E marte, 19.03.2024, 11:39 AM (GMT)

Kulturë

Julia Gjika: Ushtaret

E premte, 24.02.2012, 07:55 PM


Julia Gjika

 

USHTARET

 

Ushtari është vëllai im, yti…

Ushtarët janë dhurata e botës,

Ndjekin urdhërin

Janë nderi i kombit.

 

Gdhihen pa fjetur

Në marshime

Me vesën e argjendë,

Që s’është gjë tjetër

Vec loti nënave

Këputur  në ankthet

e pritjeve.

 

Rendin përpara,

Mbështjellë në krahët e erës,

Që s’është gjë tjetër

Vec padurimi i nënave

Në shkretëtirën e luftës së egër.

 

Ditët dhe netët ku derdhet gjak

S’janë gjë tjetër

Vec blatimi i këngës  drejt fitores,

Të parat e dëgjojnë  nënat,

Kur luten.

 

Nga Vellimi poetik, MUZG



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora