E enjte, 25.04.2024, 10:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Trimi i Karadakut

E merkure, 22.02.2012, 08:58 PM


TRIMI I KARADAKUT

 

- Dëshmorit të Kombit Naser Azemi -

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

N’ Karadakun, o,  legjendar –

Lindi nëna një  trim shqiptar !

I: Atje lart ,o, n’ fshatin Stançiq ,

Që për frikë, o,  nuk dinte hiq !:I

 

Motra e vëllezër ,o , prej gjithë globit –

E nderojmë,o, këtë dëshmor t’ kombit !

I: Krenar këngës , o, ne t’ia themi –

Për këtë trim, o, Naser Azemi !:I

 

Karadaku – djep i trimërisë ,

Djemtë ma t’ mirë,o, ia dha  lirisë !

I: Këtë trimëri, o, t’ burrave me emër –

Naser Azemi e kishte n’ zemër !:I

 

Qysh si nxënës ,o, në rini ,

Kishte etje,o , për liri !

I: Që t’i dalim, o, Zot, Kosovës

Me të drejtë ,o, të vetëvendosjes !:I

 

Atë regjim të sllav Karpatit  ,

Policinë ,o, të serb – xhelatit ,

I: Naseri s’ mund t’i duronte –

N’ gjitha mënyrat, o,  i luftonte !:I

 

Për të shtrenjtat, o,  aspirata –

Mori pjesë ,o, në demonstrata !

I: Me pamflete në  gji pa frikë –

Për Kosovën ,o, Republikë !:I

 

Me rininë ,o,  përparimtare –

Ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare !

I: Mblodhi  t’ dhëna të dorës s’ parë –

Mbi kasapët, o, serbë – barbarë !:I

 

Naser Azemi me shokët e vet ,

S’ bënte gjumë, o,  as ditë , as net –

I: Lagje m’ lagje deri n’ Zabel ,

Për t’ zbuluar ,o,  kriminelë !:I

 

 

Në zemër kishte guximin ,

Me shkathtësi, o ,  bënte zbulimin ,

I: Nëpër shtigje, o,  të rrezikut –

Për t’ ia prerë, o,  rrugët armikut !:I

 

Ditë e zezë,o, e 10 Korrikut –

Ra në prita, o, të  armikut !

I: N’ rezistencë,o,  me armë në dorë –

Për Kosovë,o,  ai  ra dëshmorë !:I

 

Ra n’ altarin, o,  e lirisë –

Dëshmorë kombi i përjetësisë !

I: N’ faqe t’ arta të  historisë –

Shënoi emër të  pavdekësisë !:I

 

Me nderime , lule kurorë –

U varros , o,  me shumë dëshmorë !

I: N’ Kodër t’ Trimave të Gjilanit –

Pararojë , o,  e gjithë vatanit !:I

 

II. NASER AZEMI - BIRI I STANÇIQIT

 

N’ këmbë u ngrit Naser Azemi ,

Frymëzoi popullin dhe rininë –

I: Të luftojmë si Bacë Ademi ,

Për Kosovën , për Lirinë !:I

Refreni:

Legjendarit, Bacë Ademit –

Amanetin n’ vend t’ia çojmë !

I: Dëshmorit , Naser Azemit –

Këngë lavdie t’i  këndojmë !:I

 

Për të shtrenjtat aspirata –

N’ aksione hiq pa frikë !

I: N’ rresht të parë në demonstrata –

Për Kosovën – Republikë !:I

Refreni:

Legjendarit , Bacë Ademit...etj.

 

Me qëndresë në prita t’ zjarrta –

Ra n’ Altarin e Lirisë !

I: Me gjak shkroi shkronjat e arta –

N’ Historinë e Pavdekësisë !:I

Refreni:

Legjendarit , Bacë Ademit ...etj.

 

*****

Brenda këtyre shenjave I:.....:I (repeticioni) ,

vargjet e këngës përsëritën nga dy herë.

 

Gjilan, më 12.02.2012.                  Demir KRASNIQI

 

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora