E merkure, 24.04.2024, 06:27 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Abas Fejzullahi: Veprimtari në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

E diele, 04.03.2012, 08:55 PM


VEPRIMTARI NË SHENJË TË 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

 

·         LSHK organizon disa aktivitete të përbashkëta në Zvicër

·         Veprimtari në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

·         Krijime letrare, ligjërata e diskutime të ndryshme

 

Bernë, 12 shkurt 2012

 

Nga Abas Fejzullahi

 

Në një nga hapësiratë e lokaleve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve  të Kosovës, përfaqësuesit e së cilës janë ardhur në Zvicër, në bashkëpunim  me Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës, si dhe disa nga shoqatat që veprojnë në Zvicër si që janë: Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër,  “Pranvera ‘81”, etj, të përkrahur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të katër vjetorit të Republikës së Kosovës, organizuan disa veprimtari letrare e kulturore në Gjenevë, në Bernë e në Cyrih të Zvicrës.

 

Z.Saime Isufi, veprimtare në Zvicër, aty kah ora 15:00 e shpalli të hapur takimin e organizuar në lokalet e Ambasadës së R. së Kosovës. Përshëndeti përfaqësuesit e LSHK, të pranishëm Z.Arben Hoxha, Z.Begzat Baliu dhe Z.Shyqri Galica, si dhe të gjithë krijuesit dhe pjesëmarrësit e pranishmem nga mërgata në Zvicër. Falënderoi Ambasaden e R.Kosovës në Bernë, për lokalin, mbshtetjen dhe mundësit e krijuar, që ky aktivitet i përbashkët të mbahet, për të shënuar me veprimtari kulturore, 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në vazhdim ua dha fjalën sipas rradhës pëfaqësuesëve nga LSHK, për paraqitjen e tyre, si edhe përfaqësuesve dhe krijuesve nga mërgata, dhe pjesëmarrësve që përcjellnin takimin.

 

Përfaqeësuesit nga LSHK dhe krijues që jetojnë e punojnë në Zvicër, lexuan pjesë të zgjedhura nga poezia dhe proza, me tema e përmbajtje të ndryshme, si identiteti (kosovar) apo gjuhë të re (kosovarishtes) norma letrare dhe “prirjet” e ndryshme, gjuha standarde, shqetsimet e paraqitura  nga referuesit dhe pjesëmarrësit e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje, dhe paraqiten pikpamjet dhe qëndrimet e tyre rreth diskutimeve të zhvilluara si dhe vërejtjet e tyre lidhur me përmbajtjen e ligjëratave të paraqitura dhe organizimin në përgjithësi.

 

Në Bernë, me poezi u paraqiten: Arben Hoxha, Begzat Baliu e Shyqri Galica, përfaqësues të LSHK, ndërsa nga shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, dhe  “Pranvera ‘81” u paraqiten, Besnik Camaj, Saime Isufi dhe Shaip Beqiri. Nga mërgata me prozë u paraqit Bardhec Berisha, përkthyes i romanit ETJE  në gjuhën shqipe nga gjuha gjermane të shkrimtarit Zvicëran Beat Portmann.

 

Z.Bagzat Baliu, për arsye të kohës së kufizuar paraqiti shkurtimisht disa shqetsime përmes temës: SHQIPJA STANDARDE DHE IDENTITETI SHQIPTAR, lidhur me disa përpjekje të reja për një kosovarishtje letrare, për themelimin e një identiteti të ri (kosovar) dhe kundërvënjet ndaj gjuhës standarde dhe Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972) nga autor dhe publicist të ndryshëm në Shqipëri dhe Kosovë, të cilëve u mungojnë njohurit shkenore në fushë të gjuhësisë...

 

Të gjithë folësit kundërshtuan me njëfarë mënyre përpjekjet për krijimin e kombit kosovar, ndërsa sa i përket gjuhës standarde shqipe foli poeti në mërgim Shaip Beqiri, i cili gjatë disktimit bukur të gjatë parimisht mbrojti gjuhën standarde shqipe, Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972)  rreth përpjekjeve të pa rreshtura nëpër emisionet e ndryshme  dhe në vijim përmendi konkretisht: Migjen Kelmendin dhe Halil Matoshin, të cilët bëjnë përpjekeje për një gjuhë të dialektit gegë, apo dialekt Kosovar, mes tjerash i quajti  edhe analfabet, që din vetem shkrim lexim...

 

Në vazhdim u paraqiten dhe morën fjalën edhe folës të tjerë të cilët e vlersonin se Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, mbajtur në  Tiranë  në nëntor të vitit 1972 është një ndër të arriturat më të mëdha shkencore dhe historike në gjuhësi, të cilat vëlersime me njëfarë mënyre përputheshin edhe me vëlerësimet dhe qëllimet e paraqitura në leximin e pjesërishëm të punimit nga Z.Begzat Baliu, që nxiti zhvillimin e bisedave nga pjesëmarrësit, të cilët u paraqiten me ,vlerësimet, qëndrimet, mendimet dhe arsyetimet e tyre të ndryshme, rreth temës së hapur, e që s`la kohë e as mundësi që të dëgjohet apo flitet diçka konkretisht tjetër rreth 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë  së cunguar dhe katër vjetorin e Pavarësisë( së mbikqyrur) të Kosovës, poashtu të (cunguar) sipas qëndrimeve dhe veprimeve të qendrave ndërkombëtare të vendosjeve, por jo edhe pa fajin e vendorëve...

Z.Valbone çollaku-Noli, kishte pikpamje pak më ndryshe, lidhur me kushtet dhe rrethanat kohore të përcaktimit rreth gjuhës së njësuar letrare  në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe mbajtur në Tiranë në  nëntorin e  vitit 1972, e cila foli me emocione, lidhur me shqetsimet e saja që mbshteteshin në disa të dhëna e dëshmi nga jeta e përditshme në mes gjeneratës së re me gjuhë të njësuar dhe gjeneratës së vjetër që kanë vështërsi e pengesa rreth bisedës për të kuptuar njëri tjetrin (si shembull konkret paraqiti vështërsit që kanë gjatë bisedës fëmijët e saj me gjyshin e gjyshen e tyre nga  Mirdita, të cilët flasin dialektin Gegë, dhe siç tha ajo. shpeshëherë kërkojnë fëmijtë që t`ju ndihmoj apo t`ju përkthej se çfarë thonë e kërkojnë gjyshi apo gjyshja, prindrit e bashkëshoertit...)Ne jemi një komb i ndarë padrejtësisht në dysh, unë jam rritur dhe si jehonë e kam poezinë e Lasgush Poradecit të rcituar nga ai vete me emocione të rralla "Drini plak e i permallshem po buron prej Shën Naumit  e nis udhen mes për mes në Shqipëri "...Ne jemi një komb Shqiptar, dhe nuk  ka komb Kosovar, çam, Dibran apo Korçar, ne kemi një të kaluar të lashtë dhe histori kombëtare. Ky nuk është vetem mendimi im, është dhe një detyrim  i madh moral dhe njerëzor i imi ndaj mendimtarëve dhe patriotëve të vërtetë  që e donin me shpirt Shqipërinë e Kosovën që nuk janë më të flasin me gojën e vet. Ata sakrifikuan shumë për të thënë mendimin e tyre në të mirë të kombit.

Kongresi i Drejtshkrimit nuk ishte rrjedhojë e punës studimore të shkencëtarëve dhe gjuhëtarëve rreth zhvillimit të natyrshëm të gjuhës shqipe. Ai Kongres dhe normatë letrare që dolën nga ai, ishin pasojë e presionit dhe kercenimit politik të diktaturës ndaj gjuhëtarëve pjesmarrës.

Ata u kërcënuan  dhe ju bë presion dhe gjatë zhvillimit të Kongresit deri me jetën e tyre. Për këtë është shkruar dhe ka fakte .

Mendimet dhe analizat rreth këtij Kongresi nuk janë vetëm të Lasgush Poradecit por edhe të mendimtarëve, patriotëve dhe shkrimtarëve të tjerë që vizitonin shtëpine tonë si Kudret Kokoshi, babai im Qani çollaku, S.Rzaj etj .

Gjuha shqipe përbëhet nga dy shtylla të mëdha gjuhësore Toskerishtja dhe Gegerishtja. Gegërishtja nuk është thjeshtë një dialekt krahinor është një nga dy shtyllatë kryesore që përbëjnë shqipen.

Me vëndosjen e gjuhës standarte brezat tanë kanë humbur shumë nga  fshirja e njerës prej pjesëve kryesore të gjuhës shqipe gegërishtës. Kanë humbur tingullin, fjalët që pasurojnë gjuhën, formimet gjuhësore dhe letrare si dhe një pjesë të madhe të pasurisë tonë kulturore e letrare kombëtare të shkruar në gegërisht. Ne jemi një komb dhe kemi një gjuhë si në Shqipëri, Kosovë, çamëri e trevatë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc dhe duhet ta kuptojmë mirë njëri tjetrin. Për këtë ka ardhur koha që të ndreqet deformimi politk dhe kriminal që ju bë gjuhës ...

Gjuha letrare të ketë brënda të dy të folmet e shqipes, Toskërishten dhe Gegërishten. Atëherë e kemi të fituar dhe të sigurt të ardhmen e gjuhës tonë të përbashkët kombëtare shqipe në të gjitha trevat tona ".

 

Mirpo nga të pranishmit pat një llojë keqkuptimi, lidhur me paraqitjen me emocione të shqetsimeve të  Z. Valbone çollaku-Noli,  dhe pergjegjet  ndaj shqetsimeve të saj, ishin pak a shumë të rrepta të cilat përmbanin në vete elemente të keqkuptimit, me baza paragjykimi dhe formën e mos pranimit të mendimit ndryshe nga mendimi i tyre, që la me kuptuar se ende s`jemi në gjendje me dëgjue dhe pranuar edhe mendimet dhe qëndrimet e të tjerëve që s`përputhen me qëndrimet dhe mendimet që kemi ndaj një çështjeje të paraqitur, si dhe të kemi durimin dhe të kërkojmë dëshmi e të dhëna nga pala tjetër që ka qendrime tjera, sepse në të kundërtën kur veprohet me shpejtësi dhe emocione, krijon hapësira e mundësi për mendime tjera, se ende s`jemi liruar prej animeve dhe ngjyrimeve ideologjike dhe të politikës ditore...

Përfaqësuesit e LSHK, Z.Begzat Baliu, Z.Arben Hoxha shqetsimeve të Z..Valbone, ju përgjegjen rrept, ku mes tjerash i than:... nuk ka rendesi  qe femija të kuptojnë gjyshërit-të folurit e tyre, le te mos i kuptojnë, me rëndësi është që fëmijët të mësojnë gjuhën standarde, dhe Z.Valbone u gjet e habitur dhe e hutuar nga përgjegjet e tilla dhe vërejti se shqetsimet e saja të paraqitura me emocione por të bazuara në jetën e përditshme janë keqëkuptuar.

Shqetsimet e z.Valbone i përkrahu Z.Krist Kqira, i cili poashtu kishte pikëpamje tjera nga folësit tjerë lidhur me temen e hapur, rreth gjuhës standarde dhe ishin të mendimit si dhe z. Valbone çollaku-Noli, se gjuha e njësuar-standarde duhet shiquar nga studiues  të përgatitur  që të zhvillojnë e pasurojnë ate edhe me fjalë të dialektit gegë, çfarë do të thot se përkrahnin gjuhën standarde, por që duhet plotësuar e pasuruar me të dy dialektet.

 

Abas Fejzullahi në mes tjerash lidhur me rrezikun e gjuhëns letrare shqipe që për çdo ditë i vie dhe është i pranishëm në jeten e përditshme nga vet shqiptarët, që pa nevojë përdorin fjalë e shprehje të huaja qoftë në të folur apo shkrimet e paraqitura në të gjitha nivelet e organizimit shtetëror, e aq më shëmtuar, nga vet punëtorët e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, që në shkrimet dhe punimet e tyre të paraqitura nëpër organizime dhe tubime (seminare) të ndryshme, përdorin fjalë dhe shprehje të huaja me bollëk, dhe si dëshmi përmendi disa shembuj, në vendë të Kërkesës-përdoret, Aplikim, në vend të jetëshkrimit përdoret shkurtesa CV, në vend të zbatimit, përdoret implementimi, apo edhe shumë fjalë e shprehje të tjera si: Bordi, impakti, mazhuranca, involvimi, okej etj, e mos të flasim për shkrimet e ndryshme në gazeta dhe mjete elektronike si dhe folësit në RTV, si në Kosovë dhe Shqipëri, e që kanë ndikim të përditshëm tek të rinia në veçanti, dhe lexuesit e dëgjuesit në përgjithësi. Për fat të keq nga kjo sëmurje kronike, s`kanë mbetur pa u infektuar e prekur edhe të gjitha institucionet shtatërore pra edhe dy Akademit Shqiptare si në Kosovë dhe Shqipëri.

Për përfaqësuesit e pranishëm të LSHK, parashtroj pyetjen në vijim:

A i keni parashtruar kërkesë me shkrim Parlamentit të Kosovës, për miratimin e Ligjit për mbrojtjen e Gjuhës Shqipe, në përdorimin zyrtarë në të gjitha nivelet  institucionale shtetërore, përfshirë mjetet e ndryshme të lajmeve si shtypin e perditshëm e të kohëpaskohëshëm  si dhe atë elektronik dhe RTV ?

Pasi që në shumë shtete me traditë të gjatë shtetëformimi dhe me popullësi shumë më të madhe se Shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike, kanë të mrojtur gjuhen e tyre me Ligj, si Franca Gjermania etj.

Prandaj çfardo shkrese që bëhet pavarsisht përmbajtjes së saj, duhet shkruar në gjuhën e njësuar letrare, dhe e liruar nga fjalët dhe shprehjet e huaj. Moszabtimi i Ligjit për mbrojtjen e gjuhës, duhet ndëshkohet.

Pergjegja e të pranishmëve nga LSH të Kosovës që dhe ju parashtruar pyetja ishte: Jo, s`janë drejtuar me kërkesë të tillë asnjë institucioni shtetëror..!

E  nga kush presin që t`ju drejtohe me kërkesë, kur atë se bëjnë këta, të cilët shprehin shqetsimet e tyre si studius të gjuhës...?!

Takimin e mbylli Z.Saime Isufi, për shkak të udhëtimit të pjesëmarrësve nga LSHK, në takimin tjetër të rradhës në Zürich në mbrëmjen e kësaj dite.

Pas përfundimit të takimit, morra drejtimin për Vendndalimin  kryesor të trenave në Bernë, bashkë me Z.Krist Kqira, Z.Valbona çollaku-Noli, Z.Mirash Hajdaraj dhe unë, ku zhvilluam një bisedë bashkërisht lidhur me temën rreth gjuhës standarde, me që në takim për shkak të kohës u nderpre biseda që duhej të vazhdonte rreth pyetjeve dhe pergjegjeve.

Në mes tjerash Z.Valbona çollaku-Noli, e prekur tha: zotërinjtë në sallë më thanë që: nuk ka rëndësi  që fëmija të kuptojë gjyshërit, le të mos i kuptojnë. Këtë ma thanë me agresivitet dhe me një mungesë të theksuar të edukatës dhe kulturës të të folurit që më hutoi  se si  njerëz të kulturës dhe letrave  shprehen në atë mënyrë.

Atëherë përse duhet gjuha, kur ne nuk ju përcjellim brezave  dashurinë, fjalën emocionet dhe traditat nga gjyshërit te nipërit  përmes të folurit ?

 

Si përfundim:  Është e nevojshme, të organizohen takime të tilla, për të paraqitur hapur mendimet dhe qëndrimet e tyre për shumë çështje që i brengosin mërgimtarët, lidhur me vendin e origjinës-Atdheun e tyre në përgjithësi, dhe zhvillimet në fushën e arsimit, gjuhës e kulturës në veçanti, dhe rrjedhave tjera në përgjithësi.

Pjesëmarrësit në një këndë të hapsirës ku mbahej Ora letrare në lokalet e Ambasades së Republikës së Kosovës në Bernë-CH

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bedri Tahiri: Bardh?si n? Peshkopi Ramiz Selimi: Kremtim modern, më i miri gjerë me tani në Austri Engjëll Koliqi: Jehoi deri në Alpe kënga dardane e lirisë dhe e dashurisë së mirëfilltë arbërore SHKSH "Nëna Terezë" në Ängelholm: Festohet katër vjetori i Pavarsisë së Kosovës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim-Teck suksesshëm u manifestua Pavarësia Ramiz Selimi: Tri qytete në Suedi shembull i mirë me mësimin plotësues, për të gjithë diasporën shqiptare Vladimir Shyti: Bukuri e trishtuar Muhamet N. Mulliqi: Përvjetorët kombëtarë bashkojnë shqiptarët kudo që janë Albana Mëlyshi Lifschin: Rezervat vlerash kombëtare e fetare Ramiz Selimi: Kremtë shembullore dhe prezantim dinjitoz i Shtetit të Kosovës Lavdrim Lita: “Unë jam pilot i bazës ajrore Farkë” Lavdrim Lita: Në komunën Shalë, në zemër të Alpeve shteti ndihmon banorët Pëllumb Gorica: Në papiruse kujtimesh Nue Oroshi: Shoqata, Jetullah Islami, një shkëndijë e ndezur që mban gjallë një guri dheu largë Arbdheut Abas Fejzullahi: Rugova edhe pas vdekjes bashkon shqiptarët Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjemani përkujtoi Presidentin Rugova dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij Beqir Sina: Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane nisi pergatitjet e saj per 100 vjetorin e pavaresise Pëllumb Gorica: Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit Rejhane Brahimi: Një "Faleminderit" e fuqishme për Gjermaninë Hajdar Sadrija: Akademi përkujtimore kushtuar Dr. Rugovës në Interlaken

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora