithanshëm të vendit tonë. Ai, veç tjerash, u ndau mirënjohje speciale falënderuese miqëve tanë italianë, që kanë kontribuuar në zhvillimin e shtetit të Kosovës, më sa vijon:

·          Ish komandantëve të KFOR-it

Gjeneralit të Korpusit të Armatës, Giuseppe Emilio Gay;

Gjeneralit Carlo Cabigiosu;

Gjeneralit Fabio Mini;

Gjeneralit Giuseppe Valotto;

Gjeneralit Biagio Abrate.

·          Gjeneralit të Korpusit të Armatës – Leonardo Gallitelli, për kontributin e shkëlqyeshëm të Karabinierëve në Kosovë;

·          Admiralit Giampalolo di Paola, për kontributin e shkëlqyeshëm të Ushtrisë Italiane në Kosovë;

·          Paola Severino, për kontribut të jashtëzakonshëm në lëmin e drejtësisë;

·          Organizatës joqeveritare INTERSOS, për ndihmën e madhe dhe përkrahjen në pasurimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë;

·          Organizatës joqeveritare Bergamo për Kosovën, për ndihmën e jashtëzakonshme dhe përkrahjen e popullit të Kosovës;

·          Z. Vito Grittani, për përkrahjen e ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë dhe të popullit tonë në Kosovë;

·          Dr Genseric Cantournet, për shërbim shembullor në Kosovë dhe

·          Dr Elisabetta Belloni, për kontribut të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin Itali-Kosovë.

Pamje nga kremtja e Ditës së Pavarësisë 

 

Dhënia e këtyre mirënjohjeve u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe nga analistët u cilësua si akt shumë i mirë dhe kulmor i shteteve me renome, duke thënë se Kosova, edhepse është shteti më i ri në botë, po din të luajë shumë bukur në vallet më të bukura të civilizimit botëror, por edhe të diplomacisë.

Mysafirët kanë shprehur komplimente për pritjen shembullore, që atë mbrëmje festive u bë nga mbarë stafi i ambasadës tonë, normalisht e ndihmuar dhe asistuar edhe nga stafi i ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë. Me të vërtetë ishte kënaqësi të shohësh një bashkëpunim aq të bukur vëllazëror.

Për filmimin dhe fotot në kremte, janë kujdesur Ferdinand Bjanku dhe Sokol Borshi, që të dy shkodranë me banim në Romë. Z. Borshi në fund ka realizuar një intervistë me të ambasadorët (Albert Prenkaj dhe Llesh Kola), si dhe me shumë veprimtarë të çështjes kombëtare: Vitore Stefa Leka, Engjëll Koliqi, Xhafer Berisha, Nehat Marku e të tjerë, për Alba TV stream, në internet.

Si përfundim mund të themi:

Ambasadori ynë në Romë Albert Prenkaj, tashmë është bërë shumë i njohur dhe i këndshëm, për organizimin shembullor të festave, respektivisht për prezantimin e denjë dhe solid të civilizimit dhe të kulturës sonë mikpritëse, me vlera të larta e shenjtërore iliro-dardane, për çka ka marrë komplimente nga shumë të pranishëm, sidomos nga gazetarët që i ndjekin festat e organizuara nga ambasadat e vendeve të ndryshme, në Romë. Me këtë gjeturi, Ai gjithnjë e më shumë po ia shton Kosovës miqtë në Itali, por edhe në botë, sepse në kremte ishin shumë pjesëmarrës nga trupat diplomatike të vendeve të ndryshme, të cilët këo katër vjet të shtetësisë së Kosovës, i cilësonin si 40 vjet shumë të frytshme.

 

Poshtë disa foto kujtimi nga 4-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abas Fejzullahi: Veprimtari në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Bedri Tahiri: Bardh?si n? Peshkopi Ramiz Selimi: Kremtim modern, më i miri gjerë me tani në Austri Engjëll Koliqi: Jehoi deri në Alpe kënga dardane e lirisë dhe e dashurisë së mirëfilltë arbërore SHKSH "Nëna Terezë" në Ängelholm: Festohet katër vjetori i Pavarsisë së Kosovës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim-Teck suksesshëm u manifestua Pavarësia Ramiz Selimi: Tri qytete në Suedi shembull i mirë me mësimin plotësues, për të gjithë diasporën shqiptare Vladimir Shyti: Bukuri e trishtuar Muhamet N. Mulliqi: Përvjetorët kombëtarë bashkojnë shqiptarët kudo që janë Albana Mëlyshi Lifschin: Rezervat vlerash kombëtare e fetare Ramiz Selimi: Kremtë shembullore dhe prezantim dinjitoz i Shtetit të Kosovës Lavdrim Lita: “Unë jam pilot i bazës ajrore Farkë” Lavdrim Lita: Në komunën Shalë, në zemër të Alpeve shteti ndihmon banorët Pëllumb Gorica: Në papiruse kujtimesh Nue Oroshi: Shoqata, Jetullah Islami, një shkëndijë e ndezur që mban gjallë një guri dheu largë Arbdheut Abas Fejzullahi: Rugova edhe pas vdekjes bashkon shqiptarët Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjemani përkujtoi Presidentin Rugova dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij Beqir Sina: Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane nisi pergatitjet e saj per 100 vjetorin e pavaresise Pëllumb Gorica: Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit Rejhane Brahimi: Një "Faleminderit" e fuqishme për Gjermaninë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora