E enjte, 25.04.2024, 06:13 AM (GMT+1)

Mendime

Luan (A) Dibrani: Nënkalimi të ura shume milionëshe nga vërshimet u shndërruar në liqe!

E diele, 04.03.2012, 08:58 PM


Në aksin rrugor Prishtine-aeroport në fshatin Vragoli nënkalimi të ura shume milionëshe nga vërshimet u shndërruar në liqe!

 

Nga Luan (A) Dibrani

info@asllandibrani.com

 

Vendi ynë,  akoma po vazhdon ne  avazin   e pa kriter  të pa plan , pa vizion ,ndodhet në rrugëtim të gabuar, për ata që kanë marr timonin e drejtimit, njësoj ndjekin politiken  ekonomike. Po e vazhdojnë   me një  ritëm  mjerimi  dhe injorancë të pa kripur të pa mbuluar,  të pa definuar,  që nga instancat ma të (ulëta deri në atë,  super  instancat gjenerale dhe të hekurta   në dëmin e  qytetarit, në  demin e   arkës dhe buxhetit te shtetit dhe standardit  familjar në tërësi të Kosovës)?Këto ditë të ftohta ky dimër    do të mbahet  mend,  qiti në skenë    "marifetet dhe   milionat   e derdhur,  nga projekte të gabuara" në rrugën    e  aksit Prishtine- Aeroport në Vragoli ,  nënkalimi    të ura nga vërshimet  u shndërruar në liqe!

 

Pamje e rrugës në drejtim të Aeroportit  në autodalje  Miradi  të nënkalimi i fshatit  Vragoli  qe gravitojnë edhe shume fshatra tjera , që lidhen  me rajonin e Lipianit, pamje rrëqethëse   qeë i ngjan ndonjë cepi, te ndonjë liqeni nga gabimi i  projektit. Përkundër  reagimit të qytetareve  te thjesht pa "shkolla  arkitekture"  dhe të ministrive  kane protestuar, reaguar dhe   sugjeruar se  nënkalimi është i pa realizueshëm  nga vërshimet  e shpeshta paraprake  me çka në një moment  të fillimit të kësaj rruge isha edhe vet dëshmitar qe ju propozuam se e vetmja  zgjedhje ishte  rrethrrotullimi!

 

Pikërisht është problemi të ura e Sitnicës, që po shihet  pranë nesh sipas projektit nënkalimi,  në praktikë është projektit i  realizuar  si i dështuar, pamja  flet vet nuk don koment!!!. Më që sipas projektit ne praktikë uji i lumit është mbi nivelin e shtresës  se realizuar të  nënkalimit dhe  izolimet nuk i kanë bërë,  por përkundrazi    një tender tjetër qe  e fitoj , pas dështimit te të parit,  ai   morri eurot dhe punën e bëri shkele e shko.

 

Kosova është futur në rrugë të gabuar, nga një politikë sharlatanësh ,mendjelehte dhe kështu po e zgjat agoninë dhe pa perspektiven e popullit!

 

Reagimet  e ma  hershme  ishin,  se shpesh është intervenuar me barrikadat e gurëve dhe dheut duke ju shmangur    ujit në lagjen  e këtyre  fshatrave. Në këtë nënkalim që po e shihni të vërshuar nga  uji , kalojnë një (serë qytetesh dhe fshatrash, siç është Lipjani, Shtimeja  dhe disa fshatra Batuesë, Miradi dhe vet fshati    Vragoli). Mllefi  i tyre shihet me  çka  qytetarët vetëm psherëtijnë thellë, mallkojnë, tërbohen dhe presin, presin të panjohurën tjetër qe do ti pret në "sekretet e  qeveritareve" . Kosova është futur në rrugë të gabuar, nga një politikë sharlatanësh ,mendjelehtë dhe kështu po e zgjat agoninë, e cila, si e tillë, po krijon një atmosferë të tendosur ,një atmosferë të pashpresës, zhgënjimi, pasigurie dhe dëshpërimi në çdo gjë , në çdo fushë për çudi as një mjet informimi nuk e pa të udhës  qe ta publikojnë rastin, përkundër  njoftimit nga qytetaret , por  me një rast  pata bisede edhe vet me  zyrtaret e RTK-së  dhe TV-21 , me çka thanë se ishim ne vendin e ngjarjes dhe e kanë filmuar ,  por  sigurisht se  dikujt nuk i paska  pëlqyer   kjo skene dhe nuk u lejua qe te publikohet  për shkaqe të  abuzimeve  ne këtë projekt!...

 

Për tu kthyer prapë në drejtimin e Aeroportit apo Pejës,  për në të njëjtën pikë çdo qytetar është i detyruar 14 km t'i kaloj fare kot!

 

Me qarkullimin  e  një qytetari, për  të shkuar në Aeroport, nga Lipjani ose fshatra të përmendur  dhe anasjelltas,  duhet që të shkojnë në drejtim të Prishtinës 7 km deri të udhëkryqi i Bresjes së Fushë- Kosovës ose  te nënkalimi  i fshatit të autodalja Miradi ,që për tu kthyer prapë ne drejtimin e Aeroportit apo Pejës,  për në të njëjtën pikë çdo qytetar është i detyruar 14 km t'i kaloj fare kot! Për fshatin Miradi dhe Vragoli që përkufizohen me këtë rrugë për të shkuar në shtëpitë e veta nga Prishtina duhet që të shkojnë prapë deri ne Sllatinë dhe mu kthye prapë, në të njëjtën pikë, apo anasjelltas, është për tu çuditur, qe vetëm rrugën fëmija, me kalua apo qytetari,  me dale në anën tjetër të rrugës,  ose me shkua në shkollë  prapë duhet me rrezikua në të" zezë" me kalua rrugën dhe hekurat  në mes të udhës në magjistralen  aktuale që shumë  qeveritarë e quajnë "autostradë"  për fat të keq  nuk kanë aq njohuri që ta  dallojnë një rrugë,  është autostradë apo  rruge magjistrale.

 

Ky udhëkryq mbeti pa u rregulluar deri ne nëntorin e vitit 2011, nga  qe u përballen me aksidente të shpeshta, dhe bllokada rruge, por  kjo rrugë dhe projekt  i  ngadalshëm ,  nuk u kursye, pa marre edhe shumë jetë njerëzish?!!!.  Këtyre banorëve    në mungesën e  ndonjë vendkalimi nga  “arkitektet famoz të udhëhequr nga matrapaz  qeveritar,    pa i përmbushur  kriteret paraprake  i marrin postet  e  ministrave jo qe e zotërojnë, por  e degjenerojnë edhe ministrinë që punojnë.  Popullit  dhe xhepave të tyre po ju vjen era shkrumb,  se ju dogjën  paratë,  dhe (mbeten   se mbeten edhe pa para edhe pa rrugë). Sot projektet e tyre  u përngjajnë ma tepër  ndonjë "statuje dhe gërmadhe"  se sa  qe  i kryen punët   normale siç e dikton   një  nevoja e zhvillimit të   vendit.

 

Pra  si fakte  që Kosova ndodhet në rrugë të gabuar, askush se vë në diskutim dhe as qe synohet, te  bëhet ndonjë    intervenim  zyrtar  në të mirën e popullit,   qe vendi pos  çalimeve  në ekonomi ai është i diskriminuar edhe në  politikë e në kulturë . E për me e dëshmua sheshazi, se vendi ndodhet në  kolaps  pa vizione  dhe rrugëdalje  , gangsterët  politikaj i dhanë vulën  ne bisedat  e mbikëqyrura ndërkombëtare qe po zhvillohen mes Kosovës e Serbisë, qe  pretendohet deri të  copitmi dhe zvogëlimi i Kosovës. Etiketimi    i  njeri-tjetrit   në parlamentin e Kosovës, gjë qe   ma tepër i përngjan ndonjë teatri, se sa një shtëpie ku duhet trajtuar dhe diskutuar për fatin e popullit,  kulturën dhe   hallet e tij. Kolltukët e butë  sikur ju kanë pëlqyer shumë duke përforcuar këto ditë “dinamiken” politike të gabuar,  ku parlamenti i Kosoves  ka  kaluar në foltore  sharjesh, abuzimesh ,fyerjesh dhe  shantazhesh  për ta përforcuar akoma   politiken qorre pa institucione, pa asnjë standard moral e politikë ,duke e  fyer dinjitetin e çdo qytetari të Kosovë. Një pushtet që rri si hija e zezë mbi Kosovën dhe rrugën e saj të prosperitetit  të avancimit ,zhvillimit dhe synimit drejt   kthimit  në (Familjen Perëndimore), mendoj se  herët a vonë  do t'i gjykojnë  koha  ,brezi i tanishëm   dhe historia.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bekim Rexhepi: Qeveria e Kosovës një karikaturë serbe! Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dalluar në diasporën shqiptare, z. Aziz Rexhepi Kadri Mani: Zotit Arsim Janova, ministër dhe drejtor i Ngrohtores-ftohtësores në Prishtinë!!! Fritz Radovani: Martir’ i atdheut Don Shtjefën Kurti Faton Mehmeti: Fusnota dhe hipnotizimi i shoqërisë përball pushtetit Hilmi Saraçi: Kah po shkon Qeveria dhe diplomacia e Kosovës (?) Pirro Prifti: Përse i duhet Shqipërisë një President nga komuniteti Ortodoks Rexhep Shahu: Patriotët tallava dhe udhat e kombit Evi Kokoshi: Te perpiqemi te ndertojme vatanin me vlera reale Fritz Radovani: Demokracia asht si peshku... Xhevat Rexhaj: Letër e hapur z. Murat Jashari - përfaqësues i Familjes Heroike Jashari Baki Ymeri: Invazioni sllav në Ballkan sipas një autori rumun Dorian Koçi: Sfida arsimore e Shqipërisë moderne Ardian Ramadani: Marrëveshja e turpit vërtetoi Kosovën kondominium Fahri Xharra: Mbahu nën`o mos kij frikë... Reshat Badallaj: Përse nuk prehet trupi i pajetë i Mevlan Hoxhajt në varrezat e dëshmorëve në Landovicë!? Elida Buçpapaj: Klasa politike e papërgjegjshme - 21 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Ismet Uka: Tani kundër pavarësisë po dalin edhe vet ata qe deri dje ndiheshin krenar për shpalljen e pavarësisë se Kosovës! Sylë Arifi: “Fusnota” dhe Trysnia nderkombëtare, por shteti është mbi të gjitha Gani Qarri: Kosova në mes të referendumit serb dhe fusnotave të BE-së

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora