Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Kah po shkon Qeveria dhe diplomacia e Kosovës (?)

| E enjte, 01.03.2012, 09:04 PM |


Kah po shkon Qeveria dhe diplomacia e Kosovës (?)

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Protestat pa efekte të pritura

 

Jemi mësuar me protestat e shpeshta të Vetvendosjes në krye me Albin Kurtin. Këto protesta  nuk kanë dhënë sa duhet  efekte të pritura, përkundrazi shpeshëherë kanë krijuar paqartësi në opinionin e gjerë. Protesta e radhës para Qeverisë së Kosovës që u organizuar me 27 shkurt 2012 në kundërshtim të marrëveshjes së fundit në mes të Prishtinës dhe Beogradit, sipas së cilës Kosova  në forumet rajonale  do të prezentohet me fusnotën 1244 dhe mendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës . Vetvendosja ka kundërshtuar se Kosovës po i shiten frytet e luftës çlirimtare dhe po i vidhet pavarësia  e saj se nuk është bërë lufta  që të mos jemi të lirë  e të zhvilluar dhe për të ardhmen tonë  ta vendosim  mbi të drejtën tonë”... Mirëpo kësaj radhe këto protesta ishin më të qeta më të kujdesshme, prandaj edhe nuk u shënua asnjë demostrim i dhunshëm si herave të tjera . Gjithashtu kësaj radhe pati më pak protestues në krahasim të herave të tjera ..

 

Paqartësi  në prezentimin e Kosovës në nismat rajonale

 

Mendoj se këtu ka mjaft paqartësi për prezentimin e Kosovës në nismat rajonale, sidomos me fusnotën e cila ka kuptime të dyfishta  si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Shumë analistë , por edhe diplomatë të njohur për fusnotën janë përpjekur të sqarojnë rëndësinë dhe rolin që kanë  në rrjedhat diplomatike..Kjo tani është e njohur se Kosova është dashur të prezentohet me emrin e vet si shtet i pavarur dhe Sovran, sipas deklaratës së shpallur të  pavarësisë dhe kushtetutës së miratuar. Mirëpo pse është vepruar kështu? A është dashur në këtë rast të veprohet ndryshe? Mendoj se vështir ka qenë për Qeverinë dhe për Grupin Negociator , kur Kosova ende është e mbikqyrur (udhëhequr) nga Bashkësia Ndërkombëtare e cila  në këtë fushë sikur e ka edhe fjalën kryesore . Mëgjithate është bërë një kompromis si gjithherë i dhimbshëm për Kosovën e  në dobi  për Serbinë.Të shikojmë Pakon e Ahtisarit për Pavarësinë e Kosovës e cila ka bërë mjaft lëshime me decentralizimin e tepruar , në favor të minoritetit serb. Kjo po ndodhë ashtu edhe me marrëveshjen me Beogradin për nismat rajonale të Kosovës. Si e para ashtu edhe kjo marrëveshje  janë më tepër në dobi të Serbisë, e cila pas kësaj do të fitojë kandidaturën për anëtar të Bashkësisë Evropiane . Bashkësia Ndërkombëtare ka më tepër interesa për ta përkrahur Serbinë,, sidomos Tadiqin si “pro përendimor” dhe për ta afruar në rrjedhat demokratike proevropiane se sa të realizon disa kërkesa të arsyeshme të Kosovës e cila ende nuk është e pranuar në KS të OKB…

 

Zgjedhje  më e mirë nga të kqijat

 

Mirëpo në  BE ,sa i përket Kosovës ,vazhdojnë të mbesin dilema  se shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës po punojnë  në gjetjen e formulës e cila  do të mundësonte  që të miratohen konkluzionet me të cilat ministrat e BE-së  do të mirëprisnin qellimin e  KE-së për nisjen e përpilimit të projektit për studimin e fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim-Asicimit për Kosovën… Mirëpo disa diplomatë evropian dhe analistë mendojnë se marrëveshja  e arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për bashkëpunim rajonal ka hapur rrugë që kjo e fundit (Kosova) të njihet edhe nga shtetet e mbetura të BE-së të lëvizin nga pozicioni i tyre  dhe të njohin Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran…

Mendoj se kjo zgjidhje është më e mira ndër të kqijat, prandaj nuk është e mundur siq sygjerojnë disa analistë dhe njohës të kësaj fushe se me këtë hap Kosova ka humbur sovranitetin dhe shtëtësin e fituar dhe të pranuar nga 88 shtete të Botës. Në këtë fushë disa flasin më tepër për të treguar patriotizëm para opinionit duke kritikuar me lehtësi Qeverinë dhe komisionin negociator në krye me Edita Tahirin. Këtu nuk mendoj ta arsyetoj Qeverinë as krynegociatorën Edita Tahiri për këto lëshime në dëm të Kosovës , por desha të sqaroj se nuk është lehtë të merren vendime të këtij lloji kur Bashkësia ndërkombëtare  në krye me Amerikën kanë bërë trusni që të vendoset kështu. E ne si ta kundërshtojmë ? A kemi fuqi të kundërshtojmë dhe të prishim marrëdhënjet me miqët tanë që na ndihmuan për ta çliruar Kosovën nga pushtuesi serb, siq është Amerika  e cila na ka përkrah dhe ka dhënë garanca  për Kosovën edhe në të ardhshmen…

 

Sqarimi dhe rëndësia e fusnotës

 

Në punimet e ndryshme shkencore , letrare e të tjera  gjat hartimit të tekstit shkencor, letrar e të tjera  e vejme fusnotën në disa vende duke treguar nga jemi shërbyer gjatë hartimit të tekstit., prandaj në këtë rast nuk është  më e rëndësishme fusnota së sa punimi shkencor , letrar e të tjera . Ne në nismat rajonale  prezentohemi si shtet KOSOVA ndërsa në fusnotë shenohet së edhe 1244 nga e cila ka rrjedhur pavarësia e Kosovës respektivisht mendimi   i GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës me emrin Republika Demokratike e Kosovës.Sa flitet për dëmët e shkaktuara , po aq flitet për dobit që ka Kosova për këtë marrëveshje . Mirëpo unë mendoj se më shumë dëme ka psuar Kosova se sa Serbia e cila pas kësaj po fiton kandidaturën në BE pa zbatuar shumë marrëveshje dhe premtime që ka pasur me Bashkësinë Ndërkombëtare (BE-n). Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku Kosova në Forume rajonale do të paraqitet me fusnoten në të cilën do të përmendet edhe Rozoluta 1244 duket ta ketë motivuar UNMIK-un që t’i shtojë radhet e tij dhe të mendojë për rritje të pranisë në Kosovë. Ky mision i OKB-së tashma po planifikon ta zgjerojë stafin e tij dhe se shpejti pritet hapja e konkursit për këtë”…

 

Marrëveshje me Beogradin por edhe me Vashingtonin (thotë Thaçi)

 

Përkundër kësaj Thaçi ka sqaruar se “pikësynimi i diplomacisë kosovare mbetet antarësimi i vendit në organizatat e ndryshme rajonale. Ajo që mbetet diskutabile janë konkluzionet e marrëveshjeve të arritura me logun e UNMK-ut  e për të cilat theksohet se nuk do të interpretohen në dëm të rregullativave  ligjore të UNMIK-ut. Sa i përket zhvillimive të fundit politike  në Kosovë , Kosova nuk po humb asgjë, sepse me Rezolutën 1244 ishte e përfaqësuar që moti, por  e ka GJND-në. Thaçi ka sqaruar se ai ka bërë marrëveshje me Beogradin, por edhe  me Vashingtonin duke e quar Kosovën drejt integrimeve , e jo drejt izolimit. Tani kemi të drejt të integrohemi në 41 organizata  ndërkombëtare  për t’u bazuar me shtetet tjera”- ka sqaruar Thaçi .

Në qarqet evropiane si hap pozitiv vlerësohet se komisioni Evropian ka paralajmëruar se do të  fillojë një studim të fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën dhe se Berlini shpreson se shumë shpejt do të jetë e mundur që të rregullohen me marrëveshje  marrëdhënjet e BE-së me Kosovën. Pas  arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale dhe menaxhimin e kufirit  Qeveria gjermane  e përshëndet përparimin në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”…

Kosova dhe Qeveria e saj po kontribojnë  për stabilitetin e rajonit dhe fqinjësisë së mirë , por natyrisht që kërkohet seriozitet më i madh edhe nga pala  tjetër për zbatimin e marrëveshjeve , tërheqjen nga ndërhyrjet ilegale  në Kosovë  dhe heqjes së  barrikadave  dhe zhbërjen e strukturave ilegale në veri të vendit…“  -ka thënë Edita Tahiri.

Ndërsa Vetvendosja  ka pohuar se marrëveshja  e arritur me 24 shkurt (2012)  Kosova ka shënuar kthimin  më të madh prapa, në nivelin politik me dekada të tera “ …dhe asnjë  Qeveri e kuvend nuk e ka të drejten ta zhbejë shtetin e Kosovës…

Sipas kryetarit të Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviçit Të gjitha  efektet positive  të marrëveshjes do të mohohen, në rast se qeveritarët në Serbi, në vend të politikës së re  shoqërisë serbe i afrojnë  fraza të reja  serbe  . Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Serbisë që ta shfyqizojë Rezolutën për Kosovën, duke theksuar se Kosova  është në terësi e pavarur nga ajo çka dëshiron dhe mendon Serbia .