E marte, 23.04.2024, 08:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Një histori e shkruar me gjak, vuajtje, lot, shkëlqim, mburrje dhe krenari (7)

E diele, 26.02.2012, 05:55 PM


Një histori e shkruar me gjak, vuajtje,lot, shkëlqim, mburrje dhe kreanari (VII)

 

PËR DITËN E MADHE TË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS...

 

Në mes ´shtetit nacional´si "revolucion prej së larti" dhe ´shtetit qytetar e demokratik´si revolucion modern ose bashkohorë...

 

Nga Agron Shabani

 

Sot ëshë 17 Shkurti i lavdishëm dhe Historik. Respektivisht ,  Dita e shumepritur e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17 Shkurt të Vitit 2OO8. Dhe, mbase  Ditëbardha  dhe Detemadhja e lavdishme,epokale dhe historike e Shpalljes dhe Njohjes kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.Në këtë Frymë të lartëpërmendur revolucionare, epokale dhe historike:Nderimi dhe Respekti ynë i përjetshëm ndaj komandantit legjendar të UÇK-së z.Adem Jashari si dhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të Familjes Monumentale të Jasharëve nga Prekazi! Ndaj Familjes lapidare dhe emblematike te Haradinajve nga Gllogjani! Ndaj komandant Fehmi Lladrocit, komanndant Zahir Pajazitit, Elton Zherkës, Përmet Vulës,Agim Ramadanit, Sali Çekut, Gaspër Karaqit,,Nikë Hajdarajt, komandant Kumanovës si dhe ndaj të gjithë trimave, deshmorëve dhe heronjëve të tjerë kombit dhe atdheut tonë që Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e lirisë dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike! Lavdi ! Se këndejmi, për dallim të konceptëve dhe teorive të ndryshme demode ose anakronike mbi të të ashtuquajturat shtetët nacionale dhe ideologjike si " revolucione prej së larti"që i kanë tejkaluar dhe davarisur ngjarjet, zhvillimet dhe rrethanat e përgjithshme në kohën dhe botën tonë moderne ose bashkohore të "tregut global"të vlerave të përbashkëta dhe kapitalit botërorë.Gjegjësisht, integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale në nivel global dhe universal: Lufta dhe Revolucioni i njohu çlirimtar dhe patriotik i UÇK- së së bashku me Miqësinë dhe Aleancën e Madhe NATO-UÇK-së ishin me tepër si të thuash luftë dhe një revolucion modern ose bashkohor i ngritur,projektuar dhe konceptuar sipas idealeve dhe vizioneve të njohura shtetërore dhe nacionale të shtetëve dhe shoqërive të përparuara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.Përkatësisht,sipas konceptëve, teorive, idealeve dhe vizioneve të njohura qytetare,liberale,parlamentare dhe demokratike të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara industriale dhe kapitaliste të Perëndimit.Dhe, jo sipas konceptëve ose teorive të demoduara,reaksionare dhe anakronike të tipit bolshevik ose komuno-pansllavist te Lindjes.

Në këtë Frymë edhe Deklarata e lartëpërmendur kushtetuese dhe juridike e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, respektivisht, e Parlamantit të Republikës së Kosovës me 17 Shkurt 2OO8: E mbështetur, ngritur dhe projektuar sipas ligjëve të njohura të Zotit dhe Natyrës.Respektivisht, mbi bazën e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura globale dhe universale që burojnë nga ligjet e lartëpërmendura hyjnore, natyrore dhe historike. Për shumëçka mund të krahasohet me Deklratën e njohur kushtetuese dhe juridike të shtetit dhe kombit të madh amerikan.Respektivvisht, me Pavarësinë e njohur të SHBA/së.

Se këndejmi, francezët, rusët dhe popuj të ndryshëm "revolucionar" ose kolonialist dikur Luftën dhe Revolucionin e Madh të popullit ose kombit të madh amerikan për liri dhe pavarësi (1775-1783) së bashku me Deklaratën e famshme të Pavarësisë Amerikane  e quajten dhe kualifikuan dikur (me përbuzje të madhe dhe plot ironi) si një "vic të vogël" politik dhe historik!  Por, "vici i vogël" amerikan u bë Fakt dhe Një Realitet i Madh shtetëror, nacional, politik, ushtarak,industrial,ekononik, hiostorik dhe gjeografik përmasash dhe dimenzionësh të njohura kontinentale dhe interkontinentale.Gjegjësisht, globale dhe universale. Duke e bërë sot SHBA/së Supërfuqinë e vetme dhe kryesore të globit në të gjitha fushat dhe drejtimët e mundshme. E thënë dhe deshifruar ndryshe, kjo donë të thotë se edhe i ashtzuquajturi "vici i vogël"  i Luftës dhe Revolucionit të njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK/së dhe popullit shqiptarë së bashku me Shpalljen dhe Njohjen kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës sot është Fakt dhe Një Realitet i pakontestuar përmasadh ose dimenzionësh të njohura kontinentale dhe interkontinentale.Rrespektivisht, globale dhe universale.

 

Një apologji e shkurtër analogjike nga e kaluara:

 

Duke menduar në Revolucionet e njohura industriale dhe politike në Angli, SHBA-së, Francë  etj...

 

Siç dihet, luftërat, marëshimet ose ekspeditat e ndryshme kontinentale dhe interkontinentale të popujve dhe vendëve të ndryshme imperiale dhe kolonialiste në shekujt 15,16,17,18  etj. ( Për të mos thënë këtu edhe më herët..) Spanjën nga nga ish "kolonia" ose "kalifati" i dikurshem arabo-berber atëbotë e kishin ngritur dhe promovuar në fuqi të madhe koloniale dhe imperialiste, Rusinë nga ish  "Rusia e vogël e Kjevit" (lëxo: Kjevskaja Rasija) në mbretëri dhe perandori të madhe ruso-pansllaviste, gjegjësisht,euro-azitatike ,Anglinë ,Francën, Holandën,Portugalinë dhe kështu me radhë.

 

Ndërkaq, Paqja e njohur e Vestfalisë në vitin e largët 1648 së bashku me Revolucionet e njohura industriale dhe politike në Angli (164O-1649 dhe 1688-1689), SHBA-së (1775-1783), Francë (1789 etj.), Gjermani etj. në njerën anë si dhe arritjet, zbulimet dhe përparimet e njohura shkencore,industriale,ekonomike dhe teknologjike në anën tjetër. Atëbotë, pos tjerash, Britaninë e Madhe nga "Pax Britanica" do ta ngrisnin dhe promovonin në "British Empire", SHBA-së nga  ish kolonia e dikushme angleze,franceze,spanjolle,holandeze etj. Në supërfuqinë me të madhe dhe kryesore të globit në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme, Gjermanië, Francën, Italinë, Holanden dhe kështu me radhë.

 

Gjatë kësaj periudhe revolucionare ,evolutive dhe historike u bën të shquara edhe konceptët dhe teoritë e njohura finansiare,industriale dhe ekonomike të shtetëve dhe shoqërive të pasura industriale dhe kapitaliste të Perëndimit si "liberalizmi anglez ose britanik" i njohur dhe identifikuar me emrat e shquar te Adam Smithit, Richard Codbenit etj. Merkantlizmi(Merkantalizmi) gjegjesisht, Kameralizmi i njohur gjerman i njohur dhe identifikuar me emrat e njohur të mbretit  gjerman, Fridrich Wilhemit të I-rë të Prusisë, Maria Terezës etj.    ´Republikës së vjetër´ të Austrisë .Përkatësisht,  të ekspertëve dhe shkenctarëve të njohur gjermano-austriak si Johann Heinrich Gotlieb von Justi, Joseph von Sonnenfeldfs, Johann Joachim Becher, Philipp Wilhelm Hörnigck, Wilhelm Schröder dhe të tjerë.Madje, merkantalizmi francez dhe holandez i identifikuar me Jean Baptista Colbertin , Huggo Grotiusin dhe kështu me radhë.

 

Kameralizmi se këndejmi, është modeli ose varianta e njohur gjermane e merkantalizmit (merkantilizmit) të njohur industrial, finansiar, infrastruktural dhe ekonomik i mbështetut, ngritur dhe projektuar mbi politikën e njohur fiskale dhe suksesive.Respektivisht, mbi bazën e njohur të tregut të lirë, mallrave dhe kapitalit. Për dallim të konceptëve dhe teorive të njohura klasike mbi ekonominë e centralizuar shtetërore ose nacionale.

 

Në këtë sfond të gjithëmbarshëm retrospektivë dhe introspektivë në Londër, Berlin, Paris, Amsterdam, New York , Frankfurt mbi Majnë etj...Atëbotë do të ngrtiëshin dhe themelohëshin bankat dhe burstat( bërzat) e para tregtare, finansiare dhe ekonomike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.Dhe, së bashku me këto të fundit edhe tregjet e lira të punës dhe kapitalit botërorë.Kështu për shëmbull, në ish Mbretërinë e dikurshme të Prusisë (Gjermani) asokohe nga tregu i jashtëm i punës dhe proletariatit botëror do të punësohëshin dhe sistemohëshin 2OO.OOO hugenotë të përndjekur nga Franca, 15OOO protestant nga Salzburgu i Austrisë dhe kështu me radhë.

 

Në anën tjetër ndërkaq, Britania e Madhe në SHBA-së i kishte ngritur dhe themeluar dikur me herët shtetët e njohura të Jamestownit (Virgjinias),Massachuesett,Pesilvanyas,Connecticutit,New Yorkut, New Orleansit, Georgias,Philadelphias,Idahos, Ohios,Karolinës, Dakotas etj. Duke i ngritur dhe projektuar bazat ose themelet e para të infsrastrukturës së gjithëmbarshme industriale dhe ekonomike të Shtetëve të Bashkuara në këtë sfond.Në këtë prizëm është e njohur legjenda mbi Anijen e famshme angleze ose biritanike "Mayflower" dhe "1OO pelegrinet" ose "emigrantet e pare" anglez ne SHBA-se gjate vitit 16OO-162O dhe të ngjashme.Për të vazhduar  kështu me ekspeditat dhe invazionet e njohura të tregtarëve, politikajve, ushtarakëve,shkenctarëve,ekspertëve dhe industrialistëve të njohur anglez ose britanik në Kanada, Australi, Zelandë të Re, Indi, Afrikën e Jugut etj.Nga të cilët u ngritën, projektuan dhe sëndërtuan bazat e njohura industriale,tregtare dhe ekonomike në vendët e mesipërme përkatëse ose respektive.Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe influencat dhe ndikimet e njohura të francezëve, gjermanëve, spanjollëve, holandezëve,italianëve ose portugezëve dhe të tjerëve në ngritjen e manufakturave dhe infrastrukturave të gjithëmbarshme shtetërore, industriale dhe ekonomike të popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit.Në këtë menyrë edhe revolucionet e njohura historike dhe politike në SHBA-së ( 1775-1783) ,Francë( 1789 etj.) dhe  kështu me radhë atëbotë nga shumica e popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit u paramenduan si një "pranverë e madhe" revolucionere,evolutive ,politike dhe organike në kontekstin e përgjithshëm ose multidemenzional.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora