Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dy poezi nga Sejdi Berisha

| E diele, 26.02.2012, 05:44 PM |


Sejdi BERISHA:

 

 

DUKE MË MALLKUAR...

 

Kur vjen vetvetja  tek unë

Në gjakun tim

Çmenden rrugët e dritës

Duke kërkuar lumturinë

Të cilën

Stinë merimangash

Përthurur e kanë

 

Kënga qesh me mua

Duke m’i rrahur krahët

Për bamirësinë e shpirtit

Duke më mallkuar

Për etjen e etur

 

Vetvetja

Sërish do ikën nga unë

E ngopur me lëngën time

Të papërfunduar...

 

 

QË ZËRI MË QORTON...

 

Mallkuar qofsh

Or kurrë i pa mallkuar

Me trembje shpirti

Që ma lëndove këngën

 

Asgjë nuk po kuptoj

As jetën time

Të cilën e kam robëruar

Me vargun tim

Sepse dhembja

Aq shumë ma ngacmon gjakun

Sa që për çdo mëngjes

Hamendet a për të lëvizur më

Nëpër damarët e trupit tim