E premte, 19.04.2024, 08:21 AM (GMT+1)

Editorial

Jeton Kelmendi: Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaçin mjeshtër, shih çfarë shtëpie ndërtuam Kosovën

E marte, 11.03.2008, 08:04 AM


Ironike

Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaçin mjeshtër, shih çfarë shtëpie ndërtuam Kosovën

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi

Mbi truallin e vjetër të Dardanisë dhe në kullën e moçme, sot me plotë gojën mund të themi se kemi shtëpi. Kemi dëgjuar një thënie të popullit, “mbi truallin e vjetër është më lehtë të ndërtosh”, kjo mbase ka edhe logjik për çdo njeri që sado pak është në gjendje të mendoj, por se di se çka na ndodhi ne, disi na u morën mëndët, ndërtuam shtëpi pa tradita.

Njerëzit e kësaj shtëpie kanë të drejt të jenë gjysmë të gëzuar, sepse të gëzuar e kanë pak më vështirë, kur e mendojnë se asgjë nuk mbetur trashëgim, por është e re dhe nuk përmbush realitetin. Njerëzit janë ata që edhe ndryshimet më të panatyrshme i bëjnë.  Sidomos kur ke mjeshtër të mirë e tani edhe inxhinier, për ta pasur ndërtimin me leje. Shtëpia jonë KOSOVË, falë një inxhinieri nga Finlanda, një mjeshtri nga Broja dhe dy kryepunëtorëve, njëri nga Krashtica dhe tjetri nga Negrovci, gjegjësisht Llapi e Drenica nga sot ka lejen e ndërtimit dhe nuk druajnë njerëzia se do të ketë probleme me lejen e ndërtimit. Me rëndësi është se shtëpia ka leje  nga urbanizmi ose thënë ndryshe nga Evropa, kurse qysh do të jetë identiteti ynë nuk qon peshë kjo, prandaj mos u mërzitni, mundet të thotë kryemjeshtri.

Shteti ynë është i përbërë prej gjashtë minoriteteve të barabarta, që  do të jetojmë si vëllezër, “vëllazërim bashkim”. E kemi flamurin me yllin e secilit vëlla dhe kështu gjithçka kemi ndërtuar te re, derisa koha për Evropën dhe botën është në vitin 2008, Kosova është në vitin zero. Ejani vëllezër të gjithë së bashku të nisemi drejtë Evropës. Ke çka ke deri dje, qiteni pas harrimit. Madje kjo dëshmon se edhe të vjetrit tanë nuk kanë ekzistuar, thjeshtë gjithçka këtu po nis. Ne jemi “më Papë se Papa”. Jemi më evropian se Evropa, ketë mos e besoftë kush, shikoje Flamurin e Kosovës, veç ta dinë edhe Evropa e Bashkuar se asnjë nga shtetet e Kontinentit nuk e ka flamurin  kështu, as të ngjashëm, kaq evropian. Pra me dashtë, Hashimi mundet me u thënë ndërkombëtarëve, se Kosova veç është një mini “Evropë e Bashkuar” edhepse shqiptaret janë mbi nëntëdhjetë përqind, çka ka lidhje kjo, jemi të barabartë me minoritetet, qoftë edhe ato që nuk kanë as një përqind.

Na mbyti demokracia   

Fundja pse tu kallxohet popullit përpara pavarësisë se çfarë flamuri do të kenë, ketë e bën Thaçi, mjeshtri i kësaj shtëpie, pa i harruar edhe kryepunëtorët Fatmirin e Jakupin, e besa edhe argatët e tyre qeveritar e parlamentar.
Inxhinieri, si inxhinier që punon larg shtëpisë së vet, pa ju bërë fort dertht  se çka po benë, s’ kemi çka të themi për të. Ahtisarit, po të ekzistonte ndonjë çmim për shembull si çmimi Nobel, për projekte të dështuara, të cilat dështojnë edhe teorikisht edhe praktikisht, madje edhe refuzohet projekti i tij dhe prapë vihet në zbatim, për ketë do të duhet pse jo një çmim NOBEL për fantazi. Sido qe të jetë ky është i huaj dhe nuk kemi as fort arsye ti hidhërohemi.
 
Çka tu bëjmë ”tonëve”

Po thonë se jemi bërë shtet, do gjysmëpolitikan  po kacavirren nën hijen e pavarësisë që akoma po freskohet nder lisin e Rezolutës 1244 te Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 
    Pas deklaratës,  Hashimi – mjeshtri, Fatmiri dhe Jakupi –kryepunëtoret me argatët tjerë të tyre qeveritar, shkuan në Prekaz në kullën e familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari.  Fatmiri kishte zënë vangë, t’ ja dorëzoj familjes Jashari dekoratën që disa vite më parë ish- Presidenti Ibrahim Rugova e kishte dekoruar Adem Jasharin. Në televizionin e Kosovës, nuk u pa ceremonia e dorëzimit, por u tha nga gazetari. Në rregull ndoshta e ka at domethënien e vet se dekorata duhej dorëzuar pas pavarësisë....

Hashimi, ky burrë gjysmështeti, u pa pak më shumë në “Televizionin Publik”. Duke qeshur, bënë vetën ndryshe, d.m.th. ndonëse kurrë nuk shihej duke qeshur, nga zgjedhjet  e fundit, ku doli gjysmëfitimtar, kurrë se ndalë buzëqeshjen, tash bile me shtet. Hallall i koftë, nxori flamurin multietnik  dhe ja dha  Rifat Jasharit duke u qeshur. Mirë, ja dha flamurin dhe e nderoj, kështu edhe moti nderoheshin ata që kishin merita për komb e atdhe, por kur ja nisi me fol e prishi edhe më shumë. Për ketë flamur a derdh gjak deklaroj para mediave ne oden e Jasharajve Hashim Thaçi, nuk i besova mjeshtrit ta them të vërtetën, me siguri edhe shumë kushi si besoj, për të mos thënë edhe ndonjë gjë tjetër, por ai e tha.  Mendova me vete, çka do të mundi ti thoshte Adem  Jashari, Thaçit për ketë flamur, sikur të ishte gjallë ai dhe ti epej atij. Deri në ditën e pavarësisë edhe Thaçi  e kishte fjalën për flamurin e Shqipërisë, mirëpo tani duket se ka hy në Hënë të re. 

Ky nuk mundet të jetë flamuri ynë. Kështu mund tu përgjigjej Adem Jashari Hashimave e Fatmirave e Jakupave. T’ju thoshte edhe ndonjë fjalë më të rënd, poashtu do të kishte qenë e mundur, nëse nuk do ti vinte keq tua thotë në oden e tij, por ç’ është   e vërtita ma thotë mendja se nuk do të skuqej prej tyre, kur dihet se për atdhe, Ai bënte çdo gjë.

Me shkoj mendja, sikur mjeshtri dhe stafi i tij të takoheshin me Isa Boletinin, çka do tu jepte Isa....
 Sikur të takoheshin me Faik Konicën, a do t’ ju thoshte ju t’ pahair. Mendova sikur të takoheshin me sa njeriun që derdhi gjak dhe dije e djers, për tokën e Dardanisë, si do të kalonin në ato takime këta Una. Kur u lodha së menduari, erdha në përfundim se po takoheshin me zanën e Gjergj Fishtës, do ti nemte dhe do tu thoshte -jeni qyqe-.                   



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora