E marte, 19.03.2024, 03:38 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Boriçi: Gjon Keka - ”Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri”

E premte, 24.02.2012, 07:58 PM


Recencion:

 

Gjon KEKA ”Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri” Botart, Tiranë 2010

 

Nga Prof. Asoc. Dr. Gjon Boriçi*

 

Libri i autorit Gjon KEKA, Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri,është një studim gjithpërfshirës i politikës praktike ,autori në këtë studim publicistik na e jep një lloj kompozimi të gjallë të fushës së politologjisë dhe publicistikës si dhe të sistemit të mirqeverisjes në shtetet në tranzicion dhe ato në ndërtimi e sipër.Poashtu në këtë studim mund të gjejm mjaftë shembuj të vyer të politikës së moralshme, të mësimeve të dobishme ,të kritikave dhe këshillave të domosdoshme  që jo vetëm i nevojiten politikës dhe qeverisjes, por edhe janë një pikë e referencës së institucioneve që duan të jenë demokratike dhe në rrugën e zhvillimeve të gjithmbarshme.Autori  në librin e tij ka dhënë edhe udhëzime apo si të themi mënyra dhe rrugë e të bërit politik,e të qeverisurit mirë dhe e vizionit për të ecur në rrugën e duhur drejt ardhmërisë së mirë.Detajet e ofruar janë një nga pikët e mëdha  ku takohen rrugët e politikës së shëndosh të një shteti demokratik dhe asaj të politikës ditore dhe pamjaftueshmërisë në kohë.Libri në fjalë parasëgjithash është edhe një studim i llojit të veçantë ,pastaj i frymës së kohës sonë që shëndrit të gjitha poret e jetës së një shtetit,por edhe të sistemit politik e institucional në tërësi,si dhe të kulturës e identitet kombëtar  europian të kombit shqiptar në veçanti siç shkruan edhe vete autori.

 

Libri i autorit dhe studiuesit  z.Keka është jo vetëm një manual i rëndësishëm politik si për studiuesit e politologjisë dhe publicitikës ,por edhe një nga librat më objektiv dhe i thellë në kuptimin e të prekurit të politikës dhe të analizuarit të saj në thelb dhe i mbushur me këshilla të urta politike dhe qeverisëse për shtetet jo vetëm në tranzicion ,por edhe për ata në valën e tretë të demokracisë si dhe për shtetet demokratik dhe kushtuetuese.

 

Trajtimi cilësor i çështjeve serioze politike dhe aftësia e thellësisë së të analizuarit të politikës e bënë këtë jo vetëm një intelektual të mirëfillt, por edhe një shkencetar politik të guximshëm të urtë dhe në shërbim të politikës themeltare të moralshme dhe të një qeverisje të drejtë ,të mirë ,të shëndetshme dhe  efikase.

 

Autori nuk është vetëm një studiues kritikë i të gjitha zonave të errëta të politikës dhe qeverisjes si të defekteve apo ideologjive të huaja brenda qenjes së kombit tonë, por edhe një studiues serioz që tregon rrugën e nxjerrjes së kombit nga petku i huaj ideologjik ,nga lidhjet politike të dëmshme ,nga qeverisja e dobët dhe joefikase etj.

 

Vetë  lexueseit janë ata që do të vrejnë se gjykimi dhe studimi i këtij libri jo vetëm se do t'i bëjë ata më mire të shohin politikbërjen dhe qeverisjen e mirë në dritën e këtij studimi të autorit si dhe të arrijnë të ndërtojn mendimin se vetëm duke iu referuar mësimeve të dobishme politike të studiueseve serioz si dhe shkrimtarëve të mirëfillt politik mund të arrijn të fitojn gjykimin edhe ata të shëndosh dhe syrin e  të shikuarit të politikë sdhe pushtetit në dritën e këtyre referimeve ,mësimeve dhe kritikave të urta të autorëve të kësaj lëmie.

 

Studiuesiz.Keka në këtë libër po ashtu trajton edhe kushtet reale të jetës politike qeverisëse dhe praktikat e dobishme politike-qeveriëse si dhe vizionit ,transformimeve rrënjësore për të arritur kështu tek jo vetëm teoria e të realizuar duke nxjerr këshilla politike dhe gjykime të arsyeshme ,por edhe te marrëdhëniet e kësaj me praktikën e vërtetë qeverisëse dhe politike e shtetërore të vendeve. Trajtim që kam hasur këtu është krejt i ndryshëm nga studiuesit tjerë pasiqë autori arrinë që të bëjë një prezantim real të shtetit demokratik kushtetues dhe europian si dhe të elaborimit dhe zbërthimit të natyrës së kombit me atë të shteteve-kombe ,të natyrës së vërtetë të sisitemit politik ,pastaj të formave qeveriëse dhe shembujt konkret duke ngritur më lartë sistemin e demokracisë liberale si dhe në fund duke zbuluar në të vërtetë themelet e vërtëta të politikës dhe shtetit demorkatik-kushtetues.

 

*Drejtues, Departamenti i Shkencave Politiko – Administrative, U.F.OUNIVERSITY - Albanian University



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora