E enjte, 25.04.2024, 12:01 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

SHKSH "Nëna Terezë" në Ängelholm: Festohet katër vjetori i Pavarsisë së Kosovës

E hene, 27.02.2012, 08:54 PM


FESTOHET KATËR VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS

 

Me rastin e katër vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, dhe njiqindëvjetorit  të Pavarësisë së Shqipërisë, në Ängelholm të Suedisë, u organizuan dy mbrëmje festive. Në mbrëmjen e parë festive e cila u mbajtë me 11-02-2012, në diskoteken Ekebo-Ängelholm,  enkas vetëm për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe njiqindëvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë , erdhi nga Kosova këngëtari jonë i mirënjohur, z. Hamez Llapqeva i cili së bashku me këngëtarin,  z.Robert Hoti dhe orkestrin  muzikor z.Mentor  Haxhiu, na argëtuan deri në orët e pasmesnatës. Sponzor gjeneral i kësai  mbrëmje festive ishte z.Robert  Hoti, i cili edhe përkundër vështërsive të cilat u paraqiten për shkak të kushteve atmosferike dhe të reshurave nga bora e madhe në Kosovë, arriti që ta mban premtimin dhe ta sjellë nga Kosova  në Suedi këngëtarin tonë të njohur dhe shumë të respektuar z.Hamez Liapqeva.

 

Prandaj,lirishtë mundë të konstatojmi se me të vërtet ishte  një mbrëmje e mrekullushme e cila nuk mund të harrohet lehtë. Ishte pra një mbrëmje festive ku bashkoi mërgaten shqipëtare jo vetëm në qytetin e Ängelholmit por edhe qytetet për rrethë.Të pranishmit në këtë mbrëmje festive i përshëndeti, kryetari i SHSHAKSH në Suedi, z.Hysen Ibrahimi,  i cili  ju uroi të pranishmive katërvjetorin e Pavarësisë së Republikes së Kosovës dhe njiqindëvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Manifestimin e kësai mbrëmje festive, me një valle kollazh e  shpallën të hapur  valltarët e SHKSH

”Nëna Terezë” në Ängelholm. Prandaj ishte kënaqësi e veqantë që të jemi sante prezent në këtë atmosferë të mrekullushme, sidomos kur kemi parasyshë prezencen e këngëtarit tonë të njohur , z.Hamez Llapqeva. Knaqësija tjetër e kësai mbrëmje festive ishte kur grupi i valltarëve të SHKSH”NënaTerezë” u paraqit në skenë dhe ekzekutoi një varg vallesh të mrekullushme të cilat u mirëpritën nga të pranishëmit me duartokitje të pandërprera. Kjo mbrëmje festive zgjati deri në orët e pasmesnates.

 

Mbrëmja tjetër festive u mbajtë me 17-02-2012 në Ängelholm të Suedisë, në praninë e një numri të konsderueshëm të  bashkatdhetarëve e organizuar nga Shoqatës Kulturore Shqiptare "Nëna Terezë". Pra kësaj rradhe u mbajtë një manifestim kulturo artistik, me rastin e katër vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës  dhe njiqindëvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Atmosfera në lokalet ku mbahej manifestimi ishte mbresëlënëse dhe ajo që vihej në sy ishte kur të rinjët dhe të rejat shqiptare ishin veshur me rroba kombëtare dhe lëvizëshin nëpër lokal, përderisa pritëshin që t’u vihej radha që të dalin në skenë. Kjo Shoqatë në kuadër të saj është e kompletuar me të gjitha veshat Kombëtare si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur dhe ka një aktivitet të pasur kulturor dhe humanitar, që në gjiun e saj përfshinë një numër të madh nxënësish dhe të rritur, nën udhëhqejen e Kryesisë së shoqates në përbërje: z. Rrahman Rrahmani, kryetar, z. Ahmet Ahmeti, skeretar, z. Hajdin Selaci, arkëtar, Robert Hoti dhe Behar Popova anëtarë të kryesisë.

Programi i kësai mbrëmje filloi, me himnin Kombëtar dhe Dardan.

Moderatorë të këtij manifetimi ishin dy vajza të mrekullueshme Blerina Ahmeti dhe Blerina Luta, të cilat e shpallen të hapur këtë progaram festiv.

Më pastaj, për një fjalë rasti u ftua që ta marr fjalën Kryetari Shoqatës Kulturore Shqiptare (SHKSH) "Nëna Terezë" në Ängelholm z.Rrahman Rrahmani, i cili theksoi: Zonja dhe zotërinj, të nderuar të pranishëm, fëmi të dashur mirë mbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje festive kushtuar katër vjetorit të Pavarësisë së Republikes së Kosovës dhe njiqindëvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Prandaj më lejoni që në emër timë personal si dhe në emër të kryesisë së SHKSH”Nëna “Terezë”, të ju uroi katërvjetorin e Pavarsisë së Kosovës, dhe njiqindëvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në vazhdim dëshiroi  të përshëndes dhe ti uroi katërvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe njiqindëvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kryetarit të SHSHAKSH në Suedi, z.Hysen Ibrahimi, si dhe musafirve tjerë që janë prezent në këtë mbrëmje festive. Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm në bashkëpunim me rininë dhe  bahkatdhetar të kësai komune, kanë pregaditur për sënte një program festiv, me rastin e katërvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe njiqindëvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.SHKSH "Nëna Terezë",në përmes këtij programi kulturo-artistik me fëmijët tanë organizoi këtë manifestim me rastin e katërvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e cila u arrit në saje të përpjekjeve të shumë gjeneratave shqiptare,  të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre, as mundin,as përpjekjet ,as sakrificen as gjakun e derdhur për Pavarësinë e Republikës së Kosovës.Ne duhet të jemi krenar që sot kur festojmë katërvjetorin e Pavarësisë së Republikes së Kosovës,ta kujtojmi ideatorin e kësaj Pavarësie, presidentin e parë historik dhe shpirtëror të Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, i cili me politikën e tij paqësore e krijoj Epoken e tij. Kurse tokën e Kosovës e ujiten dëshmorët e Kombit me gjakun e tyre për të arritur sa më parë Pavarësia e Kosovës, siq ishte komandanti legjendar Adem Jashari me tërë familjen e tij dhe shumë dëshmorë të Kombit në tërë trevat shqiptare. Kjo Pavarësi ka kërkuar bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare,duke përfshir këtu edhe mërgate tonë e cila e dha nji kontribut të veqant dhe duke pasur parasyshë përkrahjen e SHBA-së dhe miqëve tanë të Evropës, në këtë rast edhe Suedisë,ne ja dolëm që të pavarësohemi dhe sot të jemi shtet sovran dhe i pavarur.Zonja dhe zotërinjë tani lusim Zotin, që ti bekoj të gjitha këto gjenerata,që për kontributin e tyre, për sakrificën e tyre, për gjakun e tyre të derdhur, na e sollen Pavarësinë e Republikës së Kosovës.Prandaj ne ju kemi borq këtyre dëshmorve,që çdo herë, në çdo festë të përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës, t’i përkujtojmë me krenarin më të madhe.I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës të gjitë dëshmorve të rënë për Pavarsinë e Kosovës. Zoti e bekoft popullin Shqiptar kudo që ndodhet ai.Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në, popullin suedez dhe miqt tanë kudo që ndodhen. Me kaq përfundojë fjalën e rastit, z. Rrahman Rrahmani.Programi i kësai mbrëmje festive filloi me një recital të poetit dhe artistit tonë të njohur Agim Gashi, në nji CD-video,film që i kushtohet ceremonis së varrimit të ish presidentit, historik dhe shpirtror të Reublikes së Kosovës dr.Ibrahim Rugova. Kjo ceremoni e varrimit të ish prsidentit të Kosovës dr.Ibrahim Rugova,çfaqi emocione të jashtzakonshme në publikë dhe u mirëprit me duartrokitje frenetike nga të pranishmit që ishin prezent në këtë mbrëmje festive.Programi festivë vazhdoi me  vallen ”Shqiponja” nga grupi i valltarëve të ShKSh”Nëna Terezë” në të cilen morren pjesë : Caf Husaj, Mërgime Popova, Albulena Sogojeva, Endrit Berisha, , Labinot Popova, Blerina Ahmeti, Alban Sogojeva, Arlinda Fejzullahi, Adelina Popova, Medina Sahiti, Maida Idrizi, Shqipdona Sumiqi,Ylli Idrizi, Donika Kelmendi, Albenita Shkupolli, ,Ajete Husaj, Granit Llugiqi,Kreshnik Hasani ,Rinesa Hasani, dhe Ardian Fejza. Këto valle u mirëpritën nga të pranishmit me emocione dhe me duartrokitje të pandërrera.

 

Në vijimë të programit u paraqitë  me një monolog: ”Ngritja nga varri” të cilin në mënyrë të shkëlqyshme  e prezentoi  Dorentina Fejzullahi. Pastaj në rradhë ishin disa poezi:  poezinë, ”Mërgimtarët” e recitoi, Dafina Berisha, ndërsa valle kosovare  e recitoi Saranda Sopjani,  Poezinë ”Flamuri ynë”  recitoi  Diana Haxhibeqiri  dhe poezinë ”Të dha dritë Adem Jashari ” recito Dafina Llugiqi. Në vazhdim u prezentua  vallja e”Rugoves” , që u  interpretua nga grupi i valltarëve të SHKSH”Nëna Terezë”:.....     valle e cila u përshëndet dhe u duartrokit tërë kohen nga të pranishmit në sallë. Recitalin,"Ata ishin të fjales, të pushkes dhe penës" kushtuar heronjve të lirisë e recituanë : Labinot Popova, Blerina Lyta, Endrit Berisha dhe Maida Idrizi.Në përfundim të kësaj mbrëmje festive kushtuar katërvjetorit të Pavarsisë së Republikës së Kosovësu ishte në rradhë vallja “Shota”e interpretuar nga Caf Husaj dhe Albulena Sogojeva , valle e cila nga të pranishmit u përshëndet me duartrokitje frenetike .

Për teknik zërimi dhe projektimi u përkujdes Astrit Shkupolli.

Me kaq përfundoj programi i manifetimit të Pavarësisë së Kosovës.

17 Shkurt 2012, në Ängelholm të Suesdisë.

 

Në emër të SHKSH-së "Nëna Terezë" në Ängelholm,

Ahmet Ahmeti, Sekretar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora