E premte, 19.04.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Do të kemi Pavarësi

E marte, 21.02.2012, 08:50 PM


Me rastin e 4 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës :

 

DO TË KEMI PAVARËSI

 

Do të kemi Pavarësi –

Kur nga jugu – në veri ,

Do të shkojmë në Albanik ,

Kur  s’ do t’ ketë kasapë , çetnikë !...

 

Do t’i  këndojmë Pavarësisë –

Kur s’ do t’ ketë flamuj t’ Sërbisë !

Kur s’ do t’ ketë as kriminel ,

As struktura paralel !

 

Do t’ i  këndojmë Pavarësisë –

Kur s’ do t’ ketë targa t’ Sërbisë ,

Kur t’ bashkohet Mitrovica ,

Kur t’ flet shqip dhe Brezovica !

 

Pavarësi do t’ kem n’ vatan –

Kur  në Pejë e në  Deçan ,

N’ Graçanicë , n’ Gazimestan ,

Nuk do t’ ketë ma Vidovdan !

 

Pavarësi do t’ ketë  vatani –

Kur n’ Prizren , te  Shatërvani

T’ mos pijë ujë ma Car Dushani ,

T’ mos vajtohet  ma  Sulltani!

 

Do ta festojmë Pavarësinë –

Kur t’ shkojmë lirshëm në Sijarinë ,

Në Medvegjë e në Preshevë ,

Bujanoc e në çdo trevë !

 

Do të kemi Pavarësi –

Kur t’ mos ketë n’ mes nesh kufi !

Kur n’ mes nesh të hapen porta –

Të udhëtojmë pa pasaporta !

 

Do të  kemi Pavarësi –

Kur t’ valon shqipja kuqezi !

Kur mbi t’ gjithë trungun shqiptarë –

Këndohet himni gjithëkombëtarë !

 

Gjilan, më 17.02.2012.      Demir KRASNIQI



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora