E premte, 29.03.2024, 06:26 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Lamtumirë Feti Vogli!

E premte, 24.02.2012, 08:02 PM


 

 

Ushtari i forcave special, Feti Vogli nuk i është përgjigjur apelit të fundit të komandandit, bërë tre herë rresht, sipas ritualit ushtarak, nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Dritan Demiri, i cili më pas i ka dorëzuar babait të kapitenit të vrarë flamurin kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli.

 

Efektivët e Batalionit të Operacioneve Speciale ku bëntë pjesë kapiteni Feti Vogli nën shoqërimin e orkestrës ushtarake, e kanë mbajtur trupin e shokut të tyre në krah për ta dërguar në banesën e fundit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për t’u prehur krah dëshmorëve të atdheut që kanë dhënë jetën në luftra dhe në shërbim të atdheut.

 

Presidenti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, lideri i opozitës Edi Rama dhe figura të tjera të larta të shtetit shqiptar paraqitën të gjithë me radhë nderimet e tyre për ushtarin e parë shqiptar të rënë në krye të detyrës në Afganistan.

 

Pjestarë të trupit diplomatik, si ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe ai i BE-së, Ettore Sequi, ishin gjithashtu të pranishëm dhe shkruan ngushëllimet e tyre në librin e kujtimeve.

 

Përpara se të përcillej për në Varrezat e Dëshmorëve në një shtrat topi dhe me arkivolin e mbështjellë me flamurin kuqezi, ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Xhemal Gjunkshi, ai që mbajti një fjalim të ndjerë për heroin.

 

“Kapiten Vogli u lind në 23 maj 1981, në Baldushk, në një familje të ndershme e patriote. Një ushtarak karriere i shkëlqyer, ai regjistroi arritje të mëdha në detyrë, për të cilat u nderua edhe me medalje të shuma. Ai është një hero dhe antarët e familjes do të kenë gjithmonë respektin dhe mbështetjen e Forcave Shqiptare të Armatosura”.

 

Duke vazhduar fjalimin e tij të ndjerë, Gjunkshi shtoi: “Kapiten Vogli u sakrifikua në altarin e lirisë së Atdheut, në betejën për vlerat më të larta njerëzore. Ai dha një kontribut të madh si përfaqësues i shtetit shqiptar në luftën për arritjen e paqes dhe sigurisë në botë. i përjetshëm qoftë kujtimi i tij”.

 

Trupi i ushtarit të forcave speciale të vrarë në Afganistan, Dëshmorit të Atdheut, Kapiten Feti Voglit, mbërriti në  aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së premte, i mbuluar me flamurin kombëtar.

 

Feti Vogli, i cili humbi jetën ditën e hënë në një konflikt të armatosur në provincën e Kandaharit në Afganistan, u shpall Dëshmor i Atdheut dhe Presidenti i Republikës i dha “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora