E marte, 19.03.2024, 10:40 AM (GMT)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Komedi e pëlqyer nga publiku-por komplekse për realizim skenik

E premte, 24.02.2012, 07:59 PM


Komedi e pëlqyer nga publiku-por komplekse për realizim skenik

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Studentët e klasës përfundimtare të Ilire Vincës-Çelës në Fakultetin e Arteve Dramatike të Prishtinës: Gojart Kçiku, Valire Haxhiaj dhe Gani Rrahmani të prirë nga regjia e Ilire Vincës, realizuan kryeveprën e Rejmo Keno-s (Raymond Queneau 1903-1976) Exercises de Style, që këu u quajt “Udhëtimi”. Ky projekt u ndihmua  nga Teatri Kombëtar i Kosovës në Prishtinë. Ndonëse ishte detyrë për të diplomuar, me realizimin e kësaj komedie, këta student arritën edhe rezultate, kështu që aktori Gani Rrahmani, u cilësua si aktori më i mirë në edicionin e 9-të të Festivalit të Studentëve për Film dhe Teatër ”Skena UP” në dhjetor 2011 në Prishtinë.

 

Ngjarja paraqitet në autobusin S në lagjen Monceau Parc, në mesditë, me ç‘rast një udhtarë me qafë të gjatë shkelët në këmbë nga një udhtarë tjetër, të cilit i tërhiqet verejtja dhe pastaj i dëmtuari ulet në një stol që lirohet apo ishte i lirë në autobus. Pas dy orësh në sheshin Gare Saint-Lazar shihen po këta dy udhtarë duke biseduar rreth një pulle të këputur në këmishë apo pallto.

Ky tekst u shkrua në vitin 1947 dhe atëherë zgjoi një debat të madh në qarqet letrare, nga se ngjarja përseritet  99 herë në 99 mënyra. Prej atëherë e deri më tash, teksti u përkthye, u përshtat dhe u realizuan në 32 gjuhë e vende, e kjo e Prishtinës dhe në gjuhen shqipe ështe e  33-ta.

 

Koncepti regjisorial

 

Leximi skenik i këtij teksti mjaft kompleks të Rejmon Keno-s, apo siç thot kritika të variacionit letrar të kapitullit të famshëm të 33-të të 1512 udhëzimeve retorike të Desiderius Erasmus-it, ngërthen në vete shumë mund e sakrificë, si të regjisorit ashtu edhe të aktorëve, por edhe të te gjitha elementeve tjera përcjellëse të komedisë si: skenografisë, muzikës dhe rekuizitave por edhe të formave të interpretimit: rrëfimit, recitimit, leximit, apostrofimit, konfliktit, këndimit, mimikës, onomatopesë, lojës e të ngjajshme. Regjisorja me këtë rast, shikuar nga komedia e shfaqur në Teatrin Profesionist të Gjilanit, nga 99 variantët e paraqitura në tekst ajo u përcaktua për 17 mënyra e stile të lojës. Për realizimin e këtij teksti regjisorja angazhoi tre aktorë, andaj mesatarisht atyre u takoj që të realizojnë nga pesë kallxime të ngjarjes në variantet e tyre, herë në monolog e herë në mënyrë  të lojës së përbashkët.

 

Loja e aktorëve

 

Duke realizuar në skenë konceptin regjisorial të këtij teksti Gojart Kçiku, Valire Haxhiaj dhe Gani Rrahmani u desht të aplikojnë të gjitha mënyrat e mundshme të paraqitjes skenike, si të lojës së përbashkët, të konfliktit, të vështrimit e të mishërimit me ngjarjen dhe të ndihmës në realizimin e rolit të kolegëve.

Gojart Kçiku që u ballafaqua here-herë edhe me interpretimin e udhtarit me qafë të gjatë, dha nga vetja gjithë ate që mundi, duke u transformuar ne situata  të ndryshme. Levizjet, duke zotëruar hapsirën e të koordinuara me mënyren e rrëfimit dhe të komunikimit me partnered, i bëri me sukses. Diksioni dhe transformimi i tij si në ngjyrë, në intensitet e në shpejtësi komunikuan me shfaqjen dhe nxitën emocione edhe të publiku.

Valire Haxhiaj, që në fillim u paraqit si një përsonalitet i heshtur, që ben sehir në gjithë këtë konglomerat skenik, duke kapur ritmin e inkuadrimit në ngjarje, ajo arriti që edhe të shpërthen në lojë e interpetim. Shkathtësinë e saj e dëshmoi në realizimin e skënës në errësirë duke fokusuar bashkëlojtarët me llamben ndriquese, por edhe të shkëlqen emocianlisht duke rrëfyer ngjarjen në kontekst të ofrimit të dashurisë ndaj saj të udhtarëve të autobusit, e që doli se rrëfente një ëndërr.

Gani Rrahmani, ndonëse në të shumtën e rasteve u paraqit në mes të rrëfyesve, ai arriti që vërtetë të jetë një kordinator i mirë i ngjarjes, të mban ritmin e komedisë dhe të transformohet me sukses në rolet e tij, që nga një fëmijë kurreshtar deri te një rrëfimtar me dhunë e të një këngëtar  i një ekstrade estravagante.

 

Elementët ndihmëse të komedisë

 

Një objekt levizës në formën e një pjese të poshtme të autobusit dhe një mbajtëse e mbërthyer në dy skajet e binës ishte e tërë skenografia e kësaj komedie e realizuar nga Aziz Maloku. Ajo u përdor nga aktorët në të gjitha mënyrat e format e mundshme dhe levizi në të gjitha skajet e skenës, duke ua mundësuar interpretëve të gjitha stilet e lojes. Muzika e Trimor Dhomit e përcolli komedinë duke bashkëpunuar për ritmin, ngjyren dhe agresivitetin e lojës, duke kulmuar me koncert, që në këtë rast tonisti Enver Magjuni e inkorporoi me sukses. Dritat e Asllan Hysenit mundësuan që skenën mjaft të madhe të Teatrit Profesionist të Gjilanit, ate ta kornizon në një hapsirë të mjaftueshme për menagjim nga tre aktorët, ndonëse në disa raste reagoi para kohe. Rekuizitat, ndonëse të pakta, një kapelë-republikë e një spagë-tel telefoni, u akceptuan mirë në ngjarje e lojë.

 

Përfundim

 

Komedia “Udhëtimi” sipas tekstit “Exercises de Style” të Raymond Queneau në regji të Ilire Vincës-Çela, u pëlqye nga publiku gjilanas dhe u komentua si një realizim i suksesshëm, me të vetmën verejtje, se në vend të një interpretimi me një fjalë banale, ajo ka mund të zëvendësohet me një sinonim më të butë të kësaj shprehjeje. Përndryshe, me gjithë kompleksitetin e komedisë në realizim e interpretim, komedia që zgjatë 40 minuta, mund të mbetët në skenë një kohë të gjatë e të jetë e kapshme për të gjitha moshat, kategoritë dhe gjeografitë e publikut.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora