E enjte, 28.03.2024, 09:34 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Selimi: Liberalizimi i vizave nuk e ndihmon Kosovën, atë e ndihmon qeveria duke zbatuar ligjin

E diele, 04.03.2012, 08:01 PM


Qytetarët kosovarë do të jenë të padëshiruar në Evropë edhe pas liberalizimit të vizave

 

Liberalizimi i vizave nuk e ndihmon Kosovën, atë e ndihmon qeveria duke zbatuar ligjin

 

Nga Ramiz Selimi

 

Liberalizimi nuk jep të drejtën për të aplikuar për leje pune, shumica e biznesmenëve, politikanëve dhe asaj pjese që është e interesuar për bashkëpunim posedojnë viza vjetore. Kosova ka përfituar mjete nga Bashkimi Evropian sikur të ishte vend kandidat.

 

Shtrohet pyetja pas të gjitha këtyre ngjarjeve të fundit se ?farë është liberalizimi i vizave dhe ?farë dobie ka populli nga ajo, kur trumbetohet nga të gjitha anët si një fitore e madhe e qeverisë? Çka përfituan shtetet ballkanike nga kjo? Liberalizimi duhet të analizohet hollësisht dhe ti tregohet popullit për përfitimet.

 

Fillojmë nga e para me rregullat e Bashkimit Evropian, liberalizimi i vizave do të thotë udhëtim pa viza (afat-shkurtër) në zonën e ashtuquajtur Shengen. Pra udhëtim pa viza deri në 90 ditë (?do gjashtë muaj). Ajo nuk jep të drejtën për të aplikuar për leje pune. Kushtet e tjera të hyrjes (duhet të ketë mjetet për jetesë për të mbuluar koston e qëndrimit, në të kundërtën zbatohet

kthimi i menjëhershëm) për të gjithë shtetasit e vendeve të treta që udhëtojnë në zonën Shengen, pra zbatohet ky ligj. Shengen zona përbëhet prej territoreve të 27 anëtareve të BE-së dhe

shtetet Norvegjia, Islanda e Zvicra. Britania e Madhe dhe Irlanda nuk janë pjesë e Shengen zonës.

 

Qytetarët e Kosovës duhet të ndajnë të mirat e përafrimit të mëtejshëm me BE-n, duke përfshirë mundësin për të udhëtuar pa viza në BE. Por kjo vjen vetvetiu, kur shteti ynë të plotëson disa reforma. Për të krijuar aranzhimet e udhëtimit pa viza, pranimit dhe integrimit, duhet të ndjehen të mirat dhe dija e shoqërisë.

 

Pika fillestare për këto reforma është që Kosova ka nevojë për të përshtatur, forcuar dhe zbatuar legjislacionin e saj, ngritjen e kapacitetit administrativ për të proceduar kërkesat për ripranim dhe për të zbatuar efektivsht strategjinë për riintegrim. Ajo gjithashtu ka nevojë për të rritur sigurinë e kufijve të saj dhe të sigurojë menaxhimin e regjistrave civilë dhe lëshimin e dokumenteve. Përparimi i mëtejshëm në  fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë është thelbësore.

 

Vendimet për qasje pa viza në progresin e bërë nga vendet në zbatimin e reformave madhore në fusha të tilla si forcimi i sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, përmirësimin e kapaciteteve administrative në kontrollin kufitar dhe sigurinë e prekur në dokumentet bazë.

 

Për më tepër, liberalizimi i vizave ndikon pozitivisht në opinionin publik, sepse ajo është e interesuar në një masë, drejtpërdrejtë për qytetarët që në formë praktike të udhëtojnë për në BE.

 

Thuhet se përfitimet e liberalizimit të regjimit të vizave për vendin tonë do të jenë lëvizja e lirë e personave që kanë qasje në shkëmbimin e njohurive të përvojave dhe praktikave, si brenda rajonit ashtu edhe në BE, format e drejtpërdrejta të bashkëpunimit në të gjitha segmentet e Evropës Juglindore dhe kompanive. Por, shumica e biznesmenëve, politikanëve dhe asaj pjese që është e interesuar për bashkëpunim posedojnë viza vjetore. Rezultatet e këtij bashkëpunimi rajonal dhe evropian, nuk është e besueshme që do të përmirësohen me heqjen e vizave. Në ketë rast mund të thuhet se përfitimet do ti kenë disa familjar që do të kenë mundësin ti vizitojnë të afërmit e tyre.

 

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Kosova do të përfitojë më shumë grante, donacione  dhe përparësi tjera, mendohet nga qeveritaret tonë. Ndryshe mendojnë parlamentarët Evropian, ata thonë se Kosova ka përfituar mjete nga Bashkimi Evropian sikur të ishte vend kandidat, do të thotë më shumë se sa do të përfitonte një vend nga marrëveshja e asocim-stabilizimit. “Deri tani Kosovën për çdo vit e kemi ndihmuar me nga qindramilion euro, pa e futur investimin miliardësh në KEK, emri tender në Kosovë është shumë i njohur dhe dihet si përfundojnë ato. Më shumë mjete financiare nuk do të përfitojë ky vend, imazhi i Kosovës në BE është shumë i dobët” Thotë deputeti i parlamentit evropian Dr. Rübig

 

Sot Kosova dhe qytetarët e saj janë të izoluar, të padëshiruar, ndërsa për nevoja të menaxhimit të situatave të momentit liderët e Kosovës  mbesin të dyshuar edhe pse të toleruar. Edhe ata që paraqiten si miq të Kosovës e dinë se Kosova ka probleme serioze me imazh. Imazhi i Kosovës në skenën ndërkombëtare, që nga çlirimi e deri më sot është përkeqësuar dukshëm në të gjitha drejtimet.

Imazhi nuk përmirësohet me kompromise me Serbinë  dhe as me liberalizimin e vizave. Këto kompromise nganjëherë shihen edhe si shenjë, sesa seriozisht kosovarët e marrin shtetin e tyre. Ky imazh nuk përmirësohet as me fushata të paguara nëpër media. Sepse ai është dëmtuar nga vet institucionet kosovare dhe qytetarët e saj jashtë Kosove.

Ky imazh mund të përmirësohet duke luftuar dhe zvogëluar dukuritë të cilat kanë bërë që të dëmtohet imazhi siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë, pjesëmarrja e madhe e kosovarëve në krimin e organizuar jashtë Kosovës. Imazhin e Kosovës nuk e përmirësojnë raportet e lidershipit me strukturat ndërkombëtare, por demokratizimi dhe zhvillimi i brendshëm i Kosovës.

 

Megjithatë, kjo praktike e udhëtimit nuk ishte ku me ditë se sa ndonjë përparësi për Maqedoninë, Shqipërinë apo Serbin. Komisioni evropian disa herë ju është kërcënuar këtyre vendeve me pezullimin e udhëtimit pa viza. Në fillim qytetarët e këtyre shteteve vërshuan Evropën, duke menduar se do të sigurojnë ndonjë vend pune, por ishte e kot, pas shpenzimit të mjeteve financiare u kthyen të dëshpëruar në vendlindje. Nuk është e besueshme që liberalizimi i vizave do të jetë diçka tjetër për Kosovën.

 

Lehtësimi i kontakteve personale edhe për Kosovën është një dëshmi e përkushtimit të BE-së, me ndikim të drejtpërdrejtë mbi qytetarët tanë që ne të trajtohemi si gjithë të tjerët, liberalizimi nuk është një përfitim në aspektin e mundësive ekonomike. E them ketë nga përvoja ime pas testimit të shumë produkteve tona që nuk plotësojnë standardet evropiane, ndërsa importi nuk na sjell ndonjë mirëqenie ekonomike.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan (A) Dibrani: Nënkalimi të ura shume milionëshe nga vërshimet u shndërruar në liqe! Bekim Rexhepi: Qeveria e Kosovës një karikaturë serbe! Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dalluar në diasporën shqiptare, z. Aziz Rexhepi Kadri Mani: Zotit Arsim Janova, ministër dhe drejtor i Ngrohtores-ftohtësores në Prishtinë!!! Fritz Radovani: Martir’ i atdheut Don Shtjefën Kurti Faton Mehmeti: Fusnota dhe hipnotizimi i shoqërisë përball pushtetit Hilmi Saraçi: Kah po shkon Qeveria dhe diplomacia e Kosovës (?) Pirro Prifti: Përse i duhet Shqipërisë një President nga komuniteti Ortodoks Rexhep Shahu: Patriotët tallava dhe udhat e kombit Evi Kokoshi: Te perpiqemi te ndertojme vatanin me vlera reale Fritz Radovani: Demokracia asht si peshku... Xhevat Rexhaj: Letër e hapur z. Murat Jashari - përfaqësues i Familjes Heroike Jashari Baki Ymeri: Invazioni sllav në Ballkan sipas një autori rumun Dorian Koçi: Sfida arsimore e Shqipërisë moderne Ardian Ramadani: Marrëveshja e turpit vërtetoi Kosovën kondominium Fahri Xharra: Mbahu nën`o mos kij frikë... Reshat Badallaj: Përse nuk prehet trupi i pajetë i Mevlan Hoxhajt në varrezat e dëshmorëve në Landovicë!? Elida Buçpapaj: Klasa politike e papërgjegjshme - 21 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Ismet Uka: Tani kundër pavarësisë po dalin edhe vet ata qe deri dje ndiheshin krenar për shpalljen e pavarësisë se Kosovës! Sylë Arifi: “Fusnota” dhe Trysnia nderkombëtare, por shteti është mbi të gjitha

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora