Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Shqiptaret ne prag te thyerjes se madhe!

| E shtune, 08.03.2008, 09:30 PM |


Shqiptaret ne prag te thyerjes se madhe!

 

Nga Ilir Dardani

 

Perpara se te hy ne thelbin e temes, me duhet te falenderoj publikisht stafin e Zemra Shqiptare qe me dhane mundesine te vazhdoj te shkruaj, edhe pse jam i padeshiruar me mendimet e mia tek nje pjese shqiptaresh, ne menyre te vecante tek ata, nga te cilet une e shikoj Shqiponjen ne dhimbje dhe gjakun e derdhur shqiptar per kot!

 

Kur te mungon dicka, thua: Ah sikur ta kisha. Kur e ke, ja harron vleren, te shpifet! Ne Shqiptaret gjate gjithe historise sone nuk kemi qene me mire se sot. Eshte arritje e madhe Pavaresia e Kosoves (ndonese e cale deri diku). Megjithate njeriu lind me sfidat, ne fillim per te jetuar, pastaj per te jetuar sa me mire qe te jete e mundur.

 

Ndoshta nuk eshte sot, por ne nje te ardhme te afert, problemi me i madh per shqiptaret do jete ekstremizmi islamik. Ne gjirin e ekstremizmit islamik nuk eshte asnje mysliman shqiptar, por vetem ata qe jetojne ne zemer te Evropes me arome te cmendur shpirterore arabe!

 

Menyra e te shprehurit tim eshte e vrazhde, e di, por e kam teper te veshtire te shkruaj ndryshe per negativen e shoqerise sone. Dhe me besoni, une shkruaj dy fjale te thjeshta per te miren e kombit tim. Me jeten time private jam mire dhe nuk kam asnje perfitim personal. Problemi qendron tek vendi im dhe nuk dua ta shoh tek ekzekuton te ardhmen e tij!

 

Kjo qe na kanoset eshte e keqe e perbashket, e keqja e myslimanit, ortodoksit, katolikut, e shqiptarit. Personalisht nuk bej pjese ne asnjeren nga fete, por mburrem me shqiptarizmin tim. Jam krenar qe jam bashkekombas i Gjergj Kastriotit (katoliko-ortodoks, sipas jush) dhe Adem Jasharit (mysliman, sipas jush).

 

Pasi lexova per anti-shqiptaret ne nje forum, me lindi  deshira te regjistrohem dhe te shoh nga afer se c’behet!?!

 

Ishte teper shqetesues nje ze burri qe perralliste, si dhe fliste per vrasje dhe e ula ne maksimum volumin e kompjuterit. Pastaj shkova te nje rubrike qe mu duk interesante. Titullohej ‘’Grupacionet dhe Popujt e devijuar - Popujt e devijuar’’.

 

Ate qe duhet ta thoja ne fund, po e them ne fillim:

Nese ka devijime popujsh, ato i takojne pjeses shqiptare te besimit islam dhe jo te krishtereve shqiptare, te cilet me fene e tyre jane shume me te vjeter se ata te fese myslimane. Nese behesh arab ti, s’ke si te me thuash mua shqiptarit se paskam devijuar, por mbylle sqepin dhe falju idjotesise tende duke pronotuar nje vend ne shkretetire!

 

Tema e pare qe hapa ishte: ‘’Armiku i Allahut nr:1: Don Lush Gjergji’’. Hapesi i temes me nofken ‘’dritoni’’, pasi ben nje koment alla SulltanMehmet, duke pershendetur maratone ne turko-arabisht fillon komentin e tij ne lidhje me armiqte e allahut, ku gjendet edhe nje fare Gjergj Kastrioti, sepse sic e dini, ai nuk lindi dhe nuk vdiq ‘’mik i allahut’’.

 

Ja c’thote pasardhesi i Kastrioteve:

‘’Gjatë vështrimit te gjendjes se Muslimanëve shqiptar ne përgjithësi dhe atyre ne Kosovë ne veçanti kemi vërejt fakti se krerët e Kishës Katolike janë ata te cilët dëshiron me e shujtë Dritën e Allahut ne këto troje. Mjafton te përmendet kurthet qe i janë bere Islamit ne kohen e Osmanlive përmes ‘Ushtrave te Vatikanit’ ne mesin e tyre edhe Gjergj Kastrioti. Sot kjo qasje ka ndryshuar paksa por bazamenti është po ai i vjetri.’’

 

Dhe Driton djali ka te drejte (!?). Eshte e vertete se Heroi Kombetar i Shqiptareve i ka luftuar turqit myslimane me ashpersine me te madhe. Gjate jetes se tij ka prere me mijera koka turke myslimane se bashku me trimat e tij, por edhe bashkepunuar me Vatikanin dhe perendimin per ta shporrur rracen e ndyre osmane nga trojet shqiptare dhe ato evropiane. Nga kendveshtrimi i nje turko-arabi, sigurisht Gjergji i Madh duhet urryer sepse pervec pushtuesin, luftoi edhe fene e pushtuesit, pasi i perkiste civilizimit perendimor dhe jo xhihadisteve aziatike. Kurse nga kendveshtrimi i nje shqiptari, Gjergj Kastrioti mbetet simbol i lirise, paqes dhe miresise, KryeShqiptar. Te fajesosh Gjergjin se ka sulmuar ne vendin e tij, per te mbrojtur njerzit dhe vendin e tij, armikun, kete nuk e shikon as tek monstrat e ballkanit, serbet. Pra serbet jane ata qe i njohim, por kurre sdo ta poshteronin heroin e tyre kombetar. Jo vetem serbet, por asnje komb ne bote, pervec shqiptareve, te cilet jane vetem shqipfoles.

 

Ne vijim Dritoni qe cuditerisht nuk ka mbajtur nje nofke tip ‘’Ebu Duxhane’’, hyn te thelbi i temes, sepse ne fund te fundit Gjergj Kastrioti nuk e shqeteson, por jane te gjallet ferre ne syte e verbimit te tij.

 

Duke pare se c’behet ne boten islame, jemi perballe nje tragjedie kombetare. Shqiptaret le te flasin dhe te mburren me tolerancen fetare deri ne eksitim, por realiteti eshte krejt tjeter. Akoma pa u larguar nga djepi, femijes se botes islame i imponohet urrejtja per te ‘’pa-fete’’ dhe e keqja e madhe eshte se ekstremistet islame kane vetem nje komb, islamin. Nuk ka rendesi nese je shqiptar apo pakistanez. Rendesi ka vellazeria globale islamike e tranzicionit te perbotshem.

 

I biri i allahut, Dritoni thote se Lush Gjergji ka thene:

"Shqiptari edhe i islamizuar në rend të parë është shqiptar, mesdhetar dhe evropian, shqiptar me kulturë dhe me traditë të lashtë të krishterë’’

Ketu shoh gjithcka te vertete edhe asgje anti-islame. Eshte fakt se ne shqiptaret, para se te vinte turku per tu kujdesur per ne dhe fene tone, ishim 100% te krishtere. Sado e dhimbshme te jete per myslimanet fanatike, eshte e vertete dhe nuk mohohet dot!

 

Pas postimit te Dritonit, reagon nje qe duket mysliman por shqiptar i vertete, i cili nuk mohon ndihmen qe ka dhene Lush Gjergji dhe kisha katolike pa marre parsysh se c’fe kane shqiptaret. Anetari ne fjale sic duket ka vazhduar t’i kundershtoje dhe ja kishin ndaluar te drejten e pjesemarrjes ne forum.

 

‘’ ebuamina’’ pergjijet:

‘’Neve nuk na intereson a pajtohen apo nuk pajtohen shqiptaret ne jemi te interesuar qe vetem Allahu subhane we teala te jete i kenaqur me ne‘’ (pasi jo-ekstremisti kishte thene se as 0.01 % e shqiptareve nuk pajtohen me mendimin tend).

Ebuamina vazhdon:

‘’E sa per Lush Gjergjin dije se nuk ka per te hy ne xhenet nese nuk vdes si musliman, pa mar parasysh se qfar ndihme ju ka dhan shqiptarve, se Allahu subhane we teala thote ne Kuran "Dhe mos vdisni ndryshe perveq se musliman’’

 

Mua nuk me interson se c’fe perfaqeson Lush Gjergji, por me intereson shqiptari i mire i cili eshte ne sherbim te njerezve ne nevoje. Me duket e pabesueshme se si shqiptaret jane bere armiq te perbetuar te Krishterimit dhe te vellezerve dhe motrave te tyre qe ruajne fene me te vjeter ne trojet tona. Pothuaj nder evropianet e pare jane shqiptaret qe kane perqafuar Krishterimin dhe sot fatkeqesisht gjenden nen presionin e atyre qe jane bere me Bin Laden se Bin Ladeni, persa i perket cmendurise shpirterore. Nga te qenit ‘’Delja e zeze’’ e Evropes, Shqiperia humbi gjeografine, shqiptari humbi dinjitetin, ndersa turko-arabi vishet me nota krenarie sepse edhe ne kohe paqeje, shqiptaret i ka djallezuar, roberuar dhe mallkuar brez pas brezi! Shqiptaret eshte koha ta vrasin kete mallkim monstruoz dhe te jene shqiptare mbi te gjitha, pastaj feja, por edhe ajo te jete shqiptare dhe jo arabe!

 

Nje tjeter forumist me nofken ‘’ luftetari_muxhahidi’’ thote:

‘’I Baj Selam se Pejgamberi a.s e ka pas migje Ebu lehebi Qafirin me te madhe edhe e ka fy djalin e vellaut ai e sa na qe dojna me kan ner kame te Kafirave ajo tjeter por un do jem ai qe nej dite do dal e ti them Lushit e shume Kafirav e Munafikave tjere se jeni treadhtare jeni Armiqer te ALL-LLAHUT edh un personalishte do te dal Lufte kunder tyre se kam zemren musliman e shqiptare.

… Si po thojn Armiqt e ALL-LLAHUT qe jena kan na krishter naj her une prejardhja ime Kurr ska qen krishtere jam 100% MUSLIMAN jam MUXHAHID edhe b do jem aty ku ALL-LLAHU xh.sh. don qe une me kan me kan vi te pare frontit kunder Armiqeve te ALL-LLAHUT xh.sh.’’.

 

Nje tjeter shton:

islami nuk ka as race as teritor e as komb

islami do ta sundoje boten

 

Ku shkojne shqipfolesit me kete terrorizem ne zemer!?!

Me sa duket drejt fatkeqesise kombetare sepse urrejtja sa vjen e shtohet dhe shtesat gjithmone pikojne gjak! Une e kam per turp te ndaj nje komb me lloj-lloj qenjesh te cmendura dhe nje dite do shfryetezoj cdo mundesi per ta mbrojtur vendin tim!

Deri tani pjesa turko-arabe shqiptare ka qene e izoluar. Shqiperia nen diktaturen e enver hoxhes, kurse Dardania ne diktaturen e milloshevicit. Sot eshte mundesia e perparimit si komb por edhe e izolimit brenda perceve arabe dhe e perfshirjes ne thyerjen e qyteterimeve!

 

Qe jemi ne prag te misionit terrorist, s’ka dyshim. Heshtja do na denoje rende me vone, prandaj cdo njeri qe e ndjen veten shqiptar eshte koha ta ngreje zerin.

 

www.zemrashqiptare.net