E enjte, 28.03.2024, 11:26 AM (GMT)

Shtesë » Shkenca

Abdyl Berisha: Asgjë më e shpejtë se drita

E diele, 26.02.2012, 05:00 PM


Fizikë e grimcave elementare dhe astrofizikë

 

ASGJË MË E SHPEJTE SE DRITA

 

Nga Abdyl Berisha

 

Sipas teorisë së Ajnshtajnit mbi relativitetin asgjë nuk mund të lëvize më shpejtë se dritës. Themelet e kësaj teorie nuk mund te lëkunden, edhe atëherë kur lidhjet e kabllove të një detektorit

shume moder si ato të Opera pranë Qendrës Evropiane për Kërkime Bërthamore CERN ngatërrohen. Ndodhe madje qe edhe shkenctarët të pubkikojnë rrezultate të çuditshme.

 

Shkencëtaret e eksperimetit Opera të laboratorit italian nëntokësorë Gran Sasso publikuan në shtator 2011  se neutrinot e kanë tejkaluar shpejtësine e dritës. Lajmi u hap si shumë tërbuar. Mediat spekuluan se Albart Ajnshtajni kishte gabuar dhe se në fizike po ndodhë nje revolution. Komuniteti i fizikës isht vë në kërkim të burimëve të mundshme të gabimit.

 

Të dhënat e detektorit Opera ishin të bazuar në vëzhgimin e rreth 16.000 neutrinove që nga vitei 2009. Grimcat kishin kaluar një rrugtim prej 730 km nga Qendra Evropiane për Kërkime Bërthamore CERN në Gjenevë. Rezultatet ishin se neutrinot kishin lëvizur me shpejtësi rreth 60 nanosekonda me shpejte sesa lejon teorie speciale e relativitetit të Ajnshtajnit.

 

Sipas rrezultateve me të reja të eksperimentit ne fjalë ishin dy efekte të mundshme që sollen matje të gabushme. Efekti i parë ishin lidhjet e gabushme të kabllove që trasmetonin signalet  GPS në eksperimentin nëntokësor Opera.Kjo ka mund me ndikuar në matjet e gabueshme te kohes se sakte të fluturimit të neutrinove. Efekti i dyt kishte të bëjë me oshilatorin, i cili percakton kohën e sinkronizimit të GPS-it. Kjo ka çuar në atë se koha e fluturimit të neutrinove është mbivlerësuar.

 

Një çudi e tillë nuk është i vetëm në historinë e teorisë se relativitetit. Në vitin 2002 kishte eksploduar ylli i padukshëm V383 Monocerotis. Ai përplasë mbshtjellësin e vet në mënyrë aq të vrullshem në gjithësi, saqë krijonte përshtypjen e pjesëve shpërndarjes me një shpejtësi dhjetë herë më të madhe se ajo e dritës. Astronomët ishin të habitur. Teoria e Ajnshtajnit nuk ishte e gabushme? Jo, këto ishin zhgënjime optike të quajtura “jehonë drite”. Separi jem ne gjendje ta shofim vet driten e eksplozionit , e pastaj shofim ne një top eksplodues i ndriçuar nga ylli. Sa më i madh që të jetë ky top, aq me e madhe është rruga tërthore, të cilin duhet ta merr nga drita e tij e reflektuar për të arritut deri tek ne.

 

Krejtë në rregull. Teoria e reaktivitetit nuk është fare në rrezik. Gjasat për përmbysjen e kësaj teorie apo efektet spektakulare për një fizike të re janë zvogëluar deri në minimum.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora