E marte, 16.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Halit Elshani: Në prag të 13 vjetorit të Epoesë së UÇK-së...

E marte, 28.02.2012, 08:30 PM


Nga Halit Xhemë Elshani

 

Në prag të 13 vjetorit të Epoesë së UÇK-Së

 

K U SH T R I M !

 

Shqiptar-Shqiptare

 

“FALJA JETËN SHQIPËRISË...“,

 

KOSOVA - është gjaku ynë që nuk falet!

 

 

Ky kushtrim është lëshue në Bruksel dhe është shpernda në Kosovë dhe visët tjera shqiptare,llogaritët fillimi Lufftës të UÇK-ës.

 

Thërasim në luftë dhe në sakrifica të gjithë burrat dhe të gjitha femrat e tokave shqiptare që te përzamë armikun nga Kosova dhe tokat e tjera shqiptare në Mal të Zi, Sërbi dhe Maqedoni.

 

Shqiptarë, le t’i bashkojmë forcat, le t’i kapim armët që sot ta arrrijmë pavarësinë dhe bshkimin e tokave dhe të popullit tonë.

 

Le të bashkohemi në një element dhe vetëm rreth Komitetit Kombëtar. Në çdo vend dhe kudoqoftë sulmojeni dhe dëmtojeni armikun dhe shërbetorët e tij me të gjitha forcat e Juaja.

 

Në bashkim të ngushtë me Aleatët tanë, që proklamojnë dëshirën që të kontribuojnë në restuarimin e independencës e të madhësisë së Shqipërisë, duhet ta sulmojmë almikun kudo që është e mundur, t’i vëjmë në veprim të gjitha burimet luftarake, ekonomike e morale që e drejta të fitojë.

 

Territoret shqiptare, kudo që janë e çfarëdo që të jenë, nuk i takojnë askujt tjetër pos Shqipërisë. Shqiptarët kudo që të luftojnë ata nuk janë ushtarët e ndokujt, ata janë ushtarët e Shqipërisë. Shqiptarët nuk varen prej mëshirës së askujt, por vetëm e vetëm prej ligjit të lirë që e jep Shqipëria e lirë dhe e bashkuar me Kosovën dhe me krahinat tjera shqiptare sot të okupuara në Jugosllavi.

 

Me vdekjen e Titos ka vdekë dhe miti i modelit të politikës jugosllave. Ngrituni Shqiptarë! Kapni armët! Luftoni armikun çdokund në botë! Luftoni trathtarët dhe bashkëpunëtorët e armikut tonë!

 

Para armikut dhe në mes trubullirave që sot ka në botë, asgjë nuk është e lejueshme pos se t’i bashkojmë idetë tona, njerrëzit tanë, territoret tona në një Shqipëri.

 

Këtë detyrë të rëndë ne do ta zbatojmë për lirinë e Kosovës dhe të krahinave të saja, për Shqipërinë, me një koshiencë t’i shërbejmë mire e me një vendosmëri d eri ne fitore!

 

Kosova me ne

 

Vdekje armikut – Liri Kosovës!

 

Komiteti kombetar

 

Enver Hadri,d.v.

 

Shqiptar-Shqiptare

 

“FALJA JETËN SHQIPËRISË…“,

 

KOSOVA – është gjaku ynë që nuk falet!

 

Ky kushtrim është lëshue në Bruksel dhe është shpernda në Kosovë dhe visët tjera shqiptare,llogaritët fillimi Lufftës të UÇK-ës.Ky shkrim botohët për 13 vjetorin e fillimit të luftës,formimi i UÇK-ës,për 70 vjetorin e lindjës 21 vjetorin e rënjës se Heroit Enver Hadri dhe  4 vjetorit të Shtetittë Kosovës për të cilin u flijue më 25.02.2012 në Bruksel

 

Riza Budakova,shoku i ngusht i Enver Hadrit thot:Ky shkrim,përkatesisht ky Kushtrim është shkrue për shpalljën e luftës kundër ish Jugosllavisë,për shkeputje dhe për Bashkim Kombetar.E kam thenë në promovim të librit “Çeta e Brukselit”në Pejë se në Bruksel e ka gjenezën UÇK-eja.Vepra e këtij Heroj nuk është duke u senzibilizue sa duhët.Enveri ka qenë demokrat kini parasyesh se kujt po i ipët rëndësi më shumë.Nuk është tani koha e marksisto-leninistave,Enveristave,por e demokratëve,institucionalistave.E këtu çendron madheshtia dhe pavdeksia e Heroit Enver Hadri.

 

Halit Elshani:"Çeta e Brukselit",Dukagjini,07,II.24,faqe 214



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora