E enjte, 28.03.2024, 10:28 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: O Gjergj Ndreca, po i sheh sherrin atij emni!...

E shtune, 25.02.2012, 05:58 PM


O  GJERGJ  NDRECA, PO  I  SHEH  SHERRIN  ATIJ  EMNI !..

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Lexova një njoftim që nuk ka asgja intresant perveç turpit të Qeverisë Shqiptare… nuk po za me gojë as Presidentin as Kuvendin Popullor, se po më vjen turp prej vetes me u marrë me zyret e trashigimtarëve të “herojve të popullit” Ramiz Alisë e Haxhi Lleshit...

Me 23 Shkurt 2012: “Avokati i njohur, Agim Tirana, ka bërë dje një kallëzim penal në Komisariatin Nr.1, ku akuzon një ish-të përndjekur politik, që sipas tij e ka goditur për shkak të detyrës...Avokati Agim Tirana, që u sulmua dje nga ish-i përndjekuri politik Gjergj Ndreca, aktualisht është një prej avokatëve më të njohur penal në kryeqytet. Por, për disa vite rresht ai ka qenë pjesë e organit qendror të akuzës, që në atë kohë ishte Drejtoria e Përgjithshme e Hetuesisë. Edhe pas rënies së komunizmit ai vazhdoi të qëndronte për disa kohë në këtë institucion, që tashmë ishte Prokuroria e Përgjithshme. Ndërsa pas vitit 1993, nga akuza kaloi në mbrojtje, duke u bërë avokat. Në vitin 1998 iu kthye sërish akuzës, duke u emëruar në Prokurorinë për Krime të Rënda, por jo për shumë kohë, duke vazhduar sërish profesionin e avokatit, që edhe mban aktualisht”... Besoj se këta pak rreshta flasin kjartë se çfarë po ngjet në Shqipni!

Kam pershtypjen se z. Gjergj Ndreca nuk e ka të kjartë se mbas vitit 1992, dhe me“Kushtetuten e R.Sh” të vitit 1998, Ai ka fitue të drejten me u “burgosë” prap si në vitin 1975, nga po ata organe dhe po ata kriminelë që sherbenin në Drejtorinë e Pergjithshme të Hetuesisë së Shtetit komunist shqiptar...e prap ma vonë në Prokurorinë e Pergjithshme. Mbas vitit 1998 krimineli Agim Tirana, vertetë “avokat i njohur”, mbasi të pakten tre agjenta terroristë i kam njohë edhe unë nga fisi “Tirana”, që kanë sherbye në sigurimin e shtetit menjëherë mbas vitit 1944 dhe kanë marrë në qafë sa qytetarë të Nderuem, si bie fjala, Atdhetarin e Libohovës Trime, të Ndjerin Prof. Arshi Pipa, që gati u pushkatue...

Gjergjit terroristi Agim Tirana, gjatë hetuesisë i ka fikë cigaren në ballë...

Terroristët kanë edhe zyret e tyne tashti, kujdesen per viktimat e veta, madje afer Shoqatës së të Persekutuemëve Agim Tirana vazhdon herë hetues, herë prokuror, herë edhe avokat, dhe ka të drejtë me shkue nder kafe, ku të “perndjekunit” e dikurshem edhe e qerasin me kafe...wisky... e ndonjë zarf nën dorë per me nxjerrë ndonjë dokument që u duhet atyne për me u rregjistrue nder listat që kerkon me “shperblye Europa”...

Sheshi“Skenderbeu” i Tiranës asht dëshmia e “demokracisë” që ka fitue Populli Shqiptar, mbasi aty çdo ditë mundesh me pa në kalim me truprojet e veta kryekriminelin e 68 vjetëve diktaturë komuniste, Aranit Çelen...Mendoni çfarë mund të ngjante në qytet të Berlinit me dalë tek porta e Brandenburgut perditë Kryetari i gjykatës i olokaustit të Hitlerit...E “çifutët” e sotem tue hjekë edhe kapelen republikë me pershndetë até...

Arrestimi i z. Gjergj Ndreca asht një ngjarje vertetë prekse! Me pa në një Shtet të“lirë” tue u zgerdhi me viktimat e veta terroristët që të kanë masakrue...asht tmerr!

Gjergji para pak ditësh goditi djalin e sekretarit të parë të Elbasanit...

Gjergji tashti goditë edhe ish hetuesin e vet që në 1975 i ka fikë cigaren në ballë.

Gjergji me siguri bjen me fjetë e nuk sheh fare TV Tiranën...

Gjergji nuk sheh se “dr. prof..” e Tiranës po perpiqen me shue mitin e Heroit tonë

Gjergj Kastrioti, tue u perpjekë me “korrigjue” historinë se ashtu do turqit...

Gjergji nuk lexon asnjë gazetë perderisa nuk merr vesh se çka shkruejnë për At Gjergj Fishten “akademiket”tanë...

Gjergj Ndreca, a kupton sa alergji u krijon “disa vëllezerve të gjakut” Emni yt ?

 

O Gjergj Ndreca, ndrro emnin sa nuk i ke pa sherrin Atij Emni!...

Diktatorët shpesh harrojnë se “Edhe durimi ka cak!”

 

Melbourne, 24 shkurt 2012.



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora