E shtune, 20.04.2024, 04:02 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Tri qytete në Suedi shembull i mirë me mësimin plotësues, për të gjithë diasporën shqiptare

E enjte, 23.02.2012, 09:04 PM


Mësuesi Afrim Berisha punëtor i madh në mësimin plotësues në qytetet e Suedisë, Lidköping, Mariestat, Gätene

 

Tri qytete në Suedi shembull i mirë me mësimin plotësues, për të gjithë diasporën shqiptare

 

Nga Ramiz Selimi

 

Ajo që bënë përshtypje në këto tri qytete është se të gjithë prindërit mërgimtarë i dërgojnë fëmijët e tyre me plot dëshirë dhe vullnet në mësimin plotësues. Me punën e tij të palodhur mësuesi Afrim Berisha është jashtëzakonisht i dashur të këto familje.

 

Këto ditë tek vizitonim disa vende të Suedisë na ra në sy një dërrasë e zezë në një nga shkollat shqipe të Suedisë ku një dorë e mësuar mirë me shkronjat e shqipes nga ana e një fëmije kishte shkruar një fjali në gjuhën shqipe dhe nuk e kishte fshirë. Simbolika e gjuhës shqipe kërkon medoemos vazhdimin e saj sidomos në brezat e fëmijëve që lindin në këtë vend e që po rriten me shpejtësi.

 

Ndikimi i mësuesit në brezat e ardhshëm si pedagog e edukator me kohën vetëm sa po merr vlera e angazhime të reja. Roli i mësuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek pjesëtarët e komunitetit shqiptarë në Suedi, e siç dihet gjuha është atributi kryesor dallues i një identiteti. Mësimi i gjuhës amtare në diasporë e më theks të ve?ant këtu në Suedi mund të themi që i plotëson nevojat, dëshirat por edhe kriteret arsimore e pedagogjike.

 

Kontributi i mësuesit Afrim Berisha njihet në tërë Suedinë, ai ka punuar shumë, është duke punuar dhe do të punojë siç thotë edhe vetë, deri në pikën e fundit për të mirën e diasporës, e konkretisht për brezin e ri të mërgimtarëve tanë, për fëmijët tanë që po rriten larg atdheut. Gjate vizitës sonë në Suedi ne bashkëbiseduam me zotin Berisha, për të mësuar më shumë në lidhje me punën e tij të deritanishme.

 

Shkolla e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Suedi, ka filluar së funksionuari në vitet e nëntëdhjeta, atëherë kur shumë shqiptarë e zgjedhën ketë vend për të jetuar. Në Lidköping, Mariestat, Gätene mësimin me nxënësit shqiptarë e organizon dhe e mbanë mësuesi Afrim Berisha i,  lindur në fshatin Volljakë të Komunës së Klinës. Secilin vit shkollor, në këtë vatër diturie, vijojnë mësimet me qindra nxënës nga të gjitha trevat shqiptare.

 

Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre me plot vullnet në mësimin plotësues

 

„Puna me nxënësit shqiptarë të diasporës, është obligim që të sjellë kënaqësi të ve?antë sepse kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen, kultivimin dhe begatimin e gjuhës, traditës,kulturës,historisë dhe zakoneve kombëtare, të fëmijëve shqiptarë. Për ketë arsye ndihem i lumtur dhe e privilegjuar që punojë dhe kontribuoj në ndërprerjen me ?do kusht të asimilimit të gjeneratave tona te reja, në diasporë“ Thonjte mësuesi Afrim Berisha me krenari për punën që bënë.

 

Ai mësimin plotësues e zhvillon në tri qytete në Lidköping, Mariestat, Gätene ku gjithsejtë jetojnë afër 100 familje. Me krenari tregonte Afrimi se pothuajse të gjitha këto familje i dërgojnë fëmijët e tyre me vullnet dhe dëshirë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. „Më bëhet qefi shumë, që prindërit po e kuptojnë nevojën e mbajtjes së këtij mësimi për fëmijët e tyre dhe po i dërgojnë të gjithë fëmijët në shkollën shqipe. Unë jam munduar që me gjithë energjinë time të kontribuoj sa mundem që raportet prind-arsimtarë të jenë optimale. Të lumtur më bëjnë shumë edhe prindërit që interesohen për nxënësit, marrin kontakt me mua, bisedojnë për mësimin dhe avancimin e fëmijëve të tyre.“ „Këtë shembull të këtyre qyteteve duhet ta ndjekin edhe diaspora shqiptare në shtetet tjera sepse është në interesin e kombit që të ruhet gjuha dhe tradita, e të pengohet asimilimi aty ku jetojnë dhe veprojnë“ Tregonte mësuesi Afrim, ai njëkohësisht ju bënte apel mërgimtarëve tjerë në shtete tjera që mësimin plotësues në gjuhën shqipe ta marrin shumë seriozisht dhe mos të hezitojnë por ti dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues.

 

Për këtë punë dhe këto angazhime, nevojitet kurajë, disiplinë pedagogjike, mund dhe sakrificë, thonte Afrimi. Lidhur me këto angazhime të shumta të tj, ai thotë se: „Shpeshherë është punë e mundimshme, sepse nxënësit janë të shpërndarë në shumë shkolla dhe ndodhë qe brenda një dite unë duhet të frekuentoj në disa shkolla. Por ndjenja e shpërndarjes së nektarit të diturisë të shqipes tonë të bukur, më jep forcë dhe dinjitetshëm e përballoj  ?do vështirësi, të ?fardo natyre qoftë“.

 

Raportet mësues-prindër jashtzakonisht të mira

 

Ne këtu në Suedi e kemi pakëz më kollaj në krahasim me shtetet tjera evropiane, pasi unë kamë jetuar një kohë në Gjermani dhe Austri dhe i njoh sistemet e tyre shumë mirë, thonjte Afrimi. Ai me tutje tregonte edhe për organizimet e festave kombëtare dhe festave tjera që përkrahen dhe financohen komplet nga qeveria suedeze.

 

“Jetoj me nxënësit e shkollës shqipe, mësojmë gjuhën tonë të lashtë e të begatshme dhe zhvillojmë po-ashtu së bashku kulturën dhe traditën tonë të pasur. Dallimi i vetëm që hetohet këtu,është mosha e nxënësve që janë të shpërndarë nga klasa e parë deri në të tetën. Përballemi me vështirësi, por ato gjithmonë i mundim me punë dhe angazhime permanente kombëtare. Për këto angazhime tonat, shpeshherë  kemi pasur edhe përkrahjen e institucioneve tona dhe këto vitet e fundit edhe të Ambasadës tonë në Suedi, të cilave ju jemi shumë mirënjohës. Synimi ynë parësor është vazhdimi me ?do kusht dhe i përhershëm i organizimeve tona shkollore dhe kulturore. Mbi gjithë?ka, ta duam dhe të punojmë për atdheun tonë. Veprat e mira për popullin dhe vendlindjen tonë, më së miri i bëjmë , kur jemi të gjithë të bashkuar, rreth Flamurit tonë Kuq e Zi”, përfundon bisedën mësuesi Afrim Berisha.

 

Nga kjo vizitë e shkurtër në këto tri qytete të Suedisë, u larguam, me bindjen tonë se këtu bëhet punë e suksesshme dhe këmbëngulëse, në ruajtjen dhe kultivimin e ?ështjes tonë madhore  kombëtare, në të gjitha aspektet. Këto tri qytete janë shembulli më i mirë për gjithë diasporën tonë se si mësuesi dhe prindërit e duan gjuhën e tyre dhe e ruajnë atë me dashuri të madhe.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora