E enjte, 25.04.2024, 06:50 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gafa e turpshme e Edi Ramës: Ramush, po vij në Kosovë të të takoj!

E premte, 02.03.2012, 07:00 PM


Publikuar më 09-12-2011 / Gazeta 55

 

Por Ramush Haradinaj gjendet i izoluar në burgun e Tribunalit të Hagës. Konfirmohet karakteri lokal i kryetarit të PS dhe mungesa totale e interesit për çështjen shqiptare në rajon.

Kabineti i kryetarit të Partisë Socialiste bën një gafë të madhe që mund të shënohet pa frikë si incident politik dhe më së paku injorancë në dijet për zhvillimet rajonale e për më tepër në shtetin e dytë shqiptar, Kosovë.

Gafa vjen nga kampi opozitar, dhe lidhet me vizitën që kreu socialist Edi Rama zhvilloi në Kosovë, vizitë që ishte përgatitur prej disa javësh nga kabineti i tij. Përmes një letre zyrtare dërguar zyrës së Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nënshkruar nga Shefja e Kabinetit e Kryetarit - Partia Socialiste e Shqipërisë, kërkohet takim në Prishtinë me Ramush Haradinajn, kreun e AAK, i çili siç dihet botërisht ndodhet në burg me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, nën akuza dhe dyshime se është i përfshirë në krime lufte, akuza që Haradinaj nuk i ka pranuar. Në letrën që mban datën 21 nëntor të këtij viti, lënda mbante emërtesën: “Kërkesë për takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zotin Ramush Haradinaj”.

Mes të tjerash në letër thuhej se “Kryetari i Partisë Soçialiste të Shqipërisë, zoti Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Kosovë, më datë 28 nëntor 2011” dhe më tej vjen gafa e papërgjegjshme: “Në kuadër të kësaj vizite, Kryetari i PSSH-së dëshiron të ketë një takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Duke shpresuar në një përgjigje sa më të shpejtë nga ana juaj, përfitoj nga rasti t’ju shpreh sigurimet e konsideratës sime të lartë”.

Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se cila ka qenë përgjigjja e marrësit të letrës, Burim Ramadani, të çilit dhe i drejtohej kërkesa për të siguruar takimin.

Por sigurisht që ai takim nuk u zhvillua kurrë gjatë vizitës së Rama në Kosovë, sepse Ramush Haradinaj gjendet prej disa muajsh në Hagë. Kurse kabineti i Edi Rama, mesa duket nuk e dinte se Haradinaj prej kohësh nuk ndodhet në tokën amtare.

 

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora