E enjte, 18.04.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Homazh për Poetin Frederik Rreshpja

E diele, 26.02.2012, 05:56 PM


"Këpucët e reja" që "veshi"  Poeti?!

 

(esse)

 

Homazh për Poetin Frederik Rreshpja

 

Nga Përparim Hysi

 

- Nuk bën të vdesësh nga uria!  Kështu paska thënë,kur vdiq në moshën 31-vjeçare,një nga muzikantët e mëdhenj austriak,Franc Shuberti. E vërteta është se ai i la botës atë muzikë që luhet e sot e kësaj dite në gjithë botën,vdiq nga uria.Kështu vdiq nga uria Poeti më i bukur që ka Shqipëria:Frederik Rreshpja. Vdiq në 17 shkurt 2006,kur nuk kish as shtëpi dhe as për të ngrënë. Në Myzeqe,për njerinë që vdes nga uria,thonë:-Nuk vdiq,po ngordhi.Njësoj si një bagëti që ngordh nga uria.Nuk ka  më të trishtë se sa kaq. (Të afërmit dhe dashamirët të më falin për analogjinë e ashpër!)

Varfërinë e tij proverbiale, Poeti i bukur,Frederik Rreshpja,e pohon vet:

-Banoja në Tiranë ,po,kur dola nga burgu,shtëpinë ma kishin marrë.

-Po pse të burgosën?

-Gjithmonë politikisht dhe gjithmonë nga miqtë e mi!!!

 

Tani  jam plak (Poeti bëri 17-vjet burg,si i burgosur politik)  dhe nuk kam asnjë ndihmë. As pension jo se jo. Kur hyra në burg,ma grisën librezën dhe tash më thonë:-Është një qendër ku mund të interesohesh,por unë jam i sëmurë.Nuk mund të bredh më zyrave dhe nuk kam as lekë. Kam nevojë për të bërë një "bypas",por nuk kam pare. Nano (nënkupto ish kryeministrin  F.Nano)   më premtoi për një pension të veçantë,por ky premtim qe gjatë fushatës dhe asnjë farë pensioni nuk m'u lidh. Penklubi me qëndër në Londër më lidhi një pension,por dhe ky u ndalue me dërhyrjen direkt të qeverisë. Jam ba gati  me e vra veten disa herë,por unë jam katolik dhe vetvrasjen e kemi të ndalue...por unë nuk kam ç'të bëj më në këtë jetë.

Heminguej thotë që shkrimtari duhet të vuajë si shpata në zjarr  që të bëhet shkrimtar,por unë po vuaj shumë,se nuk jam Jezu Krishti!

-A shkruani? Unë vazhdimisht shkruaj.Shkruaj dhe i prish.Prish dhe i shkruaj prapë.Se thotë Çehovi:- Arti i të shkruarit,është arti i të shkurtuarit. Se dua të nxjerrë një libër me poezi që,fëmijët nesër,ta zëmë për 50-vjet,të thonë:-Dhe ne kemi patur poet. Siç themi që libri më i mirë në poezinë Shqipe,është "Milosao"

i De Radës.

 

*    *   *

Në burg më kanë futur dy herë. Edhe pas ardhjes së demokracisë më futën në burg. Për të fjetur? Ku të mundem.Ndonjëherë kam fjetur edhe para Pallatit të Kulturës.Doja të rrija vetëm.

-Ju nxorrët një libër me poezi.Si ju duket?

-Libri im qe i mirë.Edhe u përkthye,por u bë një takim me poetë në Durrës dhe mua nuk më thirrën.

Dhe,sado kalimthi,duke qëmtuar në intervista të shkurtëra ( ai nuk pranonte të intervistohej,veç rrallë) ai thotë:- Unë vij nga Shkodra,nga qyteti i mbretërisë Ilire.

 

*   *   *

Ky Poet kaq i çuditshëm që herë-herë kishte dhe turbullime a përçatje që e bënin pak jashtë kohe,si  një bard që vinte i lodhur kushedi se nga ç'baladë,ka lënë pas,për sot dhe për gjithmonë,poezinë e tij aq të bukur dhe aq tronditëse. Poezitë e tij janë si maragritarë që duhen ruajtur në një pavijonë të veçantë:aty ku ruhen antikat e çmuara. Vargjet janë të dalë nga një"organ,i lindur,për poezi",kur thoshte Gorki për Eseninin. Para se t'u servir lexuesëve,fragmente sosh,dua të theksoj faktin,që Frederik  RReshpja nuk ka qenë veç poet,por kishte një penë të mprehtë si publicist dhe,veç tjerash,qe esseist, Po të lexosh"Marrzia e Itakës".do të shohësh një penë perfide dhe polemizuese.

Kur flet për poezinë e Rreshpjes,je në vështirësi të madhe.Nuk di kë të citosh dhe kë të lësh jashtë shkrimit.Ai ka shkruar rreth dyqind poezi,por nuk janë dyqind poezi,por dyqind xhevahirë apo diamantë të vërtetë që të befasojnë.

Ja disa prej tyre:

Tek"Shi hëne"

Si arlekin që del për shetitje

Në kopshtin e harruar të fëmijërisë

Hëna pikëluar nëpër re

Shkel mbi degët e shirave.

 

Ul kokën i lodhur

 

Më thërret një mjegull ulur diku

Në korijen e fjetur që premton mars!

 

Tors

 

Dil nga mbretëria e gurit

Kam kaq kohë që trokas tek mermerët.

Njëmijë vjet dhe dymijë vjet

Jemi puthur në Iliadat e vjetra

Kur lirës i binin  Homerët !!!

 

Qielli i djalërisë

 

Qielli i djalërisë në sqepin e një zogui

Ra mbi korijen me përralla

 

Këngë  lahute

 

Më zuri gjumi baladave

Dolën etërit pleq në prag të rapsodive.

 

Ose ja dhe një varg tjetër:  "Qan dreri në korije/dhe lotët bëhen shi...

 

*    *   *

Kur flas për poezinë e Rreshpjes,s'kam si mos u ofroj lexuesëve,tri poezi sa të bukuraa,aq therëse,njëkohësiht.As që do  t'i komnetoj ato,se janë si një shfaqje e bukur,befasuese dhe tronditëse,njëherësh.

Ju lutem.bëni durim:

 

Përgjithmonë

 

O ajër i mbrëmjes mbështillmë,erdhi koha të vdes përsëri.

Kur të mbyllen sytë e mi,nuk do të ketë më det.

Dhe varkat e lotëve kanë për të mbetur në stere.

Shkoj...dhe shirat i lë të kyçura.

 

Por do të kthehem përsëri në çdo stinë që dua.

Unë kam qenë trishtimi i botës.

O ajër i mbrëmjes mbështillëm,erdhi ora të vdes përsëri.

 

Tani shikoni si i këndon fëmijërisë Poeti.

"Luanët e thyer të fëmijërisë

Pinë ujë tek pusi i vjetër

Mbi zjarret e trëndafilave ngroh duarët Saadiu

Me turbanin prej vese. "

 

Dhe,së fundi,një poezi thagmë.

 

Deklaratë shtypi

 

Skllevër mosmirënjohës,ju deri dje

Tek këmbët e diktatorit jini shtrirë

Dhe më keni quajtur skandaloz

Për fjalën time,të lirë.

 

Enveri lëshonte urdhër-vdekjeje

Por prangat m'i vutë ju!

 

Tek kjo poezi e fundit nuk kam si mos qëndroj. Ai e di mirë që"miqtë" e morën më qafë.Kjo poezi tronditëse më çon ndërmënd atë klithmë që lëshon Rigoleto  i Verdit:- Oborrtarë!Ju skotë e mallkuar! Po skotë e vërtetë hijenash që nuk ngopen në ligësinë e tyre perverse. Ja tek pozon,njëri syresh,me zverkun si një dem Divjake dhe tek pohon me gojënplot,që ka spiunuar apo ka qenë hafije, s'e ka për gjë që të lajë"mutin me shurrë" dhe thotë:- Epo mirë kam bërë tek e fundit,se nuk kam qenë i vetëm.Dhe ky-më tepër se sa oborrtar eunuk- është ngopur me të tëra dekoratat e medaljet që jep shteti ynë (ai,i djeshmi po se po,por,për fat të keq dhe i sotmi). Një tjetër,po spiun i deklaruar,ka zënë myk në një(  "shoqatë për të mbrojtur të drejtat e autorit) dhe bën udhëtime të"rënda" deri këtu,në USA.

Fatkeqi ( ngjajshmi me RReshpjen) për fat të mirë gjallë dhe deklaron: -Ky erdhi dhe më kërkoi,gjasme një libër (unë kam patur bibliotekën më të mirë në atë qytet) dhe më doli dëshmitar i rremë.Mua më futën në burg politik. Por këto janë daulle në veshët e shurdhit. Janë si ato pohimet e kosovarit Shaqo Shatri me Kumbaron që u zhduk pa nam e nishan. Dhe kështu mund të vazhdoja me shëmbuij të tjerë që nuk janë  të paktë.

 

*    *   *

Titulli i essesë sime nuk ësht.ë konvencion,por është një varg i Poetit të ndjerë,Frederik RReshpja.Thotë poeti:-  Të vdekurve u veshin këpucë të reja/se duhet të shkelin në udhë pa krye... Dhe,në mbyllje,thotë:-O sa këpucë të reja u shitën sivjet!  Po të ndjerit poet që ndërro jetë në zgrip,të afërmit i veshën këpucë të reja për ta përciell në banesën e fundit. Ai ndërroi jetë më 17 shkurt  2006 dhe u varros në 18 shkurt. Por veç këtyre"këpucëve të reja",Poeti aq i bukur,veshi dhe dy palë këpucë të tjera të reja.Këto "këpucë" ia bleu minsitria e kultuturës që nuk dërgoi qoft dhe një përfaqësues të saj në ceremoninë mortore dhe,pa kaluar as dhe dy javë nga vdekj e poetit,ai,për çudi,"veshi"përsëri"këpucë të reja".Dhe përsëri edhe këto ia"bleu" ministri i kulturës. Pikërisht më 28 shkurt të vitit 2006 u bë në Tiranë një koncert homazh për të ndjerët e atij viti: Ibrahim Kodra, K.Kodheli dhe V.Korreshi. Poeti u harrua si"Lipe Shtogu" i Estradës së Fierit. Dhe unë që nga larg,ndiqja gjithë këtë proçesion të dhimbshëm,shkrova poezinë homazh,në vargjet e të cilës,mes tjerash,them:

"...Si mund të lihet në harresë ky lirik kaq i bukur

Që aq vjete i kaloi në qeli

Ti nuk je ministër,por eunuk kungull

Kur anash kalon një Poet si ai!

 

Dhe në fund qeshë aq i nxehur,sa shkrova.

-Ngre zërin tim dhe bërtas:

-Ministër i kulturës,të kam mbetur në klasë"

 

*    *   *

Por miqtë e vërtetë nuk e braktisën Poetin.Moikom Zeqo,Shpëtim Klemendi,Riza Lahi ( të më flain të tjerët,se nuk jam kronikan.Harresa për ndonjërin nuk është e qëllimshme)   u ngritën nga Tirana dhe e përcollën atë në banesën e fundit.Dhe sa për ministrin e kulturës,e kam harruar fare se kush ka qenë.Se  disa prej tyre janë fare të vegjël e qesharakë.Të të dy krahëve.Socialistë apo demokratë.Vet jam i djathtë,por kur shoh që një ministër kulture demokrat,qysh të nesërmen që mori portofolin,i vuri kyçin derës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe duke u sjellë me mëndësi "perëndimore",e ristruklturoj atë me shpenzimet e kripura të shtetit dhe thonë se ka ngulur me gozhdë (jo nga ato të Krishtit,de") një basorelief ku thotë:-Këtë e ka bërë filani doravete! Ai,tjetri,po do sillte eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia dhe lëre më.Andej nga socialistët,qe zonjë ajo e madhja e kulturës dhe sa zuri vënd në karrike,të parin pushoi xhevahirin e poezisë Shqipe,Xhevahir Spahiun.Të ruajt Zoti nga "skota e mallkuar e oborrtarëve".E pushoi Xhevahirin dhe ky,tek bëri dorëzimet,tha:-Po vure kuzhiniere bythën,prit që t'i hashë mutin. Më tepër,s'doni për Belulin. Me që jemi tek një xhevair poet, si Xhevairi,duhet thnë një e vërtetë që e nderon kryeminstrin Berisha. Xhevahir Spahiu është akademik.Dhe është  njerëzore të vlerësosh poetët.

 

*    *   *

Duke ardhur para jush me këtë "esse" kaq modeste,s'kam se si mos paraqes para jush,disa mendime dhe vlerësime nga studiues të huaj për RReshpjen.

Hans Joacim Lanksh:-Poezia e RReshpjes është e kalibrit europian.

Robert Elsie:-Që i ri,RReshpja, qe një poet tronditës.

Henri  Ikarde(botues amerikan)  - Ne,amerikanëve,na mungon një poet kaq tronditës.

Leo dë Rua(kritik francez):- U trondita nga ky njeri me gjenialitet ballkanik.

Ivanov(kritik rus):-Ne kemi Pushkinin dhe Eseninin,shqiptarët duhet të krenohen me një poet  të tillë.

 

*    *   *

Pak a shumë orvajtja ime është që të sillja para jush një Poet të madh e të bukur.Emblematik që,shpesh, me aluçinaconet dhe kthiellimet  që i ka aq të bukura,seç më çon  gati 5-shekuj më parë,tek poeti nga Ferrara Tarkuato Taso. Ky poet pak çoroditës,i ngjashmi i RReshpjes,u bë dhe objekt i një drame nga Gëte.Atje,me sa më kujtohet,ka një varg lapidar:- Roma të merr gjithçka dhe nuk të jep asgjë. Sikur  kjo sentencë kaq kuptimplote të jetë thënë dhe për Princin e Lirikës Shqiptare,të bukurin dhe të papërsërtishmein,Frederik RReshpja,që na dhuroi gjithçka dhe nuk i kemi dhënë asgjë.Se për të tjerët,janë dafinat.Dafinat e lavdisë së pamerituar të oborrtarëve.Të asaj "skotës" që futën dhe Rreshpjen-ëngjëll në burg.

 

*   *   *

 

Por poetët nuk vdesin.E sa për Rreshpjen,ai vjen i gjallë dhe i bukur,"në të gjitha stinët".



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora